Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Diplomat e 4-vjeçarit, pa vërtetim për nivelin “Master Shkencor “
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Diplomat e 4-vjeçarit, pa vërtetim për nivelin “Master Shkencor “
Komunitet

Diplomat e 4-vjeçarit, pa vërtetim për nivelin “Master Shkencor “

anazapta
Published April 18, 2013
Share
SHARE

Kandidatët që kanë mbaruar studimet e larta në sistemin 4 apo 5-vjeçar e që duan të konkurrojnë për programet e bursave ndërkombëtare apo dhe për studime të mëtejshme universitare nuk kanë nevojë që të tërheqin vërtetime të posaçme për të konfirmuar nivelin e diplomës që zotërojnë.

Ky rregull vlen edhe në rastet kur punëdhënësit u kërkojnë të diplomuarve dëshmi të posaçme për njohjen e studimeve të larta të nivelit master. Burimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se me ndryshimet e bëra në ligjin e arsimit të lartë pas aplikimit të sistemit të Bolonjës, diplomat e vjetra i konvertojnë automatikisht në diploma të nivelit Master Shkencor.

Në këto kushte diplomat e studimeve universitare, që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike (tetë semestra), të lëshuara para hyrjes në fuqi të ligjit të arsimit të lartë janë ekuivalente me diplomën universitare “Master i shkencave” dhe “Master i arteve të bukura”.

Ndërkohë që diplomat e nivelit të dytë të njohura ndryshe si (DND), si dhe diplomat e integruara të nivelit të dytë (DIND), që kanë grumbulluar në studimet universitare, së paku 300 kredite, të lëshuara para hyrjes në fuqi të ligjit të arsimit të lartë gjithashtu janë ekuivalente me diplomën universitare “Master i shkencave” dhe “Master i arteve të bukura”.

Personat që janë të pajisur me një diplomë të sistemit të vjetër nuk e kanë të nevojshme kryerjen e studimeve master, pasi diploma e tyre e konfirmon një gjë të tillë. Shumë prej kandidatëve që janë pajisur me diploma të studimeve të larta të lëshuara para vitit 2010 kanë hasur në probleme për shkak se u është kërkuar edhe vërtetim i konvertimit të tyre në diploma të nivelit master.

Kundrejt kësaj situate ekspertët e Ministrisë së Arsimit sqarojnë se :”Në dispozitat kalimtare (neni 99/2), të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, janë përcaktuar ekuivalencat e diplomave të  lëshuara para hyrjes në fuqi të tij. Ligji është i njohur dhe i zbatueshëm për të gjithë.

Ky ligj nuk kërkon që studenti që është diplomuar përpara hyrjes në fuqi të amendimeve ligjore të kryejë ekuivalencën dhe të pajiset me një vërtetim. Për rastet specifike, kur studentit i kërkohet një gjë e tillë (përshembull për vazhdimin e studimeve jashtë vendit), ai duhet t’i drejtohet institucionit të arsimit të lartë ku ka përfunduar studimet, për të bërë verifikimin dhe ekuivalencën e diplomave sipas përcaktimeve që ju kërkohen”.

Ndërsa për studentët që mbarojnë aktualisht ciklin trevjeçar të studimeve “bachelor” (ku fitohen 180 kredite), për të vijuar studimet e mëtejshme janë të detyruara që të vazhdojnë edhe studimet master. Sipas përcaktimeve të bëra në ligjin e arsimit të lartë, për këtë kategori studentësh programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite,ku përfshihen 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike.

Studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura” në fushën e arsimimit të kryer.

 

anazapta April 18, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • Infermiere. says:
    September 8, 2017 at 7:34 pm

    Po për shkollën e lartë të Infermierisë që ka zgjatur 3.5 vite si do proçedohet?
    Për të diplomuarit e vitit 2004 konkretisht.

    Reply
    • Olsi says:
      May 21, 2019 at 12:11 am

      Vetem konvertoje , bej perkthimin dhe ndjek pjesen ligjore . Ti i ke rruget e hapura .

      Reply
  • Selami Bocerri says:
    April 4, 2018 at 1:50 pm

    Përshëndetje!
    Një sqarim në lidhje me diplomat e leshuara nga viti 1991-1996, në cilen Kategori futen për Fakultetin e Ekonomisë Agrare, dega Administratë.

    Reply
  • eni says:
    June 17, 2020 at 1:32 pm

    pershendetje,
    ne rastin e shkolles se lart 4 vjecare ne fizik ne vitin diplloma e vitit 2005 vlen ekuivalenca me diplomën universitare “Master i shkencave” ?per te njohur ta njohur kete master jasht shtetit si behet?per masterin ka nje program dititatik,credit qe duhen per njohje jasht shtetit?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?