Thyhet zyra e shoqatës OMONIA në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe kanë hyrë në ambientet e zyrës së shoqatës. Dëmtimet janë konstatuar fillimisht nga përkthyesi i zyrës së OMONIA, Thanas Suxho, i cili e ka cilësuar aktin si vandal dhe ka kërkuar zbardhjen e tij nga policia.
Por ndërkohë, blutë e Gjirokastrës thonë se nuk kanë marrë asnjë denoncim nga organizata e minoritetit grek. Ndërsa kreu i OMONIA-s, Dhimitër Maliqu, në një prononcim për televizionin NEWS 24, nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen.
Gjithçka lidhet me faktin se thyerja e xhamave dyshohet të jetë bërë nga një endacak, i cili ka kaluar natën aty, pa prekur asnjë nga objektet apo dokumentet me vlerë të zyrë.