Një person është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi akuzohet për tentativë vrasje. Sipas policisë Gjergji Rodhani u arrestua sepse pas një konflikti me fqinjët për pronën ka marrë armën e zjarrit tip çifte që mbante në shtëpi dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së këtyre të fundit.
Pas kësaj ai i drejtoi armën fqinjës M.Bylykbashi por nuk e ka qëlluar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stropan të Devollit. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Efektivët e policisë janë lajmëruar nga fqinjët. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./BW