Dje, në rubrikën ‘Zululand’, i bëja jehonë një shkrimi të Alma Lamës lidhur me funksionin prej “kalifi” që kryeministri Erdogan i jep vetes në takimet e bisedimet me zyrtarët e lartë të Shqipërisë e të Kosovës. Këtë gjë e ilustroja me shkrimin e Alma Lamës, që thosh se kryeministri dhe ministri i jashtëm turk kanë demonstruar një interes morboz lidhur me xhaminë e Prishtinës.
Dje, kryeministri turk mbërriti në Prishtinë, dhe aty u prit institucionalisht nga të gjithë shqiptarët, gjë që dukej nga prania e Ramës e Thaçit. Ky fakt, tok me do takime të mëparshme e tok me çfarë është thënë atje, në përurimin e Aereoportit të Prishtinës, janë një sinjal i fortë që shqiptarët i përcjellin Europës e të tjerëve. Ky sinjal na thotë se shqiptarët janë duke adoptuar një diplomaci të re, që dallohet prej përparësisë që po i jepet vetëm një partneri, Turqisë. Prania e fjala e Ramës dje ishte shumë domethënëse: “Nuk mund të kishte një ditë më të bukur për të mikpritur një mik të çmuar dhe të përkushtuar të të gjithë shqiptarëve, siç është kryeministri Erdogan, miku dhe vëllai ynë i pandarë, në festa e vështirësi.” Si zor që Rama të harxhojë fjalë më të ngrohta për ndonjë bujtës tjetër këtyre anëve.
Tani, që Turqia është një vend mik e që është një partner strategjik i yni, kjo nuk ka asnjë diskutim. Por s’do ish keq që të kontrollohej një çikë zjarrmia diplomatike. Për disa arsye. Së pari, diplomacia vetë nuk ka pse të bëhet në stil dalldie.
Së dyti, në vëmendjen e Turqisë ndaj shqiptarëve duhet dalluar dhe interesi i tyre për të rekuperuar pozita të humbura, e për të ringjallur ndikimin e qëmotshëm në stilin otoman, gjë që do duhej të binte ndesh me një interes tonin.
Së treti, Erdogani po shndërrohet në vendin e vet gjithnjë e më shumë nga demokrat babëlok në autokrat i prapë. Së katërti, flirti me Erdoganin mund të mbajë kryemënjanë të tjerët. Emma Boninno e Italisë erdhi para ca javësh në Tiranë edhe për të shkurajuar këtë diplomaci të re të shqiptarëve.
Dhe Italia është gjithashtu një partner strategjik i Shqipërisë. Madje, mendja ta thotë se është më i rëndësishmi partner strategjik, ngaqë në tërësi interesat e këtij vendi janë më të puqshme, apo më pak kundër-ecëse, me interesat e Shqipërisë.
te lumte M.Nano. erdogani po vie ne Kosove te jap derektiva, dhe me porosi fashiste,,Ai nuk mund te deklaroje Kosova eshte Turqi, kryeministrit Rama i takon te thote Kosova eshte Shqiperi..Erdogani nuk po eshte i sinqert ne vizitat qe po bene, prandaj kosovaret jane te pezmatuar me ardhjet dhe deklaratat e tij,
Mos fol ne emer te kosovareve por ne emrin tend.Shume kosovare qe njoh une ne perendim i bezdis me shume dacici kur thote kosova eshte serbi.Ne shqiptaret kemi qene gjithmone properendimore por perndimoret kurre proshqiptare.Mire ben RAMA qe loz ne te gjitha krahet.te tregoje Evropa qe na do ne gjirin e saj.Per mua Rama do bente mire te beje nje vizite ne Kine.
Hajdeni te kendojme “VAJZA SI TY DURRESI KA PLOT”
Para,Marrsh.qetsohu
Dje, pasi lexova komentin e M.Nanos per shkrimin e Alma Lames, lashe nje shenim pas disa komenteve qe ishin postuar aty, me shenimin ne redaksise, ne pritje per tu moderuar.
Sot nuk shoh ketu, jo vetem komentin tim por as edhe komentet e tjera qe ishin tashme te postuara.
Jane zhdukur, bashke me artikullin e Alma Lames qe vinte menjehere pas komentit te M.Nanos. Ka vetem 0 komente.
Mu duk vertet interesante kjo praktike edhe pse nuk e kuptoj persene e saj.
Mbase moderatori gjen pak caste te na sqaroje kete enigme.
A thua te kem gabuar teknikisht ne kerkimin tim pasi shoh se, pas shnimeve
Shkrimi qe ju kerkoni, bashke me komentet e lexuesve, gjendet ketu: http://gazetadita.al/shenim-cdreqin-kane-zyrtaret-turke-e-greke-me-xhamite-e-kishat-shqiptare/. Faleminderit qe na ndiqni!
Katër arsyet për të mos rënë në dalldi miqësish të renditura nga z. Mustafa nano janë shumë logjike. Turku për arsye historike e mentaliteti ,përfshi dhe liderat e tij ,përfshi dhe ato kufizime e atavizma arkaike që shohim në filmat e tij zaptues të ekraneve tona,ende nuk është gati të jetë i ndarë nga e kaluara! Kjo e kaluar vetvetiu e kërkon që ne të mos ekzaltohemi kaq shpejt nga miqësitë që unë më shumë i lexoj jo si miqësi por në radhe të parë si “I n t e r e s a”!!! Interesa për tregje e dominim! Kaq!
VR!!! Katër arsyet për të mos rënë në dalldi miqësish të renditura nga z. Mustafa nano janë shumë logjike. Turku për arsye historike e mentaliteti ,përfshi dhe liderat e tij ,përfshi dhe ato kufizime e atavizma arkaike që shohim në filmat e tij zaptues të ekraneve tona,ende nuk është gati të jetë i ndarë nga e kaluara! Kjo e kaluar vetvetiu e kërkon që ne të mos ekzaltohemi kaq shpejt nga miqësitë që unë më shumë i lexoj jo si miqësi por në radhe të parë si “I n t e r e s a”!!! Interesa për tregje e dominim! Kaq!
Nuk jam politikan kariere,por jam amator i saj.Gjithashtu, nuk jam as diplomat, por e adhuroj kete fushe.Paraprakisht them,se pranoj si nje fakt te pakundershtueshem,qe Greqia dhe pak me larg Turqia, jane fqinjet tane.Me te dy palet desheroj te kemi maredhenie ekonomike,politike dhe ne cdo fushe te jetes sa me te mira,kjo edhe per faktin se ne te dy keto vende jetojne dhe punojne qindras mijra e miliona Shqiptare apo perzjerje te gjakut tone.Por ne politike ka dhe shume konjukture,ka shume diplomaci,te mbi dhe nendheshme.Jo cdo gje qe shihet apo thuhet eshte ne te vertete ashtu sic shihet apo thuhet.Ka situata dhe konjuktura kur detyrohesh te shprehesh jo vetem me “miresjellje diplomatike”,por detyrohesh qe te perdoresh dhe “presion diplomatik”.Shikoni sjelljen e Greqise ndaj nesh,me kufirin detar,me heqjen e ligjit te luftes me qendrimin dhe nderhyrjen e hapur ne Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare,me ceshtjen e pronave te Cameve dhe genocidin e tyre te hershem ndaj kesaj popullsie,me mohimin e egzistences se minoritetit Shqiptar,(Arvanitas dhe qindra mije emigrantet e ketyre 20 e ca viteve te tanishme),etj etj,ceshtje midis dy vendeve,deri dhe ne kercenimin e fundit,te perdorimit te vetos se saj ndaj Statusit kandidat per ne BE te vendit tone.E pra politika dhe diplomacija ne keto raste kane te drejten e tyre per te perdorur dhe presione alternative.Per Kete aresye e shoh si te mbeshtetur nga konjuktura e kohes qendrimin e Rames dhe Thacit ndaj Erdoganit,si perfaqesues i Turqise.Eshte koha te shohim perpara.Osmanet jane zhdukur nga ne 100 vjet me pare,ndersa synimet Greke jane edhe sot te perditeshme.Gjermania dhe Franca ishin ne lufte me njeri tjetrin 70 vjet me pare,por sot e kane lene mbrapa kete periudhe dhe jane promotoret e zhvillimit te Europes duke bashkepunuar ngushtesisht me njeri tjetrin.Akoma duam te mbajme merine para 100 vjeteve,apo duhet te shohim interesat e sotme.E pra Greqise,afrimi me Turqine do i sherbeje te hape mire syte dhe veshet kur te trajtoje marredheniet tona me te.
o Muc pa shikoje pa kete fotografi mbaje per emisionin ne TV, se ja vlen te besh 20 emisione me debatin e kesaj foto…
http://www.shekulli.com.al/website/images/images14/5/rama0kosove.jpg
Diplomacia nuk eshte e thjeshte per tu kuptuar dhe sidomos nga nje gazetar si M.Nano qe eshte per te ardhur keq.Komentuesi Tolabi eshte per tu pergezuar per llogjiken e forte qe tregon per kete problem.Pra edhe serbit qe deklaron se Kosova eshte serbi e toke serbe ku zoti Nano nuk thote asnje fjale gjithashtu edhe per grekun qe nuk njeh kufijte e jugut dhe kerkon detin dhe gjysmen e shqiperise.Nje politike e zgjuar ju tregon edhe europes se pranimi i vendit tone ne B.E. eshte me se i nevojshem per tu prere gjuhen lakenjve serbo-greke.Turqia eshte nje vend mik por edhe nje kunder peshe per cakenjte qe na rethojne.
Mire e ka Muci, Tolabi, Andrea etj… por mos harroni qe partneri nr.1 dhe me strategjik eshte USA….Pa AMERIKEN zor se Shqiperia do te ishte kjo qe eshte, dhe Kosova do te ishte akoma e pushtuar… Historia duhet mesuar mire dhe nuk duhet harruar. Ishin greket dhe serbet qe ju versulen trojeve shqipetare ne luftrat ballkanike per te zhavtur sa me shume (dhe zhvaten jo pake), sigurisht te ndersyer nga nena Rusi dhe me ndihmen e fuqive te medha te Evropes. Cfare beri turqia ne ate kohe? beri koncensione me shtetet rajonale dhe fuqite e medha ne kurriz trojet shqiptare per te shpetuar sa me shume per troje te saj…
pirdh o muc ne prill.
Lidhur me emertimin qe Rama u beri disa palo Analisteve mercenare une do ti shtoja se pervc IDIOT, te tille ANAListash Jane edhe maskarenj e dallkauk te pacipë.
Kushdo ka te drejte te kete mendimin dhe per qasjen qe I thote Mendja por kur e Ben kete mendim publik duhet te presë edhe reagimin e personit qe eshte at.akuar. Shembulli I Lelës se Çilit dhe Shkullakut te Frangaj eshte shembulli tipik I mecenatit gazetaresk. Por keta te dy, dhe tips si HOXHA I Bishës etc duket se kanë edhe nje axhende personale ndaj Rames qe duket qarte e lidhur me cmiren, xhelozine, antipatine dhe inatin personal. Dhe kur kritika ndaj nje personi erresohet nga emocionet e afekti I forte dhe inati personal me ate person atehere kritizeri humbet besueshmerine dhe behet qesharak.
Kushdo e kupton qe do te ishte vertet problem serioz nese afrimi I Rames me Turqine dhe Erdoganin do te ishte per aresye religjioze dhe doktrinash otomane apo modelesh qeverisese te tipit Erdogan, sic edhe kushdo e kupton qe ky afrim “strategjik” eshte konceptuar pikerisht si I tille STRATEGJIK e Diplomatik me nenteksts te qarte ekonomik. Dhe kjo I ben mire vendit dhe cdo media duhet te kete kujdes ne menyren sesi perpiqet ta cenoj e demtoje kete perpjekeje.
RAMA JE ne rruge te mbaare ne POLITIKE nuk thuhen te gjitha se nuk quhet ndryshe POLITIKE. RRUGA e SHQIPERISE duhet te jete simbas MEJE , ROME – BERLIN- STAMBOLL- USA.
Nuk shoh asgje te keqe nga pritja qe i eshte bere kryeministrit turk.Mendoj qe qasja diplomatike qe Rama po ndjek eshte ne rruge te drejte.