19 turistë vdiqën në Egjipt, pasi balona me të cilën po fluturonin u përfshi në flakë. Ngjarja ndodhi në Luxor, një zonë 320 milje nga kryeqyteti Kajro. Sipas policisë, shpërthimi i kutisë së gazit ka shkaktuar flakët në balonë, duke e bërë këtë aksidentin më të rëndë në fluturimet e këtij lloji. Dëshmitarët panë sesi njerëzit që ndodheshin në balonë, të përfshirë nga paniku, u hodhën nga lartësi sa ato të një pallati shtatë katësh, duke përfunduar të vdekur përtokë. Nga aksidenti pati vetëm dy të mbijetuar: një turist britanik dhe piloti i balonës. Ky i fundit ka pritur deri sa balona është ulur në një lartësi rreth 15 metër nga toka dhe është hedhur. Megjithatë, mjekët thanë se edhe gjendja e pilotit është serioze. Aksidenti ka qenë një shfaqje e vërtetë horrori, pasi fusha ku ndodhi ngjarja ishte mbushur me trupa të djegur. Autoritetet egjiptiane bënë të ditur se viktimat janë britanikë, francezë, japonezë dhe kinezë.
edhe keta turiste ne Egjipt e gjeten te provojne ballonat???? Shtet pa garanci