Mbetet në burg 44-vjeçari që u akuzua nga nusja e djalit për përdhunim. Pavarësisht këmbënguljes së avokatit, vetë të dyshuarit dhe familjarëve se nusja kishte bërë denoncim të rremë në shenjë hakmarrje për të fshehur lidhjen jashtëmartesore, Gjykata e Korçës aprovoi kërkesën e prokurorisë për sigurimin personal “arrest me burg” ndaj të dyshuarit Gjergji Begolli. Kjo ka qenë masa e sigurisë e dhënë dje pasdite nga Gjykata e Shkallës së Parë, me dyer të mbyllura. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak edhe të çështjes të cilësuar si delikate nga gjykata, ndërsa i pranishëm në seancë ka qenë edhe vetë i dyshuari.
Prokurori i çështjes, Julian Kristo, ka treguar para gjykatës kronologjinë e ngjarjes, ndërsa 44-vjeçari i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nusja e djalit ka sajuar ngjarjen për arsye të paqarta. Avokati mbrojtës, duke u nisur nga mungesa e akt-ekspertimit, e cila nuk ka dalë ende, ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie për klientin e tij, por pavarësisht kësaj gjykata vendosi të lërë në burg 44-vjeçarin. Organi i akuzës deklaroi se denoncuesja ka rrëfyer se vjehrri i saj e ka gjetur në një moment kur ka qenë vetëm fundjavën e kaluar brenda në shtëpi dhe ka përfituar duke abuzuar seksualisht me të. Më tej 17-vjeçarja është larguar nga shtëpia dhe ka kryer kallëzimin penal.
Familjarët, në veçanti bashkëshortja e të dyshuarit, Alije Begolli, tha se bashkëshorti i saj ka qenë me të për vizitë tek vajza në orën dhe ditën që pretendon nusja për abuzim seksual. Gjykatësi i gatshëm aprovoi masën e arrestit me burg deri në daljen e akt-ekspertimit, duke lënë hapësirë për revokim mase. Ngjarja e rëndë u regjistrua pesë ditë më parë, në fshatin Menkulas të rrethit të Devollit, ku 17-vjeçarja Klodjana Gjona, nga fshati Shën Koll i Lezhës, denoncoi në polici vjehrrin e saj për përdhunim, ndërsa bashkëshorti ndodhej në Greqi si emigrant.
Ky eshte problemi me i rende i shoqerise Shqiptare sot…..Degradimi/Degjenerimi i Pandalshem i saj….
Ndersa Shqipot e ler dhe te rritur kafeneve te pista te ketij vendi, pa asnje territor ku mund te marrin frym lirisht, dalin e protestojne kunder Dickaje(Asgjesimit te LHL-ve) qe s’ja kan haberin…..Dickaje qe nuk e dine….dickaje qe eshte nje proces shum here me i kontrolluar, me me pak impakt ne mjedis se importi i pafund i mijra ton mbetje te BE dhe gjith Botes i rregulluar me ligj nga ca Shqipo te tjere te paudhe qe sot protestojne…..
Eshte e habitshme se si keta Shqipo, te te gjitha kategorive, qe nuk e ndjejne Aromen e ndyre te Kalbezimit te Shoqerise Shqiptarer jan ne gjendje te fantazojne aromen e asgjesimit te LHL-ve……
Nuk di ne e kam gabim, por vetem ne Shqiperi ben vaki qe te te rrasin brenda pa prova fare, mjafton me nje denoncim gojor. Asnje gervishtje, asnje shenje dhune, asnje prove dhune apo perdhunimi. Hetuesit e prokurorive te shteteve serioze edhe kur ka shenja dhune ne trupin e viktimes, rreken deri ne fund te vertetotjne me te gjitha mjetet se shenjat e dhunes jane bere nga i akuzuari apo i dyshuari. Se keshtu i bie qe cdo femer qe ka inat nje burre, apo urrejtje per cfaredo arsye te beje nje denoncim ndaj nje burri per dhune, perdhunim apo ngacmim seksual. Mendoj se arrestimi te behet vetem pas sigurimit te provave, dhe jo pas fjaleve. Gjithsesi, nese kjo ka ndodhur ne rastin konkret, personi i akuzuar duhet te marre denimin e merituar. Por nese kjo eshte nje intrige apo sajese hakmarrese per arsye te tjera ndaj te akuzuarit, ai jo vetem vuan denimin e pamerituar fizik me burgim, por edhe eshte i njollusur moralisht per jeten e vet ndaj njerezve te vet dhe shoqerise.
Cojeni qelbesiren ne Torrrrrrrrr-ovice!