Gjykata e Peshkopisë dënon me 30 vjet burgim me gjykim të shkurtuar dy kunatat që vranë vjehrrën e tyre pse u mbante lekët e emigracionit të burrave dhe i keqtrajtonte, duke e djegur me vaj të nxehtë në vesh, mbytur dhe më pas groposur në kasollen e bagëtive. Gjyqi nuk ka zgjatur shumë seanca, duke u mbyllur në kohë rekord edhe pas pranimit të akuzave sipas akteve në dosjen e prokurorisë nga dy të pandehurat Hike dhe Xhemile Skuka. Në seancën e djeshme, trupi gjykues vendosi dënimin me 16 vjet burgim për Xhemilen dhe 14 vjet burgim për Hiken. Por të dy kunatat përfitojnë ulje të dënimit në masën një të tretat dhe ky vendim kthehet në 10 vjet e 8 muaj për të parën dhe 9 vjet e 8 muaj për të dytën.
Ngjarja ndodhi në muajin shkurt të vitit 2013. Dëshmia e dy nuseve për vrasjen e vjehrrës tronditi opinionin publik, konflikte të vazhdueshme që përfunduan në një krim. Kunatat Xhemile e Hike Skuka, përkatësisht 25 dhe 33 vjeçe, pasi vranë me vaj në vesh vjehrrën e tyre 66-vjeçare, Naime Skukën, e groposën atë në stallën e bagëtive. Ngjarja e rëndë është pikasur nga komshinjtë e familjes Skuka, të cilët kanë ndjerë erën e rëndë të trupit të dekompozuar ç’ka ngjalli dhe dyshimet e para. Gjithashtu ata e kishin kërkuar disa herë të moshuarën pasi vunë re mungesën e saj, por dy nuset pretendonin se ishte e sëmurë apo se kishte ikur për vizita tek të afërmit.
Pas shoqërimit në polici dy gratë pranuan krimin duke treguar të gjitha rrethanat dhe se si kishin vepruar. Asnjë prej tyre nuk mohoi autorësinë, duke pranuar bashkëpunimin në krim. Kurse si motiv për ngjarjen dhanë sjelljet agresive të vjehrrës, e cila i rrihte, ofendonte dhe nuk u jepte paratë që burrat në emigracion në Greqi u sillnin herë pas here për të mbijetuar ekonomikisht. Sipas dosjes së prokurorisë, kunatat pritën derisa 66-vjeçarja ra në gjumë dhe më pas me vaj të nxehtë e kanë përvëluar. Por pa arritur ta vrisnin. Të frikësuara nga dështimi, kanë mbytur vjehrrën deri sa ka dhënë shpirt dhe gjatë natës e kanë groposur në kasollen e bagëtive.
Vetëm pak javë më parë, mbrëmjen e 11 shkurtit, vëllai i Hike Skukës (Nikolli), Basri Nikolli, u ekzekutua me breshëri plumbash nga kunati i tij në shenjë hakmarrjeje teksa u hidhte bagëtive në kasolle bashkë me gruan. Ngjarja ndodhi në fshatin Katund i Ri në Luzni të Dibrës, kur i arrestuari Uran Skuka, (bashkëshorti i Hikes), në gjendje të dehur ekzekutoi për motive hakmarrje kunatin e tij Basriun, pikërisht natën e njëvjetorit të vrasjes së nënës së tij nga nusja. Pas arrestimit ai rrëfeu se nuk mund të duronte këtë turp dhe se kunati kishte nxitur motrën e tij dhe më pas fshehur krimin e rëndë.
Per vrasje me dashje 14 dhe 16 vjet burg???E kane ngrohur xhepin gjykatesit me sa miliona te mira……
Duhej me burgim te perjetshem !!!!!
Jo u kane bere zbritje denimi se. Jeres nga nuset i vrane vellain prandaj kishin lehtesira…pis gjykatesa e prokuror.
Jo u kane bere zbritje denimi se njeres nga nuset i vrane vellain prandaj kishin lehtesira…pis gjykatesa e prokuror.
HAJDE NUSE LUMJANE HAJDE
ato dy “nuset “qe mallkuar qofte kurora ti grish ne makinen e mishit dhe t ia hedhesh derrave .çfar ka hequr ajo qyqe vjeherr nga ato shtriga ….e me gjithate “ato” prap arrijne te jetojn ..hajn pijne flejn ..o zot çfar perbindesh qe jan…per mua le litar ..
nje vjeherr me pak…….sa te mira jane bere keta te tonat pas kesaj ngjarje……