Përshëndetje Dita e ditë paç gjithmonë! Thonë që gjuha shkon te dhemb dhëmbi , por neve në këto kohëra na dhëmbin të gjitha dhëmbët bashkë me nofullat , bile dhe protezat , ndaj po zgjedhim për të treguar këtë herë dhimbjen më të madhe, për rrenën më të madhe “ Rrugën e Arbërit”. Kjo rrugë e ka “ ditëlindjen” në vitin 2005 , kur në Fushë Bulqizë , në prag zgjedhjesh u hodhën ca makina zhavorr dhe… “ ta gëzoni rrugën”. Jemi tetë vjet më pas. Rruga ka mbetur ashtu e vockël , në inkubator ,nuk po rritet që nuk po rritet.
Në euforinë e prerjes së shiritave , kryeministri i gërshërës ndër të tjera tha kohët e fundit se tanimë radhën e ka “ Rruga e Arbërit” e cila do ta sjellë Dibrën “një kafe larg Tiranës”, që do të thotë pak a shumë “ nuk do të vemë xhezven në zjarr në vatrat tona , por do ta pimë kafenë rehat – rehat e plot lezet në klubet e Tiranës”.
Për “Rrugën e Arbërit” është folur e shkruar shumë. Emëruesi i përbashkët i shkrimeve e diskutimeve është fakti që kjo rrugë është domosdoshmëri për qarkun e Dibrës e më gjërë. Pastaj vijnë vërejtjet, pak a shumë të ngjashme me ato të rrugës Durrës – Kukës , kryesisht sa i takon ndryshimit komplet të projektit , devijimit total nga projekti fillestar , devijime herë pas here edhe gjatë punimeve , ndryshimin e gjurmës duke e çuar atë mbi rrugën ekzistuese për të fituar diçka për xhepat ,shkatërrimin e monumenteve të natyrës e të kulturës , mosrealizim të afateve të kontratës e të tjera. Aq shumë u devijua ky projekt sa populli i Dibrës ka vënë në gojë të Berishës “një thasheshem”. Thuhet , se kur ai shkoi të përurojë një segment të kësaj rruge, mbushur me gjithë ato kthesa të panevojshme vetëm në një segment rreth 15 kilometra , nga Ura e Çerenecit në Bulqizë , t’u ketë thënë të vetëve: “Kjo nuk qënka rruga e Arbërit , por rruga e gjarpërit”.
Edhe ky mars , po ikën ashtu siç kanë ikur dy vjet të thyerjes së kontratës jo për faj të sipërmarrësit , por të fondendarësit. Qershori po vjen . Në atë muaj a do të kemi rrugën apo vetëm shiritin e prerë?! Shumëkush dëshiron rrugën , për Berishën rëndësi ka vetëm shiriti. Në mos u bëftë rruga , rrofshin gërshërët. Kush vë bast për të dytën , ka fituar. Hallall kali që ngordhi , por nuk po na lënë rehat as mizat. Votoni PD- në, të thonë se, po erdhi e majta në pushtet , kjo rrugë nuk bëhet kurrë dhe “harrojnë” të thonë se pse nuk e bënë për tetë vjet kur kushtonte më pak se 100 milionë dollarë.
Letër e nënshkruar: Petrit Zili
I keshilloj dibranet e mi te kthjellohen. Keto soj pushtash qe hypin e zbresin ne qafen e tyne (dhe te shqiptareve te tjere) nuk mund te bejne ate lloj rruge, qe kushton aq sa edhe vendet e pasuna mendohen shume per ta ndertue. Keto lloj pushtash dine te bejne vetem pushtlleqe te turpshme. Dibranet te pakten t’ ju luten pushtave (te sotem e te neserm) te arrnojne rrugen qe ju bani diktatori (Hoxha), poqese nuk duan t, ju thermohen kocat. Leni andrrat o bashkevendasit e mi, po zgjohuni e mos rrini si berrat n’ vathe).