I ulur ne nje divan te thjeshte po kaloja neper mend kohen e shkuar qe nuk them se ishte ndonje kohe e arte apo e kompletuar me te gjithe parametrat, por ama…Nuk mund të rrish pa bërë disa krahasime. Shqiperia ka 2848 fshatra. Në atë kohë pothuajse cdo fshat sado qe ishte zone e thelle kishte shkollen, ambulance, dyqanin e shitjes, mullirin e blojes, furren e bukes, energjine elektrike, linjen telefonike, rrugen e makines etj. Po sot? Beheshin plane 5-vjecare e me gjate si per bujqesine ashtu edhe per blegtorine dhe ne fushen e investimeve, kërkoheshin format dhe burimet e realizimit te tyre. Po sot? Shkollimi ishte serioz kishte kerkesë llogarie për ndënësit dhe mësuesit. Po sot? Cmimet ishin në raport me rrogat. Po sot?
Sa ishte papunesia,dembelizmi apo parazitlleku atëherë dhe sa janë sot? Lëvizte njeriu naten e diten ndoshta pa hanger e pa pi e ne kembe por ama nuk kishte frike as te flinte jashte. Po sot? Si ishte fjalori atëherë dhe si është sot? Sa fjalor fyes perdorej, jo ne institucinet e larta por edhe ne nje mbledhje, po i them fshati? Po sot? Mund të vijojmë pa fund me pyetje. Përgjigjet janë trishtuese.
Humbën jetën njerëz? Atëherë po bëj pyetjen: Sa vrasje dhe vetvrasje kane ndodhur ne te kaluaren qofte per hakmarrje apo per gjakmarrje dhe sa sot? Jo se nuk jam per ekonomine e tregut apo ardhjes se demokracise por shume gjera nuk jane ne rrugen e duhur. Nuk bera nje analize kushedi se cfare por kujtova disa gjera qe dikush mund ti quaj qesharake e pa vend, por ja që krahasimeve nuk u shpëtojmë dot duke parë çfarë kaosi po jetojmë sot. Me respekt, Ndok Malaj.
Letër e nënshkruar: Ndok Malaj