Rritja në përmasa të frikshme e krimeve në familje dhe atyre ndaj femrave është një tjetër arsye për të mos votuar Berishën në 23 qershor. Deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni, në një konferencë shtypi sot në mesditë, theksoi se femrat duhet të përballen me pasigurinë për jetën, me varfërinë, papunësinë dhe përjashtimin social. Sipas Gjermenit, ky është një tjetër dështim i qeverisë “Berisha” që duhet ndëshkuar me votë.
“76 ditë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët do të ndëshkojnë me votë Sali Berishën.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave, krimi në familje ka pësuar rritje të frikshme në këto vitet e fundit. Makabriteti i rasteve që na paraqet kronika e zezë janë dëshmi e varfërisë dhe dëshpërimit social por dhe e pasigurisë për jetën që është kthyer në makth për shqiptarët. Gratë dhe vajzat shqiptare janë ende më të kërcënuara, jo vetëm nga përjashtimi social, por dhe nga pasiguria për shkak të statusit që kanë në familje dhe shoqërinë shqiptare. Ky është një tjetër dështim dhe një arsye që shqiptarët të mos votojnë Sali Berishën në 23 qershor. Vetëm fundjavën që sapo kaloi një grua vdiq ndërsa mblidhte mineral, për të nxjerrë bukën e gojës; u vra me armë zjarri një 26 vjeçare; djali i sëmurë vrau nënën; dy gra u mbytën duke kaluar në Devoll sepse ura e vetme është dëmtuar prej më shumë se 1 viti. Ajo që shikojmë në realitetin tonë rëndom është që gratë dhe vajzat kanë përjetuar edhe përjetojnë varfëri, papunësi, diskriminim gjinor dhe moshor, përfaqësim të ulët në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, akses më të pakët në shërbime shëndetësore edhe sociale, dhunë në familje, etj, probleme të cilat tregojnë se jemi ende larg një shoqërie ku të drejtat e grave zbatohen dhe respektohen si pjesë e të drejtave të njeriut. Qeveria u angazhua për të ngritur mekanizmin kombëtar të referimit për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare por ligji nuk është zbatuar, ashtu si edhe i gjithë legjislacioni në mbrojtje të gruas. Gjashtë vjet pas daljes së Ligjit mbi mbrojtjen ligjore falas, grave dhe vajzave u është mohuar kjo e drejtë”, tha Gjermeni.
Më tej, deputetja socialiste u ndal në programin që PS-ja ka për luftën kundër krimit në familje dhe në veçanti atë ndaj femrave. Për socialistët, zgjidhja qëndron tek parandalimi i këtyre krimeve, një strategji që është pjesë e Rilindjes.
“Përqasja e Programi të Rilindjes është fokusuar tek parandalimi i problemeve sociale përmes politikave të luftës kundër varfërisë, punësim, shërbime sociale në komunitet, bashkëpunimi me institucione duke synuar respektimin e të drejtave të grave dhe të vajzave dhe krijimin e hapësirave të përfaqësimit të tyre.
Ne jemi të ndërgjegjshëm se dhuna në familje edhe dhuna ndaj grave zhduket vetëm duke zhvilluar krejt shoqërinë, duke ndryshuar rrënjësisht arsimin, duke krijuar zhvillim të vërtetë ekonomik, duke instaluar drejtësinë sociale e ligjore dhe angazhohemi se: Do t’i japim prioritet fuqizimit ekonomik të grave, duke nxitur pjesëmarrjen e tyre në programe aktive punësimi, formimi, mbështetje me të ardhura. Do të forcojmë rolin e sistemit të drejtësisë në parandalimin dhe mbështetjen e viktimave të dhunës dhe dënimit e duhur të dhunuesve. Do të ndërtojmë një partneritet funksional me shoqërinë civile e komunitetet fetare. Do të shtrijmë mekanizmin e referimit në të gjitha njësitë vendore. Do t’u kushtojmë vëmendje të veçantë ndaj viktimave të dhunës dhe riintegrimit te tyre, nëpërmjet ofrimit të banesave sociale, punësimit, formimit profesional, dhe ndihmës e shërbimeve sociale”, tha ajo.
Nje nga keto dhunues te gjinise femerore keto vite ka qene vete Edi Rama
Ka shume te ngjare qe,me ardhjen ne krye e qeverise dhe pushtetit zoti Rama,te beje shume per kete plage te shoqerise tone,sic edhe eshte dhuna ndaj gruas.
Si shembull per kete mund te sherbeje vete pervoja personale e zotit Edi Rama me grate ,dhe,mbi te gjitha,trajtimi i shkelqyer qe kane pasur keto gra nga zoti Rama…!!!
Une megjthe zemer dhe shpirt uroj qe,edhe deputetet dhe analistet prane zotit Rama ,te marren shembull nga ai, dhe t’i trajtojne grate,bashkeshortet e tyre po ashtu sic kryetari i tyre i ka trajtuar,pra ne menyre te shkelqyer,si zonja te verteta…
Fajin e ka Salia edhe per Ramen qe eshte martuar pes here.