Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Dinamo, “nëndetësja” që kërcënon kryesuesit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Dinamo, “nëndetësja” që kërcënon kryesuesit
Sport

Dinamo, “nëndetësja” që kërcënon kryesuesit

anazapta
Published December 15, 2013
Share
SHARE

Dinamo, Shkumbini e Tomori i janë afruar ndjeshëm Apolonisë, e cila është frenuar pa gola nga Tërbuni, në ndeshjen e luajtur në Lushnjë. Skuadra pukjane ishte e treta në renditje, ndjekësja më e afërt e fierakëve, të cilën kanë arritur ta mbajnë nën distancë, por nga kjo përfitojnë më tepër tri skuadrat e sipërpërmendura, tani gjashtë pikë poshtë Apolonisë. Një pikë të vetme mori edhe Elbasani, por kryesuesit kanë komfortin e tri pikëve ekstra karshi fierakëve.

Verdheblutë ishin pranë fitores në Kamzës, por një penallti e kthyer në gol në minutën e 86-të u hoqi dy pikë. Dinamo është skuadra me ngjitje të pandalshme, e denjë për epitetin që ka, “nëndetëse”, pasi javë pas jave është bërë vërtet kërcënuese për kreun, ndonëse me fitore minimale e pa bujë. Dje blutë mundën Butrintin me golin e Turtullit, ndërsa Shkumbini fitoi 2-0 në Mamurras, me gola të shënuar nga vëllezërit Magani.

Daullexhiu i mjaftoi Tomorit për fitoren në shtëpinë e Veleçikut. Me ngjitjen e treshes, në kuotën e 24 pikëve, por edhe me Tërbunin e Pogradecin me vetëm një më pak, lufta për ngjitjen në Superiore, është bërë sërish e hapur, të paktën për vendin e dytë, ndonëse as Elbasani nuk mund të ndihet i sigurt.

Kategoria e Parë

Java e 14-të

Apolonia-Tërbuni           0-0

Pogradeci-Luftëtari  3-0

Pengu 14′, Jahaj 56′, Topllari 89′

Kamza-Elbasani       1-1

Blloku 86′ (p) / Dalipi 43′

Mamurrasi-Shkumbini  0-2

E. Magani 6′, A. Magani 73′

Himara-Ada           1-0

Guga 15′

Albpetrol-Burreli    1-0

Kapo 83′

Dinamo-Butrinti      1-0

Turtulli 37′

Veleçiku-Tomori      0-1

Daullexhiu 18′

 

 

 

 

Renditja

N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Elbasani     33   22:12 10   3    1

2  Apolonia     30   20:5 8    6    0

3  Dinamo       24   20:13 6    6    2

4  Shkumbini    24   20:14 7    3    4

5  Tomori       24   12:11 7    3    4

6  Tërbuni      23   20:10 6    5    3

7  Pogradeci    23   21:16 7    2    5

8  Butrinti     21   19:12 6    3    5

9  Himara       16   15:15 4    4    6

10 Burreli      14   9:15 3    5    6

11 Albpetrol    13   9:14 3    4    7

12 Veleçiku     13   13:22 4    1    9

13 Kamza        13   7:19 3    4    7

14 Ada          12   8:17 3    3    8

15 Luftëtari    11   10:20 2    5    7

16 Mamurrasi*   6    11:19 3    3    8

* Mamurrasi -6 pikë

 

 

 

anazapta December 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?