Duhet të ketë qenë nata e 7 dhjetorit të vitit 1990, kur, ndërsa ngjitesha në shkallët e redaksisë së gazetës “Zëri i Popullit”, ku kisha veçse pak javë që kisha shkuar, takova kryeredaktorin Spiro Dede. Në të vërtetë ky ishte edhe njeriu që më kishte tërhequr në gazetë dhe kishte të ngjarë që isha i vetmi që nuk isha anëtar i PPSHsë. Por gjërat kishin filluar të shkriheshin dhe Spiro Dede ishte njëri nga ata që e ndillnin me shpresë shkrirjen. Pasi u përshëndetëm, më ftoi për një kafe aty pranë, por rrugës, krejt befas më tha nëse kisha kohë të lirshme, pasi në qytetin Studenti do të shkonte po asaj dite, ndoshta nga mbrëmja, kryeministri i vendit, Adil Çarçani, dhe mund të bëja një shkrim. Kisha qenë edhe një ditë tjetër, po të atij dhjetori, dhe në njërin nga sheshet shikoja tek flisnin me njëri tjetrin dy ministra të kohës, Ismail Ahmeti, ndërtuesi i njohur i hidrocentraleve dhe Skënder Gjinushi, ministër i arsimit. Ndjehej një tensionim i gjërave, por pak vetë mendonin se të nesërmen e atij takimi, ose më saktë, disa orë pas atij takimi, do të fillonin ngjarjet e njohura si Lëvizja Studentore e Dhjetorit. Në takim qëndrova vetëm pak minuta, dhe, megjithëse nuk më kishte takuar kurrë të shoqëroja në takime të tilla ministra apo, edhe më tej se kaq, kryeministra, ndjehej se tashmë nuk ishte asgjë si më parë. Shteti ishte i hutuar deri në majën e piramidës së saj dhe ishte i gatshëm të shkërmoqej, nëse do të kishte pasur një shkundje të fortë. Dukej sikur vetë shteti po e ndillte këtë shkërmoqje. Kryeredaktori Spiro Dede më pyeti krejt shkurt nëse kishte pasur diçka interesante, që ia vlente të ishte pjesë e gazetës, dhe pasi mori përgjigjen time mohuese, më uroi rrugë të mbarë për në vendlindje, ku edhe ishte qendra ime. Të them të drejtën, megjithëse për një kohë të shkurtër kisha qenë pjesë e një fillese të shkundjes së shtetit, tek kthehesha në shtëpi, nuk më shkonte në mendje se pas pak studentët do të dilnin nëpër rrugë dhe do të fillonte kështu një epokë tjetër. Nuk e kisha ditur se rastësisht, nga një takim rutinë në shkallët e një redaksie, kisha qenë në mesin e ndarjes së dy kohëve. E kisha ndjerë se tashmë rrokullisja po bëhej gjithnjë e më e shpejtë, por nuk e kisha ditur shpejtësinë e rrëshqitjes dhe forcën e ndryshimit.
Dhjetori, në të vërtetë, ishte paralajmëruar që në janar të atij viti. Në Shkodër, njëri ndër qytetet që po rizgjohej nga anemia, ishte provuar të bëhej një demonstratë, më tepër si shenjë e parë e fillesës se sa dëshmi e përfundimit. Njerëzit ishin grumbulluar tek sheshi para postës qendrore, gjoja si rastësisht, kishin filluar të ecnin para e prapa në një katror të vogël dhe kishin pritur momentin e parë për të qenë më pas pjesë e revoltës fillestare. Në janarin e vitit 1990 shteti nuk e kishte menduar dhjetorin. Shteti ende ishte në dilemën e tij, në atë dilemë zvarritëse, dhe kjo jo për të gjetur momentin, por për të gjetur njerëzit që edhe më pas do i shërbenin pushtetit. Shteti kishte menduar gjetjen e një skalioni të ri, dukshëm agresiv, por në thelb vazhdim i lojës së vjetër me karta të reja. Dhe si çdo kartë, ajo do të kishte dy pamje. Njëra do të ishte poshtë fillimisht, tjetra lart; pastaj do të ndodhte e kundërta. Si tek derri maç. Por në janar kjo ishte ende herët, dhe si thonë, lulet e hershme janë viktimë e ngricës. Disa u bënë viktimë e kësaj ngrice të janarit politik, por në dhjetor do të ishin përsëri pjesë. Nga të gjithë ata që ishin në janarin e vitit 1990 në sheshin qendror të Shkodrës, asnjëri nuk është më pjesë e politikës. Disa nuk janë më, disa enden pa punë rrugëve apo qëndrojnë deri vonë duke menduar se si ndodhi e gjithë kjo, të tjerë janë larguar. Për pak çaste, pas marsit të vitit 1992, kur ata u bënë pjesë e pushtetit, ishte dukur se ajo që kishin dashur të bënin shumë më parë se liderët e pardesyve të bardha, do të kishte mirënjohjen e saj; por vetëm për pak kohë, aq sa i është dashur pushtetit të ri për të sjellë njerëzit e tij. Një vit më pas, tashmë në janarin e vitit 1991, u ndje një korrent politik në strukturat partiake të Shkodrës. Në qytet, pëshpëritej me të madhe, kishin ardhur tre studentë, Arben Broci, Tefalin Malshyti dhe Shinasi Rama. Dy nga këta i njihja, sepse ishin rritur në të njëjtën lagje me mua; njëri as 20 metra përballë, Shinasiu, dhe tjetri, Arbeni, ngjitur, në të majtën e shtëpisë sonë. Kisha shumë vite pa i takuar dhe, po ashtu, vetëm njërin prej tyre do e takoja shumë vite më pas, tashmë larg Shqipërisë, në Rambuje. Në Universitetin e Shkodrës po ndjehej po ashtu fryma e revoltës. Njëri prej drejtuesve të revoltës, vëllai i një miku tim poet, pak javë më parë më kishte sjellë për botim një reportazh të zjarrtë për studentët që gëzojnë të mirat e socializmit. Nuk e dërgova të botohej, ishte tepër i stisur, aq më shumë kur e dija se vëllai poet ishte jo vetëm rebel i tashëm, por kishte qenë prej shumë viteve. Tani, si për rrjedhje të kohës, ishte në lidershipin e lëvizjes studentore në qytetin tim. Tre të tjerët, që kishin ardhur me mision dhe pa droje, sepse ende ishte e rrezikshme, po bëhen pasuesit e tyre. Kishte filluar lëvizja pluraliste e menduar.
Asnjëri nga të tre nuk është më. Arben Broci u vra pas disa muajve, pa gëzuar asgjë nga ata që kishte ëndërruar babai i tij. Tefalini dhe Shinasiu u larguan, nuk e di se cili i pari e cili më pas, ndërsa studenti që u bë demokrat i një çasti, gëzoi deri në fund të mirat e pushtetit. Tashti ka bizneset e tij, deri para 23 qershorit, me firmën e tij mund të gjeje një vend të mirë pune. Duhet të jesh naiv të mos besosh se lëvizja studentore, pavarësisht nëse ishte e nxitur apo jo, nuk ishte një lëvizje idealiste e njëkohësisht edhe e domosdoshme. Pushteti i kohës e mendoi se përmes tyre mund të lëvizte më shpejt struktura e tij, dhe në të vërtetë, vetëm pak kohë pas natës së dhjetorit, kur edhe u mendua se misioni fisnik i një grupimi mori fund, lëvizja e dhjetorit i la vendin lëvizjes së njerëzve me pardesy të bardhë. Momenti kur njerëzit me pardesy përmbysën dhjetoristët, më shumë i përmbysën si vizion dhe si ide, është edhe momenti kur lëvizja pluraliste u kthye në një luftë pushteti e ashpër, kur klanet dolën në sipërfaqe si mos o zot më keq, dhe kur, krejt jo befasuese, një takëm i përgatitur me kujdes doli mbi ujë si prijës, por që në fakt ishte ribajraktarizimi i politikës.
Lëvizja studentore në fakt kishte një mendim spontan, por ëndërrimtar dhe vizionar, pavarësisht se askush nuk ishte mbledhur të hartonte projekte e të konceptonte të ardhmen. Edhe pse deri diku ajo ishte e nxitur, sigurisht jo në përmasat që do të merrte, ajo kishte në vete dy gjëra themelore: Vrasjen e frikës dhe ëndërrimin për një Shqipëri si gjithë Europa, çka kishte qenë edhe ëndërr rilindase. Krejt ndryshe nga ata, që ishin naivë dhe të ndershëm, pardesybardhët, disa nga të cilët vinin nga shtresat e larta të regjimit, si Pashko dhe Berisha, ose kishin qenë pjesë familjarisht e regjimit, si Tritan Shehu apo Genc Pollo e Genc Ruli, ëndërrimi i tyre nuk ishte aq i largët: ai kishte me vete mllefin, jo për atë që kishin qenë, por për atë që nuk i kishin lejuar të ishin; pra pjesë e ndjeshme vendosëse e regjimit. Mllefi i tyre u bë mëri politike dhe që andej në armiqësi politike. Ata e ndjenë se mund të rrinin në qendrën e partisë jo më si liderë, por si padronë dhe në të vërtetë e bënë partinë një detashment politik. Nëse statuti i parë i saj nuk lejonte që një lider të ishte më shumë se 8 vite, ajo u kthye më pas në të përjetshëm, dhe tashti vazhdon edhe si familje biologjike apo të zgjedhur si bij e bija politikë. Është e vërtetë se mund të duhet një lëvizje tjetër studentore; por mbi të gjitha kundër atyre që uzurpuan partinë e tyre, që e bënë lirinë e mendimit si një koncept armik, që i shpartalluan vizionet studentore dhe i shndërruan ata në pasuri përrallash për bijtë e bijat e berishizmit. Studentët që protestuan asaj kohe për vilat e bllokmenëve, të cilët i lëshuan sapo e ndjenë frikën, është koha të protestojnë për pasuritë e stërmëdha të politikës. Vila e bijës së Berishës është ku e ku më e madhe dhe më moderne se vila që la pas vetes Enver Hoxha. Vjedhja e madhe që u bë në Rrugën e Kombit i ka kushtuar shtetit shumë më tepër se një bunker i ndërtuar nga ushtria. Demokracia në 21 janar është vrarë shumë më tepër se disa demonstrues të plagosur në 8 dhjetor të vitit 1990. Studentët e kanë edhe një dhjetor para vetes, përmes lëvizjes së tyre të ndershme dhe vizionare, pa dashjen e tyre dhe duke i larguar ato, është krijuar një oligarki financiare e lidhur me politikën, sidomos me politikanët që lëvizja e tyre solli në pushtet. Kjo oligarki po e sundon sot vendin me dorë të hekurt, po e ngushton lirinë dhe asnjë lloj gjykate, që ka në themelin e saj konceptin ristanian “vidh të vjedhim”, nuk mund t’i bëjë derman asaj. Po vjen koha të thuhet: Na ishte një herë një brez ëndërrimtar, që kishte në mendimin e tij vizionin për të ardhmen. Nga shpellat dolën bajlozët dhe i dëbuan ata…vazhdimi dihet me atë se çfarë ndodhë kur një vend e sundojnë bajlozët e jo mendjet.
Nuk e kuptoj se c’fare pengon Ramen te denoncoje Berishen dhe Bashen ne prokurori.Neqoftese Llalla nuk vepron, Ai ,Rama ka te drejte te caktoje nje prokuror tr posacem! Neqoftese Rama, nuk vepron sa me pare, Shqiperia do te perfundoje keq!
analize e shkelqyer,ramiz serb maloku vuri ne kry te shtetit sali serb malokun,pse maloket jane gjithmone tradhetaret dhe shkaterrimtaret e kesaj shqiperie,nga ahmet zogu deri me sote apo maloket qe bashpunuan me nazifashizmin duke ngritur pushken tek vellezrit partizan shqiptare,kjo rrace e qelbet malokesh duhet vetem nje zgjidhje,revolicioni shqiptare per zhdukjen e kesaj qenie veriore,qe nuk kan sjedhe asnje kontribut per shqiperine pervecse tradheti zaptim dhe shkaterrim total te vendit sa here qe kjo rrace basdartesh kan qene ne krye te shtetit.poshte malokeria te gjithe pa perjashtim asnje verior.
Je cun i zgjuar ! Ja ta plotesojme deshiren sapo te bashkohet Shqiperia e Kosova ne nje shtet ! Mbase edhe ndonje pjese e Maqedonise. tung
Kris,
Sipas kushtetutes Rama nuk ka te drejte te caktoje nje prokuror te posacem. Ja se cfare thote kushtetuta per prokurorin e pergjithshem :
”
Neni 149
(Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008)
1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit per nje mandat 5-vjeçar, me te drejte riemerimi.
2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit. “
Rama po vuan dhe do te vuaj gjate, pasojat e ndryshimeve kushtetuese qe beri bashke me saliun, ne prill 2008, per Presidentin dhe Prokurorin e Pergjithshem, qe jane keshtjella ne daë thoni bunkeri i Berishes, si ne pushtet dhe ne opozite. Rama dhe ata qe e keshilluan dhe aprovuan ne ate kohe keto ndryshime, minimalisht u treguan naive dhe maksimalisht hileqare, duke menduar se do fitonin zgjedhjet e 2009 dhe do t’i gezonin vete keto avantazhe. Por ja qe nuk e njohin mire Saliun, kryedinakun e politikes se sotme shqiptare.
Rama eshte njesoj si Berisha, por pak me i zgjuar dhe pak me i lig.
Une e mbaj mend se si nisi protesta, ku nje grup i vogel studentesh guximtare te juridikut, gjeologji-minierave dhe fakulteteve te tjera u nisen nga Qyteti studenti per te protestuar, te prire nga Azem Hajdari. Mbaj mend reagimin kafsheror te policeve ndaj tyre tek Liceu Artistik.
Te nesermen atij grupi te vogel iu bashkuan edhe shume studente te tjere e me pas edhe punetore e qytetare te Tiranes. Mbaj mend kur Adil Carcani erdhi te fliste me studentet por u gjend i befasuar nga reagimi i fuqishem i tyre. Kishte shume syresh me pardesy gri qe xhironin me telekamera nga ne studentet e mbledhur. Mbaj mend edhe rolin e gazetes “Zeri i Popullit”, si megafon i ndryshkur i regjimit qe po jepte shpirt , qe u perpoq me njemije e nje menyra ta pershkruante levizjen si te shtyre nga arsye ekonomike dhe jo politike. Verej me keqardhje se vesi i vjeter i propagandes i ka mbetur akoma sot Bedri Islamit.
Ishim idealiste dhe donim nje vend te lire e nje te ardhme me te mire, pavaresisht se si shkuan punet dhe kush perfitoi per te marre trofe e begati, ishin ditet kur u perjetuan momente te paharrueshme qe veshtire te fshihen nga kujtesa.
Ja se cfare thote Viktor Malja ne gazeten Dita me date 21 qershor 2013 :
” E quajtura Lëvizje e Dhjetorit nuk ishte as revolucion, as betejë dhe, madje, as lëvizje politike por thjeshtë një inskenim social-politik që t’iu krijonte ideatorëve të saj mundësinë e ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri në mënyrën më të mundshme paqësore dhe pa rrezikuar të ardhmen e tyre. Rrjedhimisht, ajo ka pasur njerëz aktivë, të hapur e të fshehtë, frikacakë dhe të guximshëm, por kurrfarë heronjsh. Madje, shumica e pjesëmarrësve kanë qene aktorë të pavetëdijshëm për atë që po ndodhte.
Me këtë mënyrë u pajtua edhe Perëndimi për disa arsye. Së pari, qëllimi kryesor i Perëndimit ishte rënia e sistemit komunist, pavarësisht nga forma. Së dyti, një ndërrim i dhunshëm do të kishte sjell një kaos për ndreqjen e të cilit Perëndimit do t’i duheshin shumë më tepër shpenzime dhe angazhime. Së treti, një përplasje e dhunshme midis shumicës që kishte pushtetin dhe forcën dhe pakicës së shtypur, vërtetë nuk do ta kishte ndaluar ndryshimin, por do të ishte tepër e vështirë që ajo pakicë të bëhej ndonjëherë shumicë nëpërmjet zgjedhjeve. Prandaj, një përzierje paqësore e të shtypurve me komunistët e pakënaqur dhe të etur për pushtet kundër kastës komuniste, të vjetruar, të lodhur, mëkatare dhe të velur nga pushteti, do të ishte më efektive. “
Ne fakt kjo dite duhet shpallur dite zie Kombetare! Ne kete dite dolen ne skene shushunjat e zeza te agjentures serbo-greke qe duke perfituar nga kriza ekonomike e sistemit dhe tradhtise te gorbacovit si agjent i CIA,ne lindje arriten ti vene flaken shqiperise dhe per ta kthyer kete vend ne kohen e gurit, pra ne nje vend te ferrit, te pabanueshem! Kjo eshte e verteta historike dhe cdo gje tjeter eshte vetem bla bla bla! Mjaftojne 25 vjet per te kuptuar tragjedine dhe fatkeqsine qe solli kjo dite e zeze nga mizat dhe kakardhite e kombit per kombin shqiptar! Mjere ne qe jetuam kete kohe te mafias dhe shkaterrimit total te shqiperise duke e kthyer kete vend ne nje nevojtore ku cdo lloj race kriminale gjen strehe dhe ndihet i lumtur! Eshte normale qe nga kjo tragjedi dolen te lumtur vetem shushunjat! Prandaj mos te na flasin keta hadjute dhe kriminele per liri dhe ndonje parrule tjeter debile qe vetem majmunet mund ta gelltisin!
PAQIZE TOPTANI DHE BLEND KAÇURRELI
dore dorazi ate dite dhjetori te nentedhjetes, kundronin te habitur turmat e te rinjve qe drejtoheshin tek ajo godina e gjeollogjikut, ku bujtonte “ajka” e mendesise se shqiptareve ende te pa formuar per te buçuar ne jete. Jane vetequajtur “ajke” nga njeri prej banoreve me ne ze te saj, çuni i Guri Bazes, Ymeri, ne art Mero Baze.
Ca kohe me pare te gjithe u shastisem kur nje tjeter banues i atyre godinave, per pak jave ne vit ne kohe zbori ushtarak, per te qene me te sakte godina e studenteve te artit, e para ne te hyre te qytetit studenti, i nderuari shoku Edi Rama, i dhuroi i forcuar korpusin e Fakultetit te Gjeollogji-Miniera, zaganjoreve te gjykates se larte.
U revoltua Ymeri çuni i Gurit, edhe me te drejte, por tromboi nje anateme qe as shkelmat me kepucet e mbushura ne maje me gazete te Blendi kaçurrelit, se mbante kepucet e Sulejman Toptanit nga vobektesia e pa mate, nuk mund ta honepsin dot.
“Ne ate fakultet na qenkesh formuar ne vite “ajka” e inteligjences shqiptare!” Mundet, me pak gjasa te jete edhe e vertete, po desha ti kujtoj Ymerit gazetar germues tunelesh, se nje nga demet me te medha qe i kane bere vendit, duke vene ne rrezik te perhereshem jeten e dhjetra mijera banoreve te gjaterrjedhjes se Drinit, eshte pikerisht inteligjenca e gjeologeve te formuar ne ate fakultet.
Jo shume e dijne qe diga e hidrocentralit me te madh te vendit, ajo e Fierzes, per gabime e nenvleftesime ne studimin gjeologjik te basenit ujembledhes te saj, eshte bere rreth tridhjete metra me e larte nga sa ish projektuar: u kishte “shpetuar” gjelogeve te “ajkuar” kolege te Ymerit, qe nje koder prej miliona mc rreshqiste brenda liqenit, duke rrezikuar zhdukjen e qindra mijera veteve qe jetonin poshte saj deri ne det.
Duke lexuar rrefimet e Majkove, te Bedrive, te Rameve per ate dite te dhjetorit kur Blendi qau per here te pare pa lot, e duke u mallengjyer me fotot e Enteles te asaj godine studentore te shndruar nga kosovaret e Majkos ne bujtinen numur 18, me vjen natyrshem pyetja per sojzinjte e djeshem dhe te sotem te kesaj godine-bujtine: perse e shkaterruat kete vend e kete popull, perse u shndruat ne rrotulla letre higjenike per te fshire te prapmet e krimineleve qe na sollet ne pushtet, perse u mashtruat nga agjentet e CIA-s e UDB-se Sali Viçidol Berisha e Ramiz Alia, e komparmata Potjemkin e vrastareve gjakatare serbomalazeze?
Nga varri ju blasfemojne per ate dite dhjetori, Paqizja, Zylfiqarja, Dilfizuri e Sulejmani i Toptaneve te Blendit qe lindi e do ngordhe gjithnje kaçurrel.
Kur lexoj gjuhen e disa komenteve, sharjet, fyerjet, egersine e te shprehurit kuptoj akoma me mire te keqen qe mbolli regjimi diktatorial qe ne gati 45 vjet i trasformoi njerezit ne egersira.
Dikur pyetjes: Cfare do te beje ti nese hapeshin kufijte? i pergjigjeshim pak si me shaka : Po ja do te hyp sa me shpejt ne ndonje peme qe te mos me marre vala e njerezve. Ja qe ndodhi me te vertete kur regjimi Hoxhist dha shpirt duke nxjerre ne pah gjithe te keqen e tij e duke liruar 3 milione njerez qe mbajti te burgosur. Sa shume dhimbje, vuajtje, varferi, injorance fshihej pas gjithe asaj parvence propagandistike. Shikojini fytyrat e Koreano Verioreve te sotem, ngjajne aq shume me fytyrat e shqiptareve te viteve te diktatures, e mos harroni se ajo qe perjetuam ishte mbi te gjitha sketerre shpirterore.
O ti shoku Bedri,deri tani e ke pasur mire dhe sakte kur i thua gazetes se te
shkuares dhe gazetes se kesaj rilindjes Zeri i popullit. O shoku Bedri nuk eshte
per tu tallur me ju qe vazhdoni ti thoni dhe sot po nje soj si dje. Kjo gazete nuk
ka qene kurre zeri i popullit,por vec nje { zeri i bythes } kjo i shkon tamam.
Me mire ta kishte drejtuar shoku Ramiz Alia deri ne fund.Nuk na duheshin eksperimentet me maloke
Me siguri dicka ju kane bere maloket,po ju siguroj se e kan bere me deshire.Beni mire te pyesni edhe nje here a jua kan bere me qef a me zore.Per me zor ju jap te drejt.