Porsi far’e miut, shtohen informalët,
Gënjejnë të vdekur, mashtrojnë të gjallët!
Ky soj malukati, si krisje ka mbirë,
Nga erdhi rasati, vemja e pështirë?
Shko në çdo zyrë, trokit në gjykata,
Noton në këllirë, kjo skotë me shkërdhata!
Tinëzisht buzëqeshin, emrin të shënojnë,
Një popull përqeshin, në vorrezë e çojnë!
Diplomë informale, tundin informalët,
S’vlejnë për në hale, na drejtojnë të marrët!
Mbushur vendi mbushur, kudo informalë,
Ka plot dhe Kuvendi, me “status legal”!
Zyrtarët lokalë, shtetarët e lartë,
Status informal, në administratë!
Plot me të lyrosur, njerëz informalë,
Pa gjakë në fytyrë e pa cipë në ballë!
Ngjitu si i ri, në majën e malit,
Ruaj gradën Njeri, Shporr të informalit!
Zgjohu, popull zgjohu, ngrije grushtin lart
Nga kulla e tempullit, i përzini djajtë!
SMS në DITA në 0689073730