Në qarkun e Durrësit, ndërtimi i banesave të padeklaruara për legalizim është shumë i madh. Sipas statistikave të Drejtorisë së ALUIZNI-t, janë në proces legalizimi rreth 40 mijë banesa. Kreu i degës lokale, Flamur Gjuzi, ka deklaruar se numri i banesave të padeklaruara në shkallë qarku është më i madh. Sipas zyrtarit, nga verifikimet e bëra në terren ka rezultuar me shifra paraprake se janë edhe një numër i madh banesash që janë ndërtuar dhe nuk janë të deklaruara as për legalizim. Përafërsisht nga verifikimet e deritanishme jo përfundimtare, mbi 40 mijë banesa nuk kanë dosje fare. Ndërkohë gjendja në këtë institucion është gjetur me mjaft të meta në dokumentacione. Për këtë shkak është punuar që të plotesohen dokumentet dhe të perqëndrohen nga i gjithë qarku në Durrës. Në degën e ALUIZNI-t janë grumbulluar të gjitha dosjet e qarkut, rreth 17800, që po përpunohen. Gjuzi shprehet se ka rreth 3 muaj që është punuar për të sistemuar dokumentacionin, i cili është gjetur në gjëndje mjaft skandaloze. “Kemi gjetur deri dosje të hedhura dhe pa asnjë fletë brenda saj”, shpjegon zyrtari. Këto ditë kanë përfunduar së sistemuari tërësisht dosjet përkatëse, por edhe është bërë përqendrimi i tyre nga i gjithë qarku, duke filluar me dosjet e Krujës, Fushë-Krujës, Ishmit, Manzës, Maminasit, Shijakut etj.
Ndërkohë specialistët e ALUIZNI-t në terren po bashkëpunojnë ngushtë me kryetarët e Bashkive dhe të Komunave për të bërë verifikimet e ndërtimeve në zonat e ndryshme informale të qarkut të Durrësit. Bëhet me dije se vetëm në Maminas janë verifikuar në terren këto ditë rreth 500 banesa të padeklaruara. Ndërkohë që janë bërë afërsisht, sipas statistikave për Durrësin, rreth 456 vetëdeklarime. Kjo situatë rezulton edhe në Nikël, ku vetëdeklarimet janë rreth 580, ndërsa të padeklaruara janë afërsisht në të njejtat shifra. Ekspertët e terrenit, duke u nisur nga verifikimet e deritanishme edhe në Manëz, Sukth etj., thonë nën zë se shifrat e ndërtesave të padeklaruara kur të bëhen rakordimet e përgjithëshme të ndërtimeve pa leje, mund të jenë të mëdha, ose rreth 150 % e shifrës së atyre të deklaruara.
Nuk e kane merituar turqit ofendimin kur thoshnim :Hajde Turqi hajde .Por nga qe ka patur shqiptare ne administraten turke eshte etikuar pa te drejte .Me keto qe kane ndodhur ne kohen e Sali Rrum_Palles kemi te drejte te themi :Hajde “Malok” hajde .
bashkia e dursit nga kush drejtohej
Gangsteri e hajduti i Edverit , VANGJUSH DAKO ,plus Berisha shkateruan perfundimisht Plazhin plus qytetin e Durrsit.. Mjaltin e korrupsionit e ka lepire Vangjushi ,bashke me kelyshet e tij te policise ndertimore qe eshte ,per ti cuar te gjithe ne papilonin NR 311. Qe kane marre rogat me taksat e popullit , pa bere as edhe nje gje ..Zoti i mallkofte te gjithe keto kafshe anti shqiptare e pa skrupullt , per prishjen e natyres.