Aktet e dhunës barbare e kriminale ndaj të rinjve shqiptarë në Shkup kanë shkaktuar tronditje dhe shqetësim në mbarë opinion shqiptar dhe përshkallëzim i situatës po ndiqet me vëmendje.
Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë dhe dënon me forcë sulmet me sfond etnik ndaj shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë fqinjë dhe u bën thirrje autoriteteve përkatëse të gjejnë shkaktarët dhe autorët e dhunës duke i vënë përgjegjësit para drejtësisë. PS përsërit qëndrimin e saj të njohur për rëndësinë që ka stabiliteti i Maqedonisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe u bën thirrje të gjithëve, – autoriteteve ashtu edhe faktorit politik shqiptar për vetpërmbajtje dhe zgjidhje të problemeve në frymën e vlerave europiane drejt së cilës synojnë të shkojnë bashkarisht të gjithë vendet e rajonit tonë.
Partia Socialiste shpreh solidaritetin e plotë me të lënduarit dhe familjet e tyre duke ju uruar shërbim të shpejtë dhe kërkon me forcë që t’ju jepet fund veprimeve që frymëzojnë cenimin e bashkëjetesës etnike, frymën e tolerancës dhe të mirëkuptimit në shoqërinë multietnike të Maqedonisë.
Shteti Maqedon u krijua me mencuri per te mos lejuar bashkimin e Serbise me Greqine te cilet nen udheheqien e baba Rusit do mti vinin zjarrin Europes,por keta hibrite te peshtire jane zvarranik si puna e fabules se breshkes qe donte te fluturonte si shqiponja,po perpiqen te pervetesojne historine duke u deklaruar si pas ardhes te Aleksandrit te madh.E vetmja zgjidhje eshte shperberja e ketij shteti te sajuar dhe shtrirja e shtetit shqiptar ne trojet e tij historike.