Intervistoi: Habjon Hasani
Dikur dijetari Eqrem Çabej propozoi që në Universitetin e Tiranës të emërohej pedagog studenti i sapo diplomuar Primo Shllaku. Për “arsye të caktuara” Shllaku shkoi diku tjetër. Shllaku kujton në nje interviste sot ne DITA me detaje klimën e nderë të fund viteve ’60 kur nisi dhe “lufta e shtrigave” me fletërrufe ndaj dijetarit Çabej por mbi të gjitha Shllaku sjell një dëshmi të tijën edhe për persekutimin e profesorit Selman Riza, si autor i së cilave spikat sërish emri kreut të sotëm të Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti. Për këtë akademi, Shllaku nuk ka asnjë dilemë: Merren veç me miza dhe dikush duhet t’i japë drejtim problemit që ajo përfaqëson prej vitesh si pasojë e aktivitetit të saj thuajse inekzistent.
Zoti Shllaku gazeta DITA ka botuar disa fletë-rrufe, të dërguara nga një grup arkeologësh në vitin 1967 ndaj studiuesit elitar Eqrem Çabej. Çfarë përshtypje ju la dalja në dritë e fakteve të tilla?
Ndër ne emni i Eqerem Çabejt âsht emën i ndritshëm. Ai shkëncëtar nuk ishte kontingjent i krijuem në periudhën e diktaturës. Kjo përbante edhe pikën e tij të dobët dhe, në njifarë mnyre, edhe vulnerabilitetin e tij.
Në gjysmën e dytë të vjetëve ’60, në Shqipni fryu nji erë e fortë maoizmi. Shqipnia nevojtare zhvilloi nji lloj të ri servilizmi, tue imitue substancialisht politikat e mbrendshme të vendit që mund t’i jepte ndihmë. Historia e fletë-rrufeve nuk filloi me kinezët. Fletë-rrufetë ishin si emërtim qysh me rusët, por ato kishin nji përmbajtje tjetër. Me rusët fletë-rrufetë ishin komunikata të shpejta informative me funksion emulativ. Me kinezët fletë-rrufetë u kthyen në tribuna diskreditimi dhe detyrimi për veprime që ligji nuk i përfshinte mbrenda forcës së tij detyruese. Fletë-rrufetë kishin për qëllim të ndikonin sjelljen shoqnore të individëve dhe, në rast mosbindje, ajo shërbente si paralajmim serioz që fill mbas vinte burgimi. Fletë-rrufetë u propaganduen si shfaqje e fundme e mëshirës dhe zemërgjanësisë së regjimit ndaj individëve të paasimiluem dhe të pakonformuem.
Në fakt konteksti i fletë-rrufeve në adresë të Çabejt âsht paksa i pakjartë. Ç’punë kanë arkeologët kundër një gjuhtari? Asht e kjartë se kontradikta nuk ka lindë për shkak të pikëpamjeve profesionale. Kokrra duhet të jetë diku tjetër. Regjimi i shifte me dyshim njerzit e shkolluem në prendim e, sidomos, karakterin e atyne njerzve, tek të cilët bindjet përcaktonin sjelljen.
Fletë-rrufeja ka disa nënshkrues dhe zotni Korkuti âsht i fundit. Firmatarët e shumtë thonë se ksaj nisme denigruese i vjen era shtab. Dhe kush mund të ishte shtabi? Zotni Korkuti dhe i gjithë trupi akademik do të bâjnë edhe këtë herë atë që dinë me bâ ma mirë: me heshtë në formë mospërfillje: oh, ç’po na bezdisin kto miza! Sepse, në fakt, Akademia shqiptare ka kohë që merret me miza, me punë të vogla, me kumtesa mundësisht sa ma të shkurta, por merret edhe me heshtje që ka qenë veprimtaria e saj kryesore kto dhjetë vjet, të paktën.
Fakti që prezumojmë nji shtab mbas firmave në fletë-rrufenë kundër të ndjerit Çabej, e ban ma të lehtë pozitën e personave firmatarë. Zotni Korkuti ka pasë të gjithë kohën e duhun që, në nji dalje të tij në media gjatë ktyne njizet e tre vjetëve, ta lehtësonte sadopak ndërgjegjën e vet, tue e tregue se kush ishte ai shtab dhe sesi ai, sinqerisht e me dhimbje në zemër, kishte qenë i detyruem me ngritë dorën kundër Mjeshtrit të Madh të gjuhës sonë. Kjo vlen edhe për të tjerët firmatarë. Ata që ende i ruejnë të pazbuluem shtabet e asaj kohe, që nuk ndjejnë pendim për mungesën e guximit për t’i bishtnue, të paktën, përlyemjes në punë që nuk e nderojnë shkencëtarin, ata, pa përjashtim, janë ishuj të asaj kohe në nji kohë tjetër dhe, a priori, shanset e tyne për zgjatje të stinës së protagonizmit janë 0. Modeli âsht i papranueshëm. A mund të rrinë mbrenda nji personi edhe shkencëtari brilant edhe xhuxhllëku moral? Hierarkitë tona zyrtare të botës akademike thonë se po. Me hajr na qoftë, pra!
Por nga ana tjetër nuk kam ndër mend ta qortoj zotni Korkutin që nuk u tregue trim e të mos firmoste kundër Çabejt ose se paska qenë i paaftë të parashikonte ardhjen e tij në krye të Akademisë, tue pasë mbi sup gjithë ket tra përgjegjësie që nuk përputhet me modelin tim të Kryeakademikut. Jo. Në asnji mnyrë. Thjesht po i tregoj se kur nji burrë i fortë me ide dhe vegime përtej së tashmes ndodhet para së vështirës ose para së pamundunës, mund t’i drejtohej gratis Hamletit të Shakespeare-it, i cili në rrethana analoge pranonte të shtirej si i marrë. Pra zgjidhjet kanë ekzistue edhe jashta opcionit të djegies së vetes pa nevojën e qëndrimeve heroike që krijojnë dëshmorë.
Por shtabi dihet dhe ka të bâjë me Androkli Kostallarin ose njerz afër tij. Çabej si dhe Selman Riza nuk ishin fort optimistë rreth reformës gjuhësore që kryesonte Kostallari e që synonte esencialisht suprimimin e gegnishtes. Çabej kishte qenë i premë lidhë me gjuhën e njësuar. Ai, madje, shprehimisht kishte mburrë greqishten e dialekteve si kulm letërsie. Meqë Kostallari kishte dërgue emisarët e vet dhe, tue shfrytzue patetizmin atdhetar të kosovarëve, po punonte që Kosova të shpallte e para lëshimin e gegnishtes, dy kolosët e Tiranës, Çabej dhe Riza, duheshin mbajtë në zap. Dhe, vërtet, na shkon nganjiherë nëpër mend se a do t’i takonte Kostallarit të ishte në krye të reformës së drejtshkrimit, kur gjallë e i fortë ishte Çabej, ku e ku ma i pajisun me dije e autoritet shkencor se Androkliu?
Si e konsideroni faktin që njeriu që drejton sot Akademinë e Shkencave, zoti Korkuti, ka qenë një ndër njerëzit kryesorë të hartimit të këtyre fletë-rrufeve?
Të themi të drejtën, ndihem keq para nji pyetje të preme e cila, për detyrim stili, do të knaqej vetëm me nji pergjigje po aq të preme. Zotni Korkuti ka nji mandat prezidencial mbas vetes dhe kjo nuk âsht pak. Në nji botë të qytenueme dhe realisht demokratike autoriteti do respektue. Por, në nji tranzicion me kahe diktaturë-demokraci, atë që shqisat e shtetit nuk e bâjnë qoftë edhe për konjunkturë, duhet ta bâje vetdija dhe vetrespekti i individit. Mbaj mend para disa vjetësh se gazetarët i gjetën nji kartelë klinike psikiatrike kandidatit për president të SHBA-ve – Goldwater-it në s’gaboj – dhe ai u skualifikue. Na kemi sot nji gazetari investigative symprehtë e biramele që s’të fal qimen. Liria grryen veten. Asaj nuk i mjafton vetja. Ashtu si thika e tornos e ka majën prej vidiumi, përparimi e ka majën prej lirie.
Por ekziston edhe nji mundsi tjetër dhe na, mbase, po i biem në qafë kot z. Korkuti. Për shkak të një njinjisimi të lirë e të plotë idesh me drejtorin e tij të atëhershëm, Kostallarin, kryeakademiku ynë, edhe atëherë edhe sot, ka mendue e mendon se mirë ia kishte bâ Çabejt që, me nënshkrimin e tij në fletë-rrufe i kishte kujtue shkencëtarit të madh dhe ktij meleku të shqipatrizmës se kultura socialiste kishte disiplinë dhe kishte unison. Prandej edhe nuk e kishte denoncue veten në kthim të stinës politike dhe nuk e refuzoi postin para pak javësh. Realisht ai mund të ketë kontribute në shestimin e establishmentit kulturor socialist dhe të inercisë së tij në kohën tonë. Ndryshe si do të fliste ai qysh ditën e parë të ardhjes në fronin e naltë për “polici gjuhësore”?
Si ishte gjendja tek “Filoqyli”, pra në Universitet në periudhën e viteve 67-70. Si ishte atmosfera, çfarë kujtoni nga ajo kohë?
Të them të drejtën nuk po më pëlqen kjo shprehja “ Filoqyli”. Jo se jam vetë pjellë e atij fakulteti, por sepse, asëll-asëll, i vetmi fakultet ku prodhohej e ekspozohej shkencë “vendi” dhe risi me ekskluzivitet botnor ishte vetëm ai fakultet. Mesa mbaj mend emnin “filoqyli” na e kishin vu studentët e inxhinierisë, të cilët punonin gjithë natën detyrat e tyne vizatimore dhe që na ua shifnim në dorë si tabakë, kur ngjiteshin e zbritnin kodrën e konvikteve të qytetit “Studenti”. Qetësia relative e dritat e fikuna të atëherë godinës 14 u ngjallnin zili se na flenim rregullisht dhe ata gdhiheshim me kokën daulle mbi vizatime të pafund. Ktej mbase vjen edhe përshtypja se na të filologjikut e kishim shkollën të lehtë dhe e merrnim qyl. Se sa qyl e merrnim, mjaftonte gramatika historike që aso kohe ishte bâ gogoli i të gjithëve dhe pengesë e pakapërcyeshme, nëse nuk merreshe seriozisht me të. Fakultetet shpotiteshin me njeni tjetrin dhe bota studentore ka egoizma të bukur që, edhe pse shfaqen ndonjiherë me fjalë përbuzëse deri fyese, ngërthejnë në vete magjinë e papërsëritshme të asaj moshe.
Mue më qëlluen shum rastësi bashkë në periudhën time të jetës si student. Kishte ndodhë në Paris revolta studentore e 1968 dhe regjimi komunist e kishte zakon t’i “frynte kosit”. Kurse në Kinë kishte fillue revolucioni kulturor maoist. Shterrimi politik i asaj qeverie dhe kriza që rritej e padukshme, por fort e ndjeshme, i jepte shansin qeverisë së asaj kohe të shpikte politika korrente sa për të mbushë axhendat e saj. Nuk e kam kuptue kurr se ç’lidhje mund të kishim na studentët shqiptarë të izoluem nga bota e të “hjedhun në fund të pusit” me turbullinat studentore në Parisin e 68-ës. Megjithatë, ndjeja nji shtrëngim rripash, nji tensionim që rritej ngadale: baheshin mbledhje të shpeshta rinie, me kritika të forta e tërheqje veshi, ndjeheshim të survejuem nëpër dhoma për çka thonim e për ç’muzikë ndigjonim. Ekzistonte nji psikozë lufte dhe, nji natë në aksion, mbi kodrat e Myzeqesë po lindte nji hanë e kuqe krejt e pazakontë. Nji shoqe e kursit, antare partie, më takoi e tmerrueme dhe më tha se nuk i kishim fare mirë punët dhe se kishte frikë se mund të bâhej luftë. Dhe më tregoi hanën e kuqe.
Kishim pasë edhe arrestime studentësh mu në mes të auditoreve. Nji herë në oren e PPSH nuk na lanë të delnim në pushim. Ishim rreth treqind shpirt aty dhe atmosfera ishte asfiksuese prej mungesës së ventilimit e kallaballëkut. Erdhën krenët e fakultetit edhe një person i panjoftun, që e shifnim jo rrallë në fakultet, por që vishej shik dhe na zgjonte lakmi me rrobet e tij. Atë ditë u demaskue nji student kosovar, me të cilin kishim marrëdhanie të përditshme dhe shoku ishte i randë. E përjashtuen prej fakultetit dhe thanë se do ta procedonin për gjyq. Ma vonë mora vesh se ishte kthye në Kosove dhe se kishte punue gjatë në Radio Prishtina. Gjatë luftës atje ishte plagosë dhe qe shtrue në nji spital. Papritmas kishin ardhë serbët, kishin pushtue spitalin dhe e kishin ekzekutue ashtu të plagosun e të fashuem me allçi.
Por mbaj mend edhe periudhën e fletë-rrufeve. Krejt holli i katit përdhes dhe hymja e fakultetit histori-filologji qe vu në dispozicion të fletë-rrufeve. E gjithë hapsina ishte e mbushun me ksi fletësh. Fasadat i përngjanin nji harte të madhe me shtete madhsish të ndryshme. Akuzat ishin shtete të mdha, përgjigjet ishin të vogla, gati mikroskopike. Nji shok i im i kursit, djalë besnik e me plot ide, më kundërshtoi kur i thashë se ai dukeshin fletë-rrufetë si shtete. Më pa në dritë të synit me nji buzëqeshje zhdramatizuese, a thue se donte me përgënjeshtrue atë që do të thoshte me gojë: Kjo âsht luftë civile, më tha.
Por nuk do të harroj kurr nji mbramje në të ngrysun kur, për nji shkak të parandsishëm, u futa në godinën e fakultetit. Llampa të mdha neoni ndriçonin krejt hollin deri sipër tek pushimi i shkallës së parë. Kudo letra në mure. Në nji qoshe shof nji figurë burri në moshë, të përkulun dhe që po e shifte nji fletë prej fare afër. Kur u afrova, me ndigjoi dhe dukshëm u tremb. Drejtoi trupin dhe u soll kah unë. Ai nuk më njifte, por unë po. Ishte Selman Riza, nji burrë i gjatë, qeskin dhe dukshëm i lodhun. Po dridhej. Mbas lenteve të trasha të syzeve me dioptri të madhe dallova bebet e syve të tij, të vocrrueme në maksimum. Po më shifte me hutim. Dukej se ai kishte ardhë të lexonte çfarë thuhej në adresë të tij në nji orë që të mos e shifte njeri. Krenari apo frikë? Kujdes apo dëshprim? Unë pashë shum frikë në sytë e tij, mbasi, ndoshta, ajo ishte edhe shprehja ma familjare e jetës sonë dhe na kishim përvoja të hatashme në deshifrimin e ksaj ndjenje. Kur dola unë dhe u sigurue se ishte prap vetëm, ai iu kthye leximit, i përkulun dhe me ftyrën gati të ngjitun tek fletët. Të nesërmen u ndalova dhe lexova fletë-rrufenë e tij, në të cilën, me shkronja të mëdha, goditeshin parimet e pavarura të tij në metodologjinë e kërkimit shkencor. Ai po punonte asokohe për standardizimin e gegnishtes. Kur lexova materialet e konferencës shkencore, të organizuar në Korçë më 4 dhjetor 2009, askund nuk përmendej shkaku i vërtetë i persekutimit të tij. “Shkencëtarët” e mapastajmë po i rishkruenin CV-në profesor Rizës simbas frymës “akademike”.
Kurse fletë-rrufetë ndaj Çabejt ishin vendosë në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë. Ato nuk pata rast me i pa. Por me Çabejn kam nji njoftje personale që u realizue përmes tim eti. Asokohe banoja familjarisht në Elbasan dhe baba im, sa herë kishte punë në Tiranë, zbriste ma parë te Filologjiku. Mbaj mend që nji herë, kur dola në oborr mbas mbarimit të leksionit, shof babën tim që po bisedonte shum përzemërsisht me prof. Çabejn në mes të oborrit. Dy burra të gjatë, me kapela republikë, me çanta dhe me pardesy të mbyllët, figura të pastra qytetare në kuptimin borgjez të fjalës, po kuvendonin shum hareshëm. Kur u afrova ndigjova që po bisedonin gjermanisht. U stepa. Baba më thirri dhe më prezantoi me prof. Çabejn duke më quejtë si “trashigimtari”. Profesori më pyeti rreth shkollës, u njoft me vjetin, degën, profilin dhe u shpreh i knaqun. Më bani shum përshtypje eleganca dhe esencialiteti i figurës së tij. Profili i tij shum i mprehtë dhe silueta prej shqiponje e ktij profili më mbetën në mend. Ai, ndërkaq, i kishte thanë babës se nuk do të jepte ma leksione, sepse po merrej me studime etj, etj. Im atë shprehu keqardhjen për ketë dhe më tha se nuk isha me fat. Njiherë tjetër im atë më takoi dhe më tha me shum entuziazëm se kishte takue Çabejn dhe se ai i kishte thanë se po mbante nji kurs special leksionesh të gramatikës historike në fakultet. Im atë i kishte thanë se a mund të asistoja unë në ato leksione thjesht me cilësinë e ndigjuesit. Ai e kishte pritë mirë idenë dhe ishte shprehë saktësisht kshtu: Oreks të ketë rinia. Profesori i kishte dhanë edhe ditët e orën e leksioneve. Im atë më porositi që të mos hyja pa lejen e tij. Asokohe isha student i kurseve të ulta dhe vonova me hy në temë të problemeve të gramatikës historike, të organizueme për nji kurs special. Por mbaj mend se mora pjesë në nja pesë-gjashtë herë të mira. Profesori më shihte që mbaja shenime dhe njiherë më hodhi edhe nji rromuz. “ A je tue marrë vesht gjâ, ti djali i mikut?”. Unë s’kisha fjalë dhe mbeta hu në kambë. Sidoqoftë unë ndjehesha mirë në rrezen e gjallë të nji njeriu që emanonte dije të lira dhe të vetvetishme. Ket fat e kam pasë vetëm shum rrallë e shum shkurt.
Prof. Eqerem Çabej ishte mik i madh i shkodranëve. Deri në vjetin 1964 ai vinte pothuejse rregullisht në Shkodër dhe takohej në kuvendin françeskan me gjuhtarin e madh, sintaksologun Justin Rrota. Nji françeskan tjetër, at Viktor Volaj, që asistonte at Justinin sepse ishte ulok, âsht dëshmitar shum bisedash të panjoftuna mes etimologut Çabej dhe sintaksologut Rrota. Por ktu nuk âsht rasti. Kto do të thuhen në kontekste ma solemne.
Profesori, sa herë më takonte, më pyeste me interesim. Njiherë tjetër, nja dy vjet ma vonë, e kishte takue babën tim në Elbasan, i kishte thanë se i pyeste pedagogët për mue dhe se, meqë zëvendës dekani i atëhershëm, Anastas Dodi, i kishte folë me simpati për mue si student, Çabej i kishte intimue mbajtjen time në fakultet. Por, për shkaqe që vetëm shtrigat mund t’i dinë, unë u emnova në nji zonë të thellë e të humbun të rrethit të Shkodrës me motivacionin ngushllues se kisha qenë “student i mirë”.
Ju duket normale që Akademia e Shkencave të funksionojë në këtë mënyrë, këtu i referohem kryesisht produktit të saj. Duket krejtësisht e shkëputur nga prioritetet dhe problemet aktuale të vendit apo jo?
Ka disa vjet që kam qenë publikisht kritik ndaj qenies dhe produktit të Akademisë. Due që t’ju siguroj se kritika ime ka qenë neutrale dhe pa asnji interes vetiak në mes. Kam kritikue kryesinë e dr. Ylli Popës, sepse gjatë mandatit të tij Shqipnia po psonte metamorfoza të mdha të cilat nji mjek nuk mund t’i përceptojë e t’i rrokë sa një sociolog ose kulturolog, psh. Unë nuk e kam shum të kjartë si funksionon Akademia, por prap them se Akademia nuk âshtë nji hapsinë për lulzimin e gerontokracisë. Pleqtë janë thesar, por Akademia ka nevojë për puls e për programe, për studime konkrete e me karakter praktik. Na ende vazhdojmë me bâ shkencë për shkencë. Ktu tek na përmbyten zona, shkasin dhena në terrene kodrinore, ka evazion fiskal e informalitet të hatashëm, kemi elementë sportivë e atletikë me talente e dhunti saqë po na i shfrytzon bota, kemi artistë e talente të pafund, kemi nji trashigimi demokratike që i kundërvihet realizmit socialist dhe urëzon kohën e para diktaturës me moderninë dhe postmodernizmit. Kemi trashigiminë kulturore që po “bdaret”, kemi gegnishten që s’po trajtohet si monument kulture e trashigimi. Kemi nji mori ekscelencash nga rradhët e brezit të ri që po na i ha bota, kemi hemoragji të landës së hintë që po pazhdon e ne po na ikën yndyra e kombit. A ka studime, projekte, shqetsime, merakosje kjo Akademi? Ku janë kto studime, kto tema, kto përpjekje që vetëm nji autoritet akademik mund t’i imponojë. Akademia ka detyrën e afrimit të intelektualëve dhe listimin meritokratik të elitave. A ka Akademi në botë që të rrijë kaq larg inteligjencies dhe, për pasojë, politika të lozë teatro me të? Me inteligjencien, pra. Akademia i ka të gjitha kartat në rregull të konstituohet si një pol alternativ pushteti me bazë personalitetin e individualiteteve ma prodhimtare dhe të avancueme për ta shtri pluralizmin edhe në fushën e kulturës. Poqese i ka kto ide e kto kapacitete, le të veprojë. Na mezi po presim që ta shofim. Poqese nuk i ka, të largohen përgjegjësit. Kanë hall paresh? Kryetarët mos të pranojnë të dekretohen me aq pare dhe të provokojnë krizën. Ka zgjidhje, por, me sa duket dikujt i intereson nji Akademi honorifike, që mban me bukë e mish disa njerz, që moshën e tretë e konceptojnë si vakancë me shpenzime të shtetit.
Cila do ishte një zgjidhje për Akademinë e Shkencave sipas jush?
Akademisë i duhet prishë qetsia ksaj radhe. Ajo ka nevojë të funksionojë dhe jo të nënfunksionojë me nji mijë e nji pretekste. Ajo duhet të pushojë së qeni pensionat, azil pleqësh ose edhe ma keq, postobllok i ndryshkun që pengon qarkullimin e lëvizjen e progresit.
Ajo, në radhë të parë duhet të thithë debatin e madh intelektual ndër ne, të klasifikojë dhe të nxisë mendimin e ri që ndërton nji Shqipni të re dhe europiane. Duhet t’ia justifikojë shtetit dhe, për pasojë, taksapaguesit shqiptar edhe atë pak fond për të cilin mund të ketë ankime. Shkenca për shkencë ka mbarue qysh me artin për art, pra diku para 150 vjetësh. Kjo Akademi ripërtyp ende ide dhe teza të kohës moniste, sepse epigonët e saj mendojnë ende si në rini të vet dhe nuk i ka premtue koha me i përmbysë sistemet eklektike voluntariste të mendimit të asaj kohe. Na duket se e gjithë veprimtaria e epigonëve të saj përmblidhet esencialisht në ruejtjen dhe konservimin e veprës së tyne rinore. Nji vend me kërkesa të nalta zhvillimi si Shqipnia dhe, në nji kohë kur shkenca në botë ecë me ritme marramendëse, kjo Akademi mund të quhet e Neolitit. Poqese nuk i mjaftojnë paret për të realizue atë që kjo Akademi mundet, por nuk mundet, atëherë të dorzojë çelsat te shteti që e subvencionon, se ka krizë përjashta dhe shoqnia mund të ketë vrima të tjera për me mbyllë.
Historia e 1967-s:
http://gazetadita.al/akademiku-ose-nje-dishonoris-causa/
Flmners Dita qe e kini dhan ne gegnishte t mrekullueshme ket interviste. Zoti Shllaku shkruen aq bukur sa une do doja te kishte edhe disa komentues te tjere per gjuhen, ma shum se per historin vertet interesante te Cabejt.
Pavaresisht se Korkuti e ka perzjere kritiken e tij me politken e komunizmit , spese ashtu ishte koha atehere, por ama nga sa lexohet tregon se Kritika e Korkutit ka qene shume e drejte
Cabej eshte treguar egoist qe e ka kritikuar teorine e Korkutit ,duke u munduar tja hedhi poshte nepermjet akuzave se na qenka “…me sfond Politik”
se ajo qe thote Korkuti eshte e drejte dhe mbi te gjitha eshte pro Shqiperise
Se edhe po te lexosh Appiann, qe mbahet historian me I mire I perandorise romake ,thote se : Sipas mitologjise, Iliri, Gali dhe Kelti ishin femije te qiklopit Polifem…..dhe po aty Appiani deklaron se Iliriet I dhane shkrimin Latineve
Tani nqs mitologjia , sipas Appianit paska ate mendim atehere do te thote se Iliret kane qene aty qe 2 mije vjet para Krishtti, se mitologjia ka pas nje baze qe ka bere ate pershkrim
Ne mburim keta koleget e Cabej, por une ketu ne bibloteken e New Yorkut lexova nje studim te prof Demirajt I cili thoshte se ;….. se nuk jemi Ilirie ‘.
Nderkaq qe ka me dhjetra studjues te huaj qe deklarojne se shqiptaret jane ilire
Pra keta studjuesit tane na hiqen si shkencetare duke ja future kombit te tyre
Ndaj , mua me duket se kritika e Korkutit eshte e drejte, por ka te meten e kohes atehere qe ngjyrosej me politiken klasore etj defekte te asaj kohe te cilat tipi plot vese I shqiptarit I bente edhe me te egra ato defekte te kohes
Sidoqofte dueht thene se ishte koha e tille atehere dhe nuk duhet penalizuar Korkuti per ate kohe,
por do pare si punon sot ne demorkaci _-
Sot njeriu mban pergjegjesi per veprimet e tij, se I ben me vullnet te lire
Ndersa ne diktature nuk mban pergjegjesi per veprimet e tua, se I ben ato nen presion
ik ore sofist… ve ne nje kandar Cabejn e madh me mistrecin me neverites te albanologjise.
Z.Raimond, ne diktature njeriu nuk mban pergjegjesi per veprimet e tij kur ato nuk demtojne persona te tjere.Atehere vihej ne prove karakteri.
Po ikni ore , se ju sot ne demokraci ketej jashte ne emigrim jeni te gjithe njerez te piste e spiune te neveriteshem te te huajve,—
Dhe mbi te gjithe njerezit me te felliqur jane shkodranet __
_Jeni halabake fare, spiune te ndyre te te huajve dhe antishqiptare te neveriteshem_-ju shkodranet jeni me keq se kauret ne drejtim te anti-shqiptarizmit , se ju jeni te gjithe pro serbe dhe anti-kosovare te terbuar
–Por jeni edhe popull shume halabak ..te pa kulturuar fare, jeni tamam si insekte , se nuk keni respect aspak per identietin tuaj shqiptar…gjithe diten rini duke kndnuar kenge sllave,
dhe duke share shqiptaret
@raimond vlonjati ça kena atje poshte nga moçalet e keneta?? kultura e injoranca moçalore vazhdon akoma sot te jete prezent ne ADN e leberve. bani te fal atje poshte ne afrike. kena nje shprehje na ne shkoder
moçalori nuk del prej injorances pa gjak
Nuk po hyj ne detaje te tjera, se jane shum per trurin tend, por meqe permende gjakun, shikoni sa vriten per gjakmarrje brenda dhe rreth Shkodres sot ne vitin 2013, qe aty duket civilizimi juaj.
Sa per gjakmarjen –ajo eshte edhe ne Vlore, ndaj mos ja fut kot
Ne Vlore kane ikur nga Vlora me dhjetra familje per shak se kane rene ne gjakmarje ne 1997
Per ate pune ne jemi me skandal se shkodranet
–Atje tek ne vriten kot fare –U vrane me qindra kot fare,__
Nejse tani eshte pastruar njecike se vrane njeri tjetrin,por prape ne Vlore te ngrene ne ajer me gjithe makine ,..te fikin deren …..
hahahahaa Ju late nam ore dreq __Ju votonit Salen te gjithe pa perjashtim
nderkaq Sala ju mbyti shtepite 5 here rresht –hahaha _
_Ju ktheu ne Venecia , dhe ju vazhdonit gjithe diten duke mburur te djathten si krah politik dhe shanit Enverin i cili ju beri njerez , se ju ndertoi fabrika, uzina, kombinate, –Nuklejoi ansjehere te pemrbytej Qtyeti juaj qe ngjan si kKandahari
…Nderkaq mburnit Salen kur shtepite i kishit plot me uje
–SHkonit ne hale me not ..loooooooooooool
Ju nuk jeni njerez –Jeni krijesa pa IQ –ose keni IQ te njejte me IQ-ne e bithes se gomarit te Nastradinit -loooooooool
Sales voten ja jepja une, se nuk kishte faj ne Vlore Sala ,
pse jane bere ndertime pa leje dhe permbytje _se atje ishte PS-ja ne Bashki ,
dhe natyrisht une do votoja Salen ne kete rast
Por te jetoje ne Shkoder ku te kthehej shtepia si varke e mbytur dhe i zoti i shtepise behej si varkar
….. dhe pastaj te votoje Salen __Kjo eshte e pa-imagjinueshme per nje qenie njerezore
Ju duhet te gjithe si qytet te beni nje skaner te trurit se mos Zoti ju ka ngateruar vendet e Kokes me te bithes ..loooooooooool
Por , une nuk e dija, por sa kam njohur shkodrane jane te gjithe te betuar kunder Kosovareve dhe pro serbe
Ju jeni kombi me antishqitpar ne Shqiperi
Se kosovaret , pavaresisht kane te metat qe kemi te gjithe ne shqipot, se ne kemi urejtje per nejri tjetrin,
por megjtihate kosovaret kane vuajtur shume se kane qene
nen nje armik shume te eger mizor dhe barbar sic jane serbet
–ndaj asnje nga ne nuk ka te drejte te jete kunder kosovareve
Ndersa ju shkodranet jeni bastarde fare –Jeni te gjithe pro serbe
Po kur me kendojne kenget serbe qe jane muzika me halabake e planetit se ata kendojne me zera te trashe sikur kendon gomari “in his prime”
—Dhe po te shkosh ne ndonje klub shkodran do degjosh kenge serbe , per te cilat shkodranet bijen permbys
Nuk ju vjen turp te kendosh kenget e nje kombi armik shekullor sic jane serbet ?
Se edhe greket jane armik, por midis tyre gjen plot njeres te mire,
qe i kane ndihmuar familjet shqiptare ne keto vite ,
apo na kane ndihmuar me sherbimet ne spitale falas etj_Por natyrisht greku eshte nje shtet armik i betuar ndaj nesh,kjo nuk mohohet
Ndersa midis serbeve nuk gjen absolutisht asnje serb te kete respekt per ne
Koment i fshire nga moderatori, ju lutem ruani etiken. Faleminderit qe na ndiqni dhe lexoni!
Mos ja fshi komentin o moderator lere te flasi se ja kthej une pergjiegjen ,
O budigard i Shpellareve? Korkuti eshte nje pis ish spijun e ish servil i Komunizmit ne ate kohe e sevil i Sali Kriminelit. Si Korkuti edhe Sali Berisha jane i te njejtes monster.
Kokurti eshte lule para atij parardhesit te tij, si quhej ai se s’po me kujtohet…nje mjeshter ne ngritje peshash.
Edhe kete artikull mund t akete porositur ai vete. Thuhet se korbi nuk ja nxjerr korbit syte, por ne Shqiperi kjo s’eshte e vertete…
Vertet gegnishtja e Primos tingellon bukur ambel.M’ban me e rivleresu ket dialekt, te cilin sapo e kisha gati percmu, ndersa isha duke rilexu Komedine Hyjnore nen perkthimin e Pashko Gjecit.Per mue ky asht sherbimi ma i madh qi Primo ban ne ket intervju.I uroj te shkruej ma shpesh.
gjithkund keta ish-komunistet e devotshem persekutore te kolegeve te tyre per llogari te regjimit. Si Saliu me Margariten. Keta hengren dje, keta hane sot. Dhe historia vazhdon. Vendi i burrave kurva
Flete rrufeja per porfesor Çabein eshte hiç gje perpara asaj per profesor Selman Rizen ku titulli ishte “Ti presim koken Selman Rizes”
Korktin (ne turqisht : “i frikshem”) nuk e beri ne 2003 akademik qeveria socialiste dhe e beri te till demokomuniste Berisha sepse djali i Korkutit eshte burri i Elvana Hanes dhe Zv drejtor e aksioner tek banca Credins.
Emerimi i tij eshte turp per shkencen shqiptare.
ZOTI KERKUTI ESHTE PROFESIONIST I ZOTI, POR NUK MUND TE VIHET NE ATE POST SEPSE EDHE PSE MUND TE KETE QENE I DETYRUAR ESHTE NJOLLE PER TE.
Hajde nepotizëm hajde!!! Nga të gjitha anët ku ta kapësh e ku ta lësh qeverinë e mëparshme…kjo Hana i paska zaptuar të gjitha pikat e shtetit…a ka ngelur gjë për qytetarët e tjerë??? Djali i Korkutit burri i Elvana Hanës, e afërme e Liri Berishës, etj.etj.etj..
Peshku është qelb aq keq sa duhet groposur urgjentisht. Vetëm kështu fillon Rilindja e vërtetë!!!
A.Xhuvani , Cabej , Budi , Demiraj , Frasheri , Qosja me shoke iken e vane , iku rakia , mbeti bersia me Beqiret , Korkutet e…
ka qene ne nje skuader komunistesh me sali ram dhine si komuniste te zote
presidenti jar nishani ka shume keshilltare sepse vete eshte i paafte te marre ndonje vendim qofte edhe per paaftesine e tij natyrore. Te gjithe keta keshilltare disa te shkurter disa te gjate, disa me floke e disa pa floke, njerin qe ka vite qe e merr me vete kudo qe shkon se gojet e liga thone se i ndajne te mirat dhe te ligat bashke, te gjithe keta na kushtojne ne taksapaguseve shqiptare rreth 50 milione leke te vjetra ne muaj, vetem rrogat pa llogaritur ketu parate per sherbimet, telefonat, makinat etj. A duhet ndonje nga keta keshilluesit partiake te mbaje pergjegjesi per kete vendim dhe a do te kete fuqi presidenti i pafuqishem qe merret me foton e tij te largoje keshilluesin e keq?
Akademia e Shkencave Shqiptare ” DREJT FALIMENTIT ” ky do te ishte nje ” scrub ” toponim gazetaresk Per ata qe drejtojne kete vend te shperfillur nga Historia dileme e kohes mbetet se Rama ka zgjedhur te evoluoi me te Rene ndersa e kunderta ndoth ne Akademine e Shkencave Shqiptare kemi riciklim te Anti vlerave Kombetare .Faleminderit .
presidenti jar nishani ka shume keshilltare sepse vete eshte i paafte te marre ndonje vendim qofte edhe per paaftesine e tij natyrore. Te gjithe keta keshilltare disa te shkurter disa te gjate, disa me floke e disa pa floke, njerin qe ka vite qe e merr me vete kudo qe shkon se gojet e liga thone se i ndajne te mirat dhe te ligat bashke, te gjithe keta na kushtojne ne taksapaguseve shqiptare rreth 50 milione leke te vjetra ne muaj, vetem rrogat pa llogaritur ketu parate per sherbimet, telefonat, makinat etj. A duhet ndonje nga keta keshilluesit partiake te mbaje pergjegjesi per kete vendim dhe a do te kete fuqi presidenti i pafuqishem qe merret me foton e tij te largoje keshilluesin e keq?
do doja te dija cfare mendojne vete familjaret e profesor Cabejit per kete
Debati me fleterrufete eshte per probleme shkencore dhe eshte firmosur nga arkeologet me te njohur shqiptar si Hasan Ceka,Skender Anamali,Zhabeta Andrea etj dhe nuk ka asgje personale.
Ia ngre dolline autorit dhe Gazetes Dita.
Per here te pare ne historin tone ne po fillojme te shohim realitetin ne sy.
Persekutoret e komunizmit jane ende ketu dhe po shmangin studimet albanologjike drejt dituris perndimore.
Qe t iu jap nje ide me shume do me duhen vetem pak rreshta. Puna qendron ketu: Ka nje debat ,ne kete kohe ,mindis gjuhesis evropiane ku kishte studiuar dhe Cabej, dhe shkences se re bolshevike shqiptare. Gjuhesia evropiane kishte vertetuar se ne shqiptaret flasim gjuhen me te vjeter te gjuheve evropiane…Cabej e mbeshteste. Kunder tij dolen bolsheviket ne Shqiperi dhe i thane “te mos ndiqte gjuhesin borgjeze”…..Bolsheviket ndoqen gjuhesin sllave ,Miklosichin dhe Meyerin qe na duan ketu pas shek 10 e s. Ketu debati behet per kete ceshtje .
sa shkurt qe i re mor historian i dashur,por me duket se po ngaterron pozicionet.jane miqte e dashur europiane qe tash vone kane filluar ti pranojne tezat e autoktonise iliro shqiptare.ishin nacionalisto bolsheviket sipas mikut tend te dashur lubonja qe i meshuan tezes se vazhdimesise .
antipod i dashur…dil me emrin tend..apo ke turp nga emri yt? teza iliroshqiptare eshte teze gjysmake e gjysmakeve. Kjo teze pa Epirin e Maqedonin eshte teze e serbise edhe e sherbetoreve te saj ne Tirane.
Kjo qe thua ti Kosaq eshte nje genjeshter e madhe qe vjen ose nga injoranca ose nga ligesia jote.
komunistat e derrit…jeni infektuar nga sllavobolshevizmi.
Per kontribut ne fushen e arkeologjise prehistorike, profesor Korkuti eshte pranuar antar korespodent i istitutit gjrman te arkeologjise ne vitin 1986 dhe i istitutit amerikan ne vitin 2010, nuk besoj se eshte per “merita te nuses se djalit”
kush e njeh Institutin e arkeoogjise e di mire se kush eshte Myzafer korkuti dhe inkuzitoret e tij. Jo vetem Cabejin por shume shkencetare qe nuk i shkonin pas avazit Korkuti i ka persekutuar dhe luftuar. Mos harrojme antropologun e vetem ne shqiperi Aleksander Dhima te cilin Korkuti i pas viteve 90 e luftoi dhe e perzuri nga Instituti pasi Dhima i kishte permendur publikisht qe Korkuti e kishte spiunuar pas kthimit ne atdhe nga nje konference shkencore. Faji i Prof. Dhimes ishte se i kishte dhene doren nje studiuesi Izraelit i cili e kishte falenderuar per prezantimin e tij. Ky eshte Myzafer korkuti. mos flasim pastaj per moralin e tij. te gjithe e dine se cfare marrdheniesh kishte Korkuti me fotografen e Instituti dhe perse e mbante ne pune zonjen ne fjale. Korkuti eshte nje Berish i shkencave dhe eshte turp qe ne 2013 Akademia e Shkencave drejtohet nga nje personazh i tille.
Eh e dime se ckategori arkeologu eshte ai mos me thene arkeoloqe i vertete qe njeh nje arkeologji vertete injorante. referoju shkrimeve te tij dhe merru me to dhe do te kuptosh qe ka kopjuar te tjeret vartes ose ka thene te njejtat gjera…. Po ckeni or burra me denimin kolektiv bre qe i hidheni Akademise qe pasi e dermoi Saliu ata punojne mire bile> Informacionin e kam nga njerezit qe punojne prane tyre te inst te gjuhes dhe letersise. Mos beni rolin negativ qe per disa dru te shtrembera qe do i djege historia te prishni te ardhmen e kombit, Ju flas si atdhetar e qe bej jete duke patur syte nga vendi meme shqiperia.
Ju jeni disa injorante qe ofendoni Prof.Dr. Myzafer Korkuti. Ai eshte nje nga akademiket me te mire qe ka Shqiperia dhe qe mbron kauzen e lidhjeve pellazgo-ilire.I njohur ne te gjitha trevat shqiptare por edhe jashte saj si nje nder arkeologet me te mire te Shqiperise dhe per kontributin qe ai ka dhene per arkeologjine shqiptare.Ai vetem ka mbrojtur lidhjet pellazgo-ilire duke i kerkuar Z.Eqerem Cabej ku i bazonte mendimet e tij qe nuk pranonte lidhjet pellazgo-ilire.
Tani e kuptova se perse nuk paskemi histori te shkruar ! Se dy shqiptare 3 mendje kane dhe njeri tjetrin hane.
VR!!! Pér mosfunksionimin e akademise nuk eshte pergjegjes korkuti por sali ram berisha i cili aktin e parë qeveritar qe firmosi me ardhjen ne pushtet në 2005-en kishte shperbërjen e asaj akademie! Sigurisht sipas planit sërb që akademia jone te mos kishte kapacitetet e nevojshme per t’ju kundervene tezave te akademise serbe ne lidhje me etnogjenezen,historine shqiptare etj. Ka komentues qe nuk i vene ngjarjet ne kohën e tyre dhe gjykojnë nga pozitat e trimave te sotem!? Nuk i shpëtoje dot “bluarjes” atehere o milet!? Pastaj nuk besoj se sejcili nga ne eshte aq i lare nga dobesitë njerezore sa te ketë te drejtë të “lajë” të tjerët. Provojeni të dilni me emër dhe thoni hajde më komentoni? Jam i sigurt se sejcili do té baltoset! Dhe do t’ju thònë edhe gjëra që nuk i kini pasur kurrë ndonjëherë? I thonë shqipëri këtu! Edhe mushkën e bëjnë me barrë!?
Prof.Cabeu kishte te drejte,Nuk ka trashegimi ,gjenetike pellasgo- ilire.Pellasget dhe Iliret jane dy grupe popujsh me origjine te ndryshme.Pellasget kane banuar ne pellgun e mesdheut ne periudhen minoike dhe perfaqesohen me kulturen e Kretes,jane te afert me fenikasit qe popullonin ne kete kohe brigjet e Afrikes veriore,Iliret ishin popullsi indoeuropiane qe mesyne brigjet e ballkanit rreth 16 shekuj para krishtit me origjine nga europa verilindore dhe malet e Kaukazit.Instituti gjenetik Genea ne Zvicer shqiptaret i nxjerr 30% Ilire dhe 16% pellazge.Ska pse te na vije keq
Prof.Cabeu kishte te drejte,Nuk ka trashegimi ,gjenetike pellasgo- ilire.Pellasget dhe Iliret jane dy grupe popujsh me origjine te ndryshme.Pellasget me origjine afrikane, kane banuar ne pellgun e mesdheut ne periudhen minoike dhe perfaqesohen me kulturen e Kretes,jane te afert me fenikasit qe popullonin ne kete kohe brigjet e Afrikes veriore,Iliret ishin popullsi indoeuropiane qe mesyne brigjet e ballkanit rreth 16 shekuj para krishtit me origjine nga europa verilindore dhe malet e Kaukazit.Instituti gjenetik Genea ne Zvicer shqiptaret i nxjerr 30% Ilire dhe 16% pellazge.Ska pse te na vije keq
Profesor Korkuti kritikat ndaj Cabeit i ka bere hapur dhe jo per probleme personale,,ndersa juve edhe sot ne demokraci nuk e nxirrni emrin e vertete por me pseudonim.
Per zgjedhjen e tij kane votuar ne menyre te fshehte te gjithe akademiket e shqiperise, a thua qe te gjithe ata jane te genjyer.Kjo mban ere tjeter, jo per denigrimin e tij por te postit qe pretendojne anonimet se ku ishin deri tani keta kritizer?
Intervista e fundit e Servet Pellumbit ben te detyrueshme futjen ne programin e Parlamentit te ligjit te lustracionit. Po nuk u hapen dosjet do te degjojme te verteta e te paverteta pafund dhe ky vend nuk do te gjeje qetesi.
Nuk arrita ta lexoj dot, perketheheni ne shqip pastaj botoheni,te pakten Korkuti flet shqipen e Cabejt.A do vazhdojne akoma keta lloj qejfembeturish te na qajne hallet e tyre te kaluara dhe mbas 45 vjetesh. A mor i rrjedhur,nuk na the ndonje gje te re.O KOQE te gjithe shqipetaret ishin te rrethuar ne diktature dhe ne nje menyre apo tjeter, me dashje apo pa dashje kane bere ndonje gje qe atehere dukej normale sot jo,por ti nuk e ke hallin atje se sot ato qe thua ti nuk hane buke,por meqe tu dha rasti po behesh gjalle dhe ti si njeri i ” madh”dhe i lene mbas liste
Me zbaviti “opcioni” gegnisht ne kete interviste. Nuk jam gjuhetar por nuk do te ishte me mire qe ne vend te fjaleve, “opcion”, “inerci” etj. te perdoreshin fjalet “zgjedhje”, “plog(e)shti” etj.
Ky Shllaku ka shume llafe e histori leshi. Tip megallomani e mendjemadhi del ne cdo shkrim te tijin.Pordhe e madhe….
Une e kuptoj Primo Shllakun,;e kam ndjekur edhe ne intervista te tjera lidhur me ate periudhe.Eshte i vetmi qe percjell tek lexuesit e sotem terrorin qe u ushtrua ne periudhen e rrevolucionit kulturor ndaj shkencetareve te mbetur nga shkolla borgjeze si Cabej,Riza,Luarasi etj.Une nuk kuptoj Raimond Vlonjatin,qe rreket te jape vendimin suprem te gjykatores se tij se kush KA TE DREJTE.Ky nuk ka haberin perse behet fjale,cfare ka ndodhur ne ate periudhe,perse ben fjale flete-rrufeja kunder Cabeut.As ka marre mundimin te pyese protagonistet e mbetur,por ja fut kot,duke marre rolin e te shumediturit, duke dhene vendime gjykate,qe as e ka vene kush,por futet si qimja ne qull.Ku e di ky protagonist i koheve te vona se Cabej e ka kritikuar teorine e Korkutit,,si politike,.?Cabej nuk ka kritikuar fare,.Cabej ka heshtur,.Po. Cabej ka heshtur,.Eshte akuzuar nne flete rrufe per heshtjen,eshte akuzuar per indiferencen.Sepse mor Rajmond vlonjati, Cabej nuk merrej me LLOQE,Cabej merrej me FAKTE SHKENCORE,prandaj qendron vepra e tij ndersa i ka fshire koha veprat e LLOQEXHIJVE.Eqerem Cabej,Aleksander Xhuvani,Mahir Domi kishin heshtur edhe me pare kur njefare profesor Konda merrej me halucinacione diletanteske per te provuar prejardhjen pellasgjike te shqiptareve.Pervec nje deshmie historike te Herodotit mbi existencen e ketij populli te lashte ne brigjet e Mesdheut,nuk kemi asgje te shkruar asnje fjale,asnje shenje,qe te bejme krahasimin.Po cfare faji kishte Cabeu,se Enver Hoxha porosiste te shihej me perparesi zbulimet pellasgjike te Kondes,sepse te vetmen note te mire ne Lyceun e Korces,enveri e kishte pasur ne lenden e profesor Kondes.Shihe me kujdes vepren e shokut Enver,sa here porosit te mbahet me kimet profesor Konda,Edhe kur vete Enveri nuk kishte porositur dokumentar per veten,kinostudio Shqiperia e Re xhiroi nje dokumentar ne 1960 per profesor konden e Enver Hoxhes.Po nuk do rrinte Cabeu te merrej me pellasgofantazite e Kondes,me neo- meso-paleolitin e Korkutit,me etrusko-shqiperimet e Nermin Vlora Pallaskes.Keto sharlatanizma,Cabeu i kishte hedhur ne kosh te plerave qe ne 1930 me artikullin e tij ne Vjene te titulluar:Pseudo-filologet.
O Raimond Vlonjati,!Cabej nuk ka replikuar me Muzafer Korkutin,por ka heshtur.Mekati i vetem i tij eshte se ka heshtur.Nuk eshtye entusizmuar nga zbulimet e asaj kohe te Korkutit ne sektorin e paleo-meso-neolitikut.Ashtu si nuk eshte shprehur fare per zbulimet pellasgjike te prof,Spiro Kondes,ashtu si ka qendruar indiferent per zbulimet e rendesishme ne deshifrimin e gjuhes etruske me ane te shqipes te Nermin Vlora Pallaskes.Per te gjitha keto zbulime te bujshme Cabej ka qendruar indiferent.Pse ka qendruar indiferent Cabej? Po e ilustroj me nje shembull.Televizioni Koha pat transmetuar dikur nje kronike mjaft interesante:Nje Kryetar komune ne zonen e Dajtit i entusiazmuar nga historia e fshatit Brar,vendosi ti nxjerre themelet kishes mesjetare te Brarit,sepse sipas tij arkeologet nga Tirana kishin vjedhur emblemen e fshatit Brar, historine e fshatit.madje edhe emrin kryeqytet i Shqiperise,sepse kryeqytet para Tiranes paska qene Brari.Mori buldozeret e biznesmenit qe vidhte inerte ne lumin e Brarit dhe i nxorri fundin themeleve te Kishes.Katunaret kur pane se kryetari komunes po germonte tek themelet e kishes,kujtuan se kryetari kishte rene ne thesar floriri dhe naten per gjithe naten rrafshuan jo vetem kishen,por edhe uren antike te Brarit.Ja,pra pse nuk entusiazmohej Cabeu nga llumi i injorances,edhe kur i hyn shkences me buldozer!!!! Kapito?