Shkrimin po e filloj me nje mesazh “mallkimi” per politikanet ne pergjithesi, sepse mendoj qe te gjithë jane pergjegjes para popullit i cili gjithmone voton (pamvaresisht se per cilen parti, por gjithmone voton) dhe në fund te fundit çdo herë formohet nje qeveri dhe ajo eshte e detyruar te punoj edhe per gjysmën tjeter qe nuk e ka votuar. Gjë që nuk ka ndodhur. Prandaj, edhe populli i thjeshte ne jeten e perditeshme thotë: “Mallkuar qofshin politikanet që e kane lene kete vend te fundit ne ekonomi, te fundit ne mireqenie, te fundit ne dinjitet; mallkuar qofshin sepse po e shkaterrojne kete vend moralisht dhe materialisht; mallkuar qofshin sepse punojne vetem për vete.
Energjitë e rinovueshme
Duke u marrë nje kohe te gjate me energjite e rinovueshme po mundohem t’i bej sadopak te qarte lexuesit se nëse do te punohej nga kjo qeveri me pergjegjeshmeri te larte, do te ndikonte ne kursimin e 20% te energjise ne cdo familje, do te kusente gati 30% te buxhetit te familjes qe te mos paguante faturat e kripura te energjise, do te punesonte pothuaj 20% me shume njerez si dhe ne fund te fundit do te kishim 20% mireqenie me te larte.
Kryeministri del dhe flet sa here ben ndonje inagurim te ndonje fillim-hidrocentrali te vogel dhe thote se jemi vendi i pare ne bote per energji te rinovueshme, se jemi vendi i pare ne Evrope per prodhim energjie, se jemi vendi i pare ne rajon qe do eksportojme energji, etj. Në fakt, ne jemi vendi qe blejme energji deri ne 300 milionë euro ne vit. Këto para mund t’i perdornim per hapje vendesh te reja pune, apo jo? Ose per te paguar faturat e bizneseve me mijëra të punësuar qe kane punuar dhe nuk po marrin dot parate duke shkuar drejt falimentimt te pashmangshem bashkë me punëtorët e tyre.
Po le te shohim se çfarë ka bere kjo qeveri per energjitë ne programin qe i prezantoi popullit para 8-te vjetesh dhe cili eshte bilanci sot:
Shqipëria dhe Energjia
Për Energjitë e Rinovueshme sot po diskutohet dhe po hartohen programe speciale sepse sot në botë, debati themelor bëhet rreth pyetjes se: Ku do të gjejmë burimet e energjisë për të ardhmen? Në fakt, ka shumë përgjigje të tilla; në riqarkullimin e energjisë, uljen e konsumit të energjisë për të zgjatur kohën e përdorimit të burimeve ekzistuese, kontrolli i humbjeve të energjisë, ruajtja e energjisë së burimeve të energjive jo të rinovueshme, përdorimi në shkallë të gjërë i burimeve të energjive të rinovueshme, etj. Pikërisht te përdorimi i energjive të rinovueshme është edhe një nga drejtimet për të cilat duhet te kishte punuar qeveria por në fakt nuk eshte bëre asgjë.
Është i nevojshëm stimulimi i përdorimit të energjive të rinovueshme me një objektiv të dyfishtë sepse ai zvogëlon vartësinë energjitike nga energjitë tradicionale dhe zvogëlon ndotjen në mjedis. Te gjithe jemi te ndergjegjshem sot se sa i ndotur eshte ambienti, por si duhet ruajtur ai dhe menyrat efikase per te mare rezultate te shpejta, nuk po i shohim. Nëse energjitë e rinovueshme janë sot tepër tërheqëse dhe mjaft të domosdoshme atëherë lind pyetja e thjeshtë: Pse qeveria e sotme nuk ka marë masa për zbatimin e politikave liberale për aplikimin dhe zbatimin e projekteve të energjive të tilla? A e di qeveria se sa i kushton kjo vendit ne vlere financiare? Perse te mos ndikoje sadopak ne uljen e kostos se jeteses dhe te rritjes se mireqenies?
Në Europe dhe në botë keto lloj politikash janë prezente dhe me lehtesira subvecioni deri në 80% të investimit të kryer. Vetem keshtu pothuaj te gjtha vendet evropiane dhe pothuaj edhe fqinjet tane kane arritur te ndergjegjesojne dhe te sensibilizojne opinionin e gjere dhe rezultatet po shihen ne çdo familje.
Ndodhja e Shqiperisë në pellgun e detit Mesdhe dhe me një pozicion shumë të mirë gjeografik, bën që ajo të ketë kushte klimatike shumë të favorëshme për zhvillimin në shkallë të gjërë të energjisë diellore . Sepse këtu ndikojnë intensiteti i lartë i rrezatimit diellor, kohëzgjatja e këtij rrezatimi, temperaturë dhe lagështia e ajrit etj. Pra KLIMA MESDHETARE, me një dimër të butë dhe të lagët, dhe verë të nxehtë dhe të thatë, ka bërë që Shqipëria të ketë një potencial energjitik më të lartë se potenciali energjitik mesatar për zhvillimin e enrgjisë diellore.
Për këtë arësye vëndi ynë konsiderohet si një vënd me regjim të mirë të energjisë diellore. Dhe ajo ka disa përparësi në lidhje me energjitë e tjera: është një burim natyror energjie i pashtershëm, është rezerva natyrore më e madhe e energjisë që është shpërndarë kudo në botë, është një energji e pastër dhe shfrytëzimi i saj nuk kërkon shpenzime, nuk paraqet asnjë rrezik për ndotjen e mjedisit.
Disa shifra për “diellin shqiptar”
Rrezatimi total vjetor diellor shkon nga një minimum prej 1.185 kËh/m² në pjesën verilindore të Shqiperisë (Kukës) – deri në një maksimum prej 1.690 kËh/m² në pjesën jug perëndimore (Fier). Pra Shqipëria ka një rrezatim mesatar vjetor diellor prej 1.450 kËh/m². Po kështu rrezatimi mesatar ditor diellor ndryshon nga një minimum prej 3.2 kËh/m² në pjesën verilindore të Shqipërisë (ditë në Kukës) deri në një maksimum prej 4.6kËh/m² në pjesën jugpërëndimore (ditë në Fier). Kështu Shqipëria ka një rrezatim mesatar ditor diellor prej 4.1 këh/m².
Përsa i përket shpërndarjes teritoriale të sasisë vjetore të orëve të diellit duhet theksuar fakti se pjesa më e madhe e teritorit të Shqipërisë përfiton një rrezatim diellor për më shumë se 2200 orë në vit, ndërsa mesatarja e rrezatimit diellor në të gjthë vëndin është rreth 2400 orë në vit.
Po kështu pjesa jugperëndimore e Shqipërisë përfiton një rrezatim diellor për më shumë se 2500 orë në vit dhe në Fier janë rregjistruar shifra të një rrezatimi diellor prej 2950 orë në vit. Kështu numri i ditëve me diell luhatet nga një mesatare 240-260 ditë në vit deri në 280-300 ditë në vit për pjesën jugperëndimore.
Po ta krahasojmë me disa vënde të Eoropës do të kemi këto vlera; Hollanda 2.5 kWh/m²/ditë, Danimarka 3.0 kWh/m²/ditë, Franca 3.8-4.6 kWh/m²/ditë, Italia e veriut 3.8-4.6 kWh/m²/ditë, Shqipëria e Jugut 4.5 kWh/m²/ditë, Spanja më pak se 4.6 kWh/m²/ditë, Greqia më shume se 4.8 kWh/m²/ditë.
Nga krahasimi i vlerave Shqipëria konsiderohet si një nga vëndet me potencial të lartë të rrezatimit diellor. Prandaj mbështetur dhe në eksperiencën e këtyre vëndeve është e domosdoshme që qeveria jonë duhet të nxistë këto projekte.
Energjia, Ligjet, Qeveria
Energjia diellore mund të përdoret për prodhimin e ujit të ngrohtë për nevoja sanitare dhe teknollogjike nëpërmjet kolektorëve diellore të ujit, prodhimi i energjisë elektrike nëpermjet paneleve fotovoltaike, prodhimi i energjisë elektrike dhe ujit të ngrohtë nëpërmjet termocetraleve diellore, prodhimi i avullit ose ujit të ngrohtë për ngrohjen e përqëndruar të banesave nëpërmjet kolektorët diellore të ujit të kombinuara me kaldajat, prodhimi i ajrit të ngrohtë për nevojat industrial, ngrohjen e banesave dhe tharjen e produkteve bujqësore nëpërmjet kolektorëve diellore të ajrit.
Është domosdoshmëri që në kushtet e vëndit tonë përdorimi i energjisë diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë për nevojat sanitare në sektorin rezidencial, hoteleri, spitalor dhe për nevoja teknologjike në sektorin industrial, si përdorimi i saj për prodhimin e enregjisë elektrike për ta përdorur në ndriçimin e rrugës, lulishteve apo autostradave është një drejtim ku Qeveria duhet të mbajë përgjegjësinë e saj dhe te jape llogari para popullit, se ç’farë ka bërë ajo deri tani për këtë problem?
A e ka monitoruar ajo së paku, zbatimin e ligjit Nr.8937 datë 12 shtator 2002 ‘’ Për Ruajtjen e Nxehtësisë në Ndërtesa” dhe VKM Nr. 38, datë 16 janar 2003 në të gjitha bashkitë dhe qarqet e Republikës?
Bazuar në kartën e Energjisë dhe në legjislacionin përkatës të vëndeve të BE-së,duhej të përgatise ligjet, duke i shërbyer integrimit në sistemet energjitike të Bashkimit Europian. Të tillë ligje si: ligji “Për Eficencën e Energjisë”, MIE-ja duhet të hartojë Planin e Konservimit të Energjisë për nxitjen e përdorimit racional dhe me eficencë të energjisë për degë të ndryshme të ekonomisë. Edhe nese keto ligje jane pergatitur si mund te pretendoje qeveria, atehere ku eshte efekti i tyre tek konsumatori?
Në mbështetje të këtij ligji MIE-ja duhej të hartonte VKM përkatëse të “Metodologjisë së realizimit të Auditimeve Energjitike” dhe “Metodologjise së Çertifikimit të Paisjeve Eletroshtëpiake”, “Proçedurat për çertifikimin e llampave të ndriçmit”, “Për ngritjen e agjensive rajonale të energjisë”, duke mos mendur qe ajo shkaterroi edhe Agjensine e vetme te energjise qe merej me keto probleme.
Këto edhe shumë probleme të tjera specifike janë të lidhura plotësisht me Ligjin e efiçensës së energjisë i cili është aprovuar me Nr. 9379, Datë, 28.04.2005, nga parlamenti shqiptar dhe dekeretuar nga Presidenti i Republikës.
Por, a jane vene valle keto ne zbatim nga kjo qeveri e cila po i kerkon voten per here te trete popullit te cilin deri tani vetem e ka genjyer dhe mashtruar? Ku eshte morali i kesaj qeverie qe pa realizur azgje, te kerkon perseri voten? Ne kemi nje administarte te paafte, nepotike, joprofesionale dhe per me teper nje qeveri te papergjegjeshme qe nuk i ka shkuar kurre ne mendje te nxise politika frytedhenese ne te mire te qytetareve te saj.
Vijon nesër me:
1 – Mashtrimi me ndërtimin e HEC-eve të vegjël dhe 2 – Çfarë ndodhi ne kompaninë e shpërndarjes?
Shume mire profesor , ju kuptojme qarte.Analiza eshte e sakt dhe jane plotesisht te realizushme per vendin tone.Shpresojme me permbysjen bandes ne pushtet te behet dicka per keto pasuri qe na ka dhene ZOTI.