Për gazetën tonë DITA,
Jeni simpatikë për be,
Keni kopertina klasi
Dhe Ben Dukën korife
Disa vargje nis dhe unë
T’i botoj kam shumë dëshirë
Për partitë që u rëntë pika
Zhytur janë krejt në këllirë
Shkruaj për Kason nga Skrapari
Ka ndërruar dhjetë parti,
Merr ofiqe e licensa
Thonë: “ka bërë dhe prokopi”!
Kasua është i LSI-së,
Profesor për qumësht dhie
“Janë fajtore që të dyja”
Cylës në një vrimë i bie
“Janë fajtore që të dyja”
Thotë sot Kasua hundëgjatë
Deri dje thosh’ “Rroft’ Saliu”
Sot e drodhi bishtin prapë
‘Bëjmë pjesë në qeveri’
LSI-ja deklarohet,
Po nuk mbajmë përgjegjësi,
Nga ne vendi ‘nuk drejtohet’?!
Tani me Pëto Idrizin,
Do kërkojnë Çamërinë,
Vjet na shitën edhe detin,
Ata bashkë me Qeverinë.
Vargje nga adresa
[email protected]