Në një takim me drejtues të drejtorive rajonale të Shërbimit të Transportit, ministri Edmond Haxhinasto tha se kjo reformë do të nisë me forcimin e testimit për marrjen e lejes së drejtimit të automjetit. “Mendimi dhe koncepti që në Shqipëri mund të blihet patenta duhet të marrë fundit. Nëpërmjet shitjes së patentës shesim sigurinë e qytetarëve. Të kemi regjistrimin biometrik të kandidatit që vëllai të mos konkurrojë për vëllanë tjetër, të bëhet testimi online, testimi praktik do të ndahet në elementët përbërës së tij dhe do të ketë elementë të vecantë të testimit”, tha Haxhinasto. Ministri kërkoi rigorozitet në dhënien e certifikatave profesionale për drejtuesit e mjeteve të transportit publik dhe monitorim të rreptë të tyre. “Nuk mundët që një person që sapo ka marrë patentën e klasit më të ulët, të futet në shërbime që kompromentojnë sigurinë e njerëzve, po flas për drejtuesit e autobusëve, të mjeteve të tjera që bëjnë transport publik”, tha Haxhinasto. Një tjetër pikë e rëndësishme e paketës së sigurisë rrugore është ajo e forcimit të kontrollit teknik të automjeteve, por dhe përmirësimit të shërbimit nga ana tjetër përmes liberalizimit të tregut. “Testimi duhet të jetë i forografuar, i regjistruar dhe i pamanipulueshëm nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit, Por edhe aty do të keni parasysh cilësinë e shërbimit që i ofrohet qytetarit që të mos rrinë për ditë të tëra për të pritur testimin, që të mos shkojnë nga një rreth në një rreth tjetër për të bërë testimin, por të shkojë testimi sa më pranë qytetarit”, tha Haxhinasto.
haxhinasto po heq vetullat,ne vend te flase per sinjalistiken qe nuk ekziston, per mbikalimet qe nuk ekzistojne per semaforet qe nuk punojne,per rruget qe jane jashte standartit ,i shkon mendja per targa te reja dhe patenta qe te vjele njerezit, po cfare mund te presesh nga ilir floriri, blloku ose 21 janari i ilirit, kjo eshte rilindja me fytyrat e vrerosura
Po a eshte lsi aty cdo gje shpike per te mare leke.
Skan mbaruar targat e reja se veni ministri thote bleni prap targa me chip, patenta me chip
Si me vjedh lek shkurt muhabeti skan as ide as plan me regulluar gjerat.
PSE ORE, PRAPE DO PAGUAJME NE PER TARGA TE REJA E PATENTA TE REJA QE TE NGOPET KY BYTHQIRI ME PARA.
TE nderuar komentues, ne duhet te komentojme per ate material qe na paraqitet e jo per cfare duam ne……ne kete rast ministri flet per dy probleme …1.per procedurat e provimit te marrjes se patentes ku edhe sot e kesaj dite shiten akoma lejet e drejtimit, pra paguhet per te marre lejen e drejtimit qe duhet konsideruar veper penale, fenomen qe duhet ndaluar urgjentisht dhe e …2. ministri flet per kontrollin teknik icili per momentin eshte nje aktivitet monopol, ..e per kete duhet te liberalizohet si dhe kerkon forcimin eketij kontrolli per te rritur sigurine ne rruge. Problemet qe ngrini ju nuk jane objekt i kesaj mbledhje………problemet qe ju shqetesojne juve jane thene ne dalje te tjera te ministrit apo te administrates se ministrise nese keni qene te kujdesshem gjate kesaj periudhe …………sido qe ne kemi te gjithe te drejten e ZOTIT TI KERKOJME MINISTRIT te sqaroje te gjitha paqartesite tona……