Një nxënës i klasës së parë në Peshkopi u aksidentua në shkollë gjatë një loje. I mituri është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Tiranës. Ngjarja ndodhi në një shkollë 9-vjeçare në komunën Tomin ku nxënësi 7 vjeç me inicialet G. D., është rrëzuar duke rënë në pjesën e pasme të kokës. Mjekët në spitalin rajonal kanë konstatuar dëmtime të rënda në kokë ndaj rekomanduan dërgimin për trajtim më të specializuar drejt Tiranës. Mjekët thanë se fëmija aktualisht ndodhet në gjendje kome.