Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Dhoma e Avokatisë rrëzon kërkesën e paditësit, Ngjela: Ky presion publik është tentativë vjedhje
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Dhoma e Avokatisë rrëzon kërkesën e paditësit, Ngjela: Ky presion publik është tentativë vjedhje
AktualitetLajmi i fundit

Dhoma e Avokatisë rrëzon kërkesën e paditësit, Ngjela: Ky presion publik është tentativë vjedhje

anazapta
Published April 10, 2014
Share
SHARE
Është rrëzuar kërkesa për heqjen e licencës së avokatit Spartak Ngjela nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Heqja e licencës u kërkua nga ankimuesi Josif Miçka, i cili pretendon se avokat Ngjela nuk e ka përfaqësuar në gjyq. Nga ana e tij avokati Spartak Ngjela shprehet se “gjyqin që është ngritur nga Josif Niçka është fituar nga unë”. Ndërsa sa për gjyqin që pretendon ankimuesi, Ngjela thekson se nuk ka lidhje me të.

“ Gjyqi që pretendon ankimuesi nuk ka lidhje me mua. Kërkesa u rrëzua sepse janë bërë presione publike. Siç do shikoni edhe në argumentat e mia ky presion publik është tentativë vjedhje. Unë që mos ta çoj çështjen deri në fund i kërkoj falje publike ndryshe do e padis penalisht. Të qetësohet dhe të kërkojë falje publike që mos ta çoj problemin më tej ”- është shprehur avokat Ngjela.

Personi që ka ngritur akuzën thotë se ”pagova lekët dhe avokat Ngjela nuk u paraqit në gjyq. Ky njeri i lindur i shthurur që ndenji 16 vite në burg duhet të vazhdonte të qëndronte atje. Si mund të fitojë një peshk i vogël siç jam unë. Unë do e ndjek në rrugë ligjore. Spartak Ngjela nuk do e ketë të gjatë se fitoi duelin me mua por ka më në vazhdim”- është shprehur ankimuesi.

 

anazapta April 10, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • hakmarje says:
    April 10, 2014 at 7:42 pm

    e ben per inat ilir meta kjo ja ben muuuuuuuuu prandaj mos e ruaj fare qendro burr si je

    Reply
  • P.A.B says:
    April 10, 2014 at 8:17 pm

    All of man’s troubles come from his inability to sit quietly in a room by himself. (a.r)

    Eh…se me solli dicka ne mend kjo poze, ne foton me siper.

    Politikane, qe nuk dine te Rrine
    _________________________

    Politikane qe nuk dine te ecin.
    Politikane qe nuk dine te flasin.
    Politikane qe nuk dine te qeshin.
    Politikane….shiko dhe nje here ate poze.

    Ne shume momente qe i kap kamera jane ne Pozicion: thirror, qortues, patronizues, denoncues, keshillimor, ankues, akuzator e faj-tregues. Dallohet brumi i shume njerezve, apo dhe personaliteti i tyre qe ne gjuhe trupore. Nje Ushtarak rri me trup drejt e gjoksin lart, nje sportist e ka hapin e lehte; Politikani Shqiptar eshte Shprehi Vizuale e “Vesit dhe Primitivitetit.” Dallohet Dembelia ne trup e qendrim, shihet ne cdo veprim qe bejne.

    Ne intervista shtrihen ne karrige a hapin telefonin, ne biseda vec te hidhet ne fyt, ne Parlament ulurin si Bishe, ne llogjike e konceptualitet le shume per te deshiruar dhe ne fakte e boten perreth eshte simbol i injorances e mendje-ngushtesise. Nuk dine te flasin me maturi, me ze normal, te qete dhe me argumente; nuk shihet tek ta perkujdesja (qofte dhe formale) per Popullaten, respekti per Qytetarin, pergjegjesia per Postin e Krenari per ate qe Perfaqeson. Ne vend te tyre kemi Arrogancen, Banalitetin, Klanin, Servilitetin, Poshtersine, Korrupsionin dhe Banditizmin Individual dhe te Organizuar.
    —

    Keta Baballare Kombi (per fat te keq kane dhe Tifoza!) pozante deri ne delir, jane produkti me i dukshem i ketij Tranzicioni te Pa-Shprese; nese do kerkohej nje indeks dhe fakt i qarte per gjithshka qe shkon keq ne Politiken Shqip…do merrnin Pozat/Figurat e tyre. Me pas veprat e shprehite. Kerkoj ndjese tek prinderit ne asistence, te varferit qe s’kane buke e para per fatura, ish-te burgosurit e pronaret, te rinjte qe kane diploma por jo pune…ato nuk harrohen…POR FENOMENI FILLON KETU, tek Poza/ Njeriu – Politikan. Tek maja dhe “Sensi i Perkatesise” qe ju kemi dhene ndaj Pushtetit/-eve, dhe ndjenja sikur flasin nen Emrin Tone. Gjithmone kombative, flake-hedhes, percares dhe sharlatane; keta jane Politikanet Shqiptare ne masen me te madhe te tyre.

    Sa per te hyre ne teme: e mbajti / se mbajti z. Ngjela Licencen e Avokatise, them me sh. miresi- S’me hyn fare ne Pune, e kjo s’ndikon kerkend vec Individit Ngjela. Here tjeter kur ti shihni duke tundur “gishta-e-duar” Kujtohuni se “licencen” per te bere kete, ja kemi dhene vete Ne. Nje kujtese: licencat/ kontratat- nga perkufizimi…s’jane te perjetshme: le ti “r-shikojme” ato dhe te bejme Kontrata te Reja.
    —

    Ta marre e mirra se po harrojme Shqipen, s’po me vjen nder mend fjala e sakte per humble/humility (ndoshta, Modesti?) pikerisht ate qe mungon tek Politikani Shqiptar. A do ndryshoje ndonjehere Shq, pyesim te gjithe? Po! Kur Politikani te kete Mirenjohje (per votat) llogari-kerkim (per detyren) dhe Modesti ne Sherbim te Publikut.

    Deri tani Aparencat Kane Rene Plotesisht.

    Reply
  • baffo says:
    April 11, 2014 at 7:52 am

    Mos ma luni TAKUN se do e marr ne parti

    Reply
  • jul cezari says:
    April 11, 2014 at 12:58 pm

    O SPARTAK, PO NUK PO TE ZE B…..THA VEND O I ZI ,thone andej nga jugu…….po u vertite dhe e kaperceve si ti asnje tjeter YLBERIN e nuk ke te ndalur i kalove te gjitha ngjyrat ,i shijove te gjitha aromat,ne cdo stacion ku qendrove asgje nuk tu qas, ne cdo stacion shaje e grindeshe per stacionin qe le pas,tani shkove na stacionin e K. SPAHIUT,ne stacionin ku simbolet kombetare jane perdhosur si mos me keq ,simbolet me te shtrenjta per nje komb e qe manipulohen nga nje aventurier (denoncoj me force shperdorimin e ketyre simboleve nga elemente aventuriere per qellime te mbrapshta, se flamuri shqiptar eshte i shenjte eshte flamuri i kombit e per kete meriton respekt e dinjitet absolut , e ketu fjala ABSOLUT, merr kuptim te plote)…….pas spahiut duket se po e fillon xhiron nga e para,……… nuk ma merr per keq nese se bashku me PRECIN ,NARDIN apo dhe ca te tjere organizoni dicka te tille ,te ngjashme me garat e FORMULA UNO, sigurisht qe gjate rruges do te gjeni edhe te tjere ,me motorr me kapacitet me te vogel por qe jane profesioniste, si CILI , NAZARKO( imadhi tori jo shpetimi),ZHEJI ETJ, se edhe F1 nuk garon vetm FERRARI apo MCLAREN e RED BULL po ka edhe makina te tjera si SAUBER, FORCE INDIA etj….bejeni sa te jeni gjalle, jo sa te dilni ne pension se sju ka lene mendja juve ta nderprisni kete profesion qe ne gjuhen e popullit quhet…TE TALLESH VEGLAT PER POPULLIN………..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?