Policia vendore njoftoi dje se ka arrestuar një të moshuar, pasi iu gjetën në banesë gjatë kontrollit një sasi armatimi që e mbante pa leje. Agjentët e Sektorit për Krimet e Rënda ndaluan të dyshuarin Uruç Sallaj, 63 vjeç, banues në fshatin Kllobçisht të Dibrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur një armë zjarri pistoletë “TT” dhe dy armë zjarri të llojit automatik “Kallashnikov”, të fshehura, ku njëra prej tyre dyshohet të jetë përdorur në krim nga djemtë e të arrestuarit, edhe këta nën akuzë nga policia.