Një 33-vjeçar që kurohej prej disa vitesh për depresion, ka tentuar ditën e djeshme të vetëvritet me thikën e bukës. Policia e Bilishtit bëri me dije se F. K., banues në qytet, në banesën e tij, ka tentuar të vrasë veten, duke u vetëplagosur lehtë në pjesën e barkut. Familjarët e dërguan me urgjencë në spital dhe pas ndihmës së marrë është larguar për në banesë pa probleme për shëndetin. Nga hetimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve rezulton se akti është kryer në gjendje të rënduar depresive.