Një njoftim orgurzi , varur në shtyllat ku rëndom vihen njoftimet e vdekjeve , njofton qytetarët e Peshkopisë se për maujt shkurt e mars, pikërisht për 60 ditë “ OST do të bënte remonte” dhe qytetarët nuk do të kishin drita në orët e ditës apo të natës. Për ironi këtë njoftim e nxjerr bashkia e qytetit të Peshkopisë. Një dreq e di se ç’lidhje ka bashkia me problemet e elektrikut apo i dhimbsen shumë “qytetarët me hallet e tyre”!
Me të thënë e me të bërë. Nisi ndërprerja e dritave. Të ndërpresësh dritat në Dibër në shkurt , në kulmin e dimrit kjo i kalon caqet e mendjes njerëzore , por ja që duhen bërë “ remonte”.
Zemërimi popullor bëri që bashkia të ndryshojë njoftimin e të thotë se qënka bërë “ një lapsus” . Ndaj e uli kohën e ndërprerjeve nga 60 ditë në 30 ditë.
Qyteti e fshatrat u zhytën në terr . Bizneset ngrinë. Më 14 shkurt , ditë e Shën Valentinit, të rinjtë e të rejat nuk gjetën qoftë dhe një lokal të vetëm për të pirë një kafe. Institucionet “ u asfiksuan” , nuk mund të merrje thjesht një çertifikatë. Gjeneratorët u bënë muzika e preferuar e qytetit e bashkë me të mallkimet për këtë paloqeverisje.
Pra njoftimi zyrtar nga një orrgan i pauautorizuar thotë që po bëhet remont , po mendimi qytetar cili është?!
Qytetarët e dinë mirë se “ remonti” është fasada e tjetërkund fle lepuri. Një kompani private ka nisur të shtrijë kabllin e internetit . Këtë herë nuk po e shtrin në tokë , por në shtyllat e tensionit të lartë . “ Kabëllvënësit” nuk mund të punojnë në majë të shtyllës me energji mbi kokë. Ndaj duhet ndërprerë energjia. Burime të pakionfirmuara zyrtarisht , por të përgojuara gjërësisht thonë që kompania e kabllit të interenetit ia ka kërkuar një gjë të tillë , që të shtrijë kabllin në shtylla edhe kompanisë ÇEZ, por ajo i ka kërkuar 25%-ëshin e fitimit.
Iku ÇEZ-i , erdhi shteti dhe “ o burra kabllot në shtyllë”.
Specialistët thonë se mundësia e shtrimit të këtyre kabllove nuk është më shumë se 5 kilometra në ditë , ndaj dhe është llogaritur për 2 muaj me pushime të shtuna e të diela.
Ndofta dikush ka dalë i mençur për t’i këshilluar që të mos bëjnë marërzira në mes të dimrit dhe me datë 22 shkurt e lëshuan korrentin për ta ndalur më pas, në ditë të tjera për të mos e bërë baltë dy javë rresht apo dy muaj rresht.
Problemet janë të ndërlidhura:
Së pari , banorët e Peshkopisë dhe gjithë Dibrës , ngrinë nga të ftohtit dhe po u shkatërrohen ato pak biznese që kanë.
Së dyti , organet kompetente duhet të verifikojnë vërtetësinë e njoftimit të bashkisë me qëllimin real të ndërprerjes së dritave . Dikush duhet t’i japë sqarime këtij populli të shumëvuajtur , këtij populli që ka shkuar në atë shkallë varfërie sa nuk ka qenë ndonjëherë në historinë e tij shekullore. Apo kujtojnë se dibranëve mund t’ua japësh kur të duash “ sapunin për djathë” e të harojnë që janë pikërisht dibranët që të japin “ sa bukë , aq djathë”.
Është për të qarë e për të qeshur njëkohësisht kur i dëgjon të përshpërisin se “ ky palo remont duhet bërë tani në dimër , se në pranverë është prag zgjedhjesh dhe ndryshimi I qeverisjes t’I lë kabllot në duar e jo në shtyllë”.
Email nga adresa: [email protected]
Një realitet i hidhur , por një e vërtetë e pakundërshtueshme. Tallje makabre me popullin e Dibres , pasi ne Diber na quajne si brume i gatshem per buken elektorale . Tallen me dritat , tallen me ujin , te cilit dhjetra here ia kane prere shiritat e uje nuk ka , tallen me ndihmen ekonomike , qe e marrin te kamurit , tallen me invalidet , tallen me bunkerizimin e qytetit , tallen me ata qe u kane dhene voten , tallen me nje shoqeri te tere.
Shkrimet e zotit ZILI ne shtypin e dites jane gjithmone korrekte , te shoqeruara me dokumentacion perkates , i vetmi ze nga treva qe ngre shqetesimet e shtresave sociale. Faleminderit.
Dibranet (bashk krahinasit e mi) te mos rrine si berrat n’ vathe. Ta tregojne vehten poqese jane pasardhesit e atyne burrave qe i bane karshillek sulltaneve e krajlave. Pa buke po, pa uje po , pa drita po! Pse nuk bashkohen me maqedonine, se te pakten uje e drita do te kishin. Turp per kete pushtet te krimbun! Turp per dibranet e vdekur. Haram ju qofte prejardhja prej burrash qe hanin celik me dhambe! Rrini si skllever deri sa t’ disni si kavje te pushtetit ! Ju marte lumi drin ma mire! Me vjen keq per kete varrosje per se gjalli te bashkrahinareve te mi! Turp, turp, turp!!!!
2 vjet tju lene pa drita se jeni burra muti. Me CEZ kercenit perpjete per 2 ore pa drita me Sait Dollapin nuk keni bythe.