Nga Habjon Hasani
M.I është një 42 vjeçar nga Fieri. Në botën gri të narko-trafikut ai njihet me disa nofka, si “Specialisti”, “Veterani”, “Kimiku” etj. Mban namin e një lojtari inteligjent dhe tepër të zhdërvjelltë ndër operatorët e narkotrafikut, një njohës në deje i biznesit.
Karakteristikat e tij, janë gjerësisht të njohura mes lojtarëve kryesorë të narko-trafikut. E thënë ndryshe, është një nga ‘autoritetet e sektorit’, ndaj dhe përtej çdo paragjykimi, konsulta me një të tillë, për ngjarjen e Divjakës, ka një rëndësi të padiskutueshme, në përpjekjen për të shpjeguar situatën e stuhishme që shkaktoi në 48 orët e fundit, kapja e avionit dhe dy arrestimet.
E kush më tepër se një narkotrafikant profesionist mund të analizojë ‘teknikisht’ atë që ndodhi në Divjakë. Kurth e quan M.I të gjithë ngjarjen e inskenuar në Divjakë ndërsa ofron dhe një detaj që sipas tij e dekonspiron skemën e kurthit dhe që lidhet me të arrestuarin Saimir Bajrami.
Në një intervistë nën anonimat, M.I ofron dhe të dhëna dhe detaje pikante, nga mënyra se si funksionojnë hesapet dhe kalkulimet e eksportit të kanabisit me avionë të vegjël, ndërsa njëherësh ai zbulon se Shqipëria nuk ka ditur të prodhojë dhe të eksportojë vetëm kanabis. Jo shumë kohë më parë, edhe Extasy por edhe kokaina kanë kaluar në cikle të plota dhe të pjesshme prodhimi në Shqipëri, duke e bërë vendin tonë eksportues të tyre për disa vende të rajonit e më gjerë….
Zoti M.I si fillim unë dua t’iu falënderoj që pranuat të ndani një intervistë me ne, është e pazakontë, jam kurioz të di si ndihesh kur flet me një gazetar? Është e para herë besoj?
Me gazetarë kam biseduar në disa raste por në rrethana intime, shoqërore etj. Në kushtet e një interviste të negociuar që do botohet është e para herë. Mendoje se jap intervista çdo ‘weekend’? (qesh).
Dhe si është kur një operator i botës së narkotrafikut flet për median? Si e gjen veten?
Do futemi në temë sa nuk kam ndërruar mendje? (qesh)
Për temën jemi këtu…
Epo jepi gaz.
Si u informove për ngjarjen e Divjakës dhe cila ishte gjëja e pare që mendove?
Nga televizori e mësova dhe gjëja e parë që mendova ishte: “Jo s’ka mundësi, këta tipat do jenë të çmendur!”. Nuk mund të bësh një punë kur aty është e gjithë vëmendja e opinionit publik prej disa javësh. Është marrëzi.
Tu duk marrëzi vetëm për faktin se Divjaka ishte lakuar politikisht me përpara apo marrëzi edhe nga pikëpamja logjistik me zbritjen e avionit në rërë?
Të dyja. Ulja në Divjakë për punë në një kohë që gjithë vëmendja është drejtuar në Divjakë. Në një kohë kur Divjaka, avionët panoramikë dhe kanabisi janë diskutuar dhe në parlament. Ata shkojnë pikërisht në Divjakë, me një avion panoramik dhe me një ngarkesë kanabisi. Por dhe nga pikëpamja logjistike që ju thoni nuk ka sens. Ai lloj avioni mund të ulet në çdo luginë tjetër. Pse pikërisht aty?
Më përpara keni dëgjuar apo keni parë të zbatohen skema të ngjashme të logjistikes së transportit me avionë në territorin shqiptar?
Po.
Me avionë kaq të vegjël?
Ekzakt.
Në rastet qe ju keni dijeni, cilat kanë qenë koordinatat dhe vendet e përzgjedhura për uljen e avionit?
Po të marrësh një hartë do gjesh mbi 10 lugina të humbura të përshtatura në kohën e Xhaxhit (në kohën e Enver Hoxhës; shënim redaksional) që janë shumë të përshtatshme për uljen dhe ngritjen e këtyre avionëve. Janë fusha me bar. Këto harta ekzistojnë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
Është elementi i radarëve, radarët janë një lloj pike doganore apo jo? Si zgjidhet ky problem zakonisht?
Dëgjo. Me një avion aq të vogël po të jesh i saktë, radari ajror nuk të hap dot probleme. Sepse ti je i regjistruar si një shtetas i huaj që do bësh shëtitje panoramike dhe ndalesh ku të duash. Presupozohet se ti je dashnor i natyrës, më kupton?
Jo nuk e kuptoj. Ka ca rregulla. Duhet të ndalesh vetëm në pista? Pistat kanë koordinata dhe koordinatat kontrollohen nga radari apo jo?
Ka rregulla por me një avion të vogël ti ke avantazhin e kohës. Pasi ky avion nuk të vonon kur ndalesh për ta ngarkuar. Pak minuta duhen. Një pilot i shkathët dhe i saktë në manovra e përballon.
Çfarë leverdie ka transporti ajror në krahasim me atë rrugor apo detar?
Ka të njëjtën kosto me gomonen por është më i shpejtë dhe më i saktë.
Ka rrezik më të lartë zbulimi?
Jo. Përkundrazi.
Ma trego pak pse nuk ka?
Transporti detar ka rreziqe, se ka ndalesa. Nga këtu do e nxjerrësh në breg. Nga bregu ka ngarkim në fugon që hipën lart për në Evropë. Ndërsa në rrugë tokësore me kamionë është akoma më e vështirë sepse ke shumë kufij dhe kanabisi ka volum dhe është e vështirë ta fshehësh. Me avion ke pista sportive pa fund ku ndalon dhe s’ka as doganë e as kontrolle.
Ju si mendoni për të ngritur këtë korridor transporti me avionë, është e domosdoshme të kesh dikë brenda radhëve të policisë apo shërbimit si mbështetje, apo mund ta realizosh dhe me një grup shokësh duke injoruar autoritetet plotësisht?
Nuk ke nevojë fare për autoritete e tërcivërci. Bëja pak këtë pyetje vetes: “Po mos të bëhej kaq publike kjo gjë do më shkonte mendja se ekzistonte ky lloj trafiku me këtë lloj transporti?” Është avantazh që ne e quajmë “biznes i padëgjuar”.
Në ç’kuptim biznes i padëgjuar?
Hmmm. Si të ta them unë ty që ta kuptosh. Po të jap një shembull. Në fillim të viteve 2000 ne arritëm ta prodhojmë në Shqipëri drogën e quajtur “Extasy”. E bindëm kinezin të punonte me ne dhe ia blemë formulën.
Çfarë është kinezi?
Kinezi është kinez, është nga Kina. (qesh). Ja ta shpjegoj unë. Për të gjithë Evropën, “Extasy” prodhohej në Hollandë. Një nga linjat e prodhimit ishin kinezët. Ne kapëm kontakt me ta, ua blemë formulën dhe gjithë katalogun e enëve të prodhimit dhe laboratori u ndërtua në Shqipëri. Në Hollandë ajo prodhohej me kosto 5 euro kokrra. Në Shqipëri ne e nxorëm me kosto 3 euro kokrra pa ndryshuar cilësinë. U kthyem në pikë shumice, pasi komplet tregun turk dhe grek nisëm ta furnizonim si pikë grosiste nga Shqipëria. Me çmim shumice ne e shisnim 12-15 euro një kokërr. Ishin mijëra kokrra që konsumoheshin çdo ditë. Sidomos në sezonet verore, kërkesa trefishohej. Hollanda e humbi rolin si eksportues kryesor mbi vendet e rajonit tonë për “Extasy”. E kapëm ne tregun. E gjitha me 70 mijë euro shpenzim fillestar për blerjen e formulës.
Po thua që përveç kanabisit, Shqipëria ka qenë dhe vend prodhues dhe eksportues i “Extasy”?
Ekzakt. Por jo vetëm “Extasy” por edhe e bardha (kokaina) një pjesë të ciklit të prodhimit e ka kaluar në Shqipëri.
Si ndodhte kjo?
Importohej vetëm esenca e kokainës. Ajo vinte e lëngshme. Më pas formula ekskluzive dhe procesi kimik që i nënshtrohej prodhonte kokainën për përdorim, të një cilësie shumë të mirë. Ju në media keni raportuar disa vite më parë se një çift të dashuruarish humbi jetën pasi konsumoi dy shishe verë. Kjo gjë ndodhi pasi u ngatërruan shishet e verës. Disa shishe vere kishin vetëm verë. Disa të tjera kishin verë të përzier me esencë kokaine. Esenca e kokainës nuk i humb vetitë kur përzihet me lëngje të tjera, me proces kimik i ndan më pas verën nga esenca. Ajo ngjarje ishte aksidentale, pasi u ngatërruan shishet. Pra, këto gjëra janë biznesi i padëgjuar, diçka e re, një hap
i ri, një koncept i ri, kur të gjithë janë në gjumë, nuk dinë asgjë çfarë po ndodh, e di vetëm ti dhe nuk ndihesh por vetëm punon. Më kupton?
Këtë pjesë e kuptova shumë mirë. Dua të të inkuadroj në një situatë hipotetike. Supozojmë sikur ty të kërkohet organizimi i një skeme pune të nxjerrjes së kanabisit nga Shqipëria me avion drejt Italisë apo gjetkë. Më trego në detaje si do e bëje organizimin, dua të di çdo detaj…
Ok Ok të kuptova. Në fillim do dërgoja një njeri në Itali të bisedonte me pilotin. Ka pa fund pilot të tillë apo jo?
Këtë se di. Por me sa duket pa pilotë nuk janë andej…
Janë pilot sportiv dhe janë me shumicë andej. Do bëja pazarin dhe do i thoja që kur të vinte të merrte një femër me vete në avion.
Për tu dukur turist romantik-panoramik?
Po fiks. Do i gjeja vendin ku do ulej dhe do i jepja koordinatat.
Mbi ç’ bazë do e bëje përzgjedhjen e vendit ku do ulej avioni?
O mik ai avion ulet dhe në një rrugë fshati, më kupton?
Dakord. Po fshatrat e cilës prefekture do zgjidhje ti?
Unë për shembull do e ulja ne Ishëm.
Pse në Ishëm?
Sepse është territor i madh dhe s’ka banorë.
Në rregull. Sa kg duhet ngarkesa minimale me kanabis që të justifikohet puna?
Të paktën 400 kilogramë.
Mund të më tregosh si dole në shifrën 400 kg? Si e bëre hesapin?
Për 400 kg me çdo lloj transporti tjetër do të duhen nga 180 – 240 mijë euro.
Po thua që me rrugë tokësore dhe detare shkon 180-240 mije euro vetëm kosto transporti?
E mo pse habitesh kot, s’kam lajthitur akoma unë. Është kanabis nuk janë fara kungulli.
Më bën dot një plan-biznesi të kostove të detajuara, të shpenzimeve e të fitimit?
Për ku do shkoj dhe me çfarë transporti?
Italinë e jugut themi, me transport ajror…
Italia e jugut nuk ja vlen për ajror.
Ku mendon ti se vlen?
Italia e veriut.
Po e jugut pse nuk vlen?
Sepse të leverdis më mirë me gomone dhe e dorëzon aty direkt, por çmimi i shitjes në jug është më i vogël ama.
Ok e kemi zgjedhur, Italinë e Veriut. Mund të më bësh hesapin? Sa më të detajuar….
Kemi në total ngarkesë prej 400 kg me një kosto që është në fshat(Lazarat) 250 euro/kg. Pra blerja e jeshiles në fshat na shkon direkt
100 mijë euro. Është për tu paguar dhe transporti për ta nxjerrë nga fshati dhe për ta çuar tek vendi ku na pret avioni panoramik. Ky transport brenda Shqipërisë ka një kosto mesatare 50 euro/kg, që për 400 kg shkon 20 mijë euro. Pra blerja dhe transporti deri tek avioni na kushton 120 mijë euro për 400 kg. Llogarit që në Italinë e Veriut e ke të shitur menjëherë me 1200 euro/ kg. Llogarite 1200 euro shumëzim 400 kg bëjnë 480 mijë euro. Nga 480 mijë euro të arkëtuara zbresim koston 120 mijë dhe na gjenden në xhep 360 mijë euro. Por kemi dhe pilotin që nuk është likuiduar ende.
Pikërisht, sa merr një pilot?
Jo, e bëjmë ndryshe. I ke të dhënat, zëre se je ti piloti tani, sa do më kërkoje nga 360 mijë euroshi?
Ndoshta 100?
Aty afër je. 80 deri në 100 shkon haka e pilotit. Pasi kam paguar dhe pilotin i bie të më kenë mbetur fitim në xhep 280 mijë euro. Pra ne rrezikuam 120 mijë euro për 280 mijë euro fitim neto. Ja kjo është e gjitha. Isha i qartë?
Më se i qartë. Dua të të pyes për rastin e Divjakës. Të bëri përshtypje fakti që të dy personazhet e arrestuar e kishin «sefte» si eksperiencë? Pra kurrë më parë nuk kishin qenë në Shqipëri në transport me avion dhe u kanë thënë të ulen pikërisht në Divjakë? Të ngjall dyshime kjo gjë?
Me kaq të dhëna sa unë kam, unë dyshoj fort që kjo punë në Divjakë është nxitur nga dikush që ka qenë i interesuar që e gjithë situata të krijohet pikërisht aty.
Mendon se dy të arrestuarit janë orientuar drejt Divjakës me qëllim futjen në kurth?
Po vlla. Madje kur ta shkruash te gazeta, bëje “PO” të madhe.
Më trego si e analizon me veten tënde që je kaq i sigurt?
Kur nis një punë të re e mendon mirë. Në rrugën e parë, sasia nuk duhet të jetë e madhe por sasi e vogël, sa për testim, dhe vendi nuk mund të ishte kurrë Divjaka.
Që do të thotë se ose është kurth ose bëhet fjalë për amatorë idiotë apo jo?
Kurth dhe vetëm kurth.
Si u binde që nuk janë idiotë?
Nuk janë aspak idiotë. Sepse ka një detaj pikant aty që e nxjerr zbuluar kurthin.
Ma thekso pak detajin…
Po të pyes ty më mirë: Një narkotrafikant që ka mundësi të gjejë një avion nga Italia, personin që do caktojë për të çuar kanabisin
deri tek vendi ku e pret avioni ku do ta gjejë?
Në Shqipëri e ka më të thjeshtë ta gjejë…
Jo vetëm më të thjeshtë. Por të domosdoshme. Ai shqiptari i arrestuar (Saimir Bajrami), si transportues me Mitsubishin, ishte i sapo mbërritur në Shqipëri. Kishte vite në emigracion. Atë gjetën ata të fusnin nëpër xhadetë e Divjakës? Mbaruan argatët që njohin territorin dhe vendin ku pret avioni? Pse u zgjodh pikërisht personi më i papërshtatshëm në vendin dhe kohën më të papërshtatshme? Këtu fle lepuri.
Dua t’iu pyes diçka të fundit. Në konstatimet tuaja, shumica e grupeve që janë të përfshira punojnë nën autorizimin shtetëror apo për hesap të tyre?
Harroje që ka autorizime e budallaqe të tilla. Bëhet punë me segmente të policisë por gjithmonë kundrejt pagesës. Kaq.
A ka linja të sigurta në Shqipëri? Linja që funksionojnë të pashqetësuara prej vitesh?
Po ekzistojnë. Por nuk janë linja kanabisi.
Çfarë linjash janë?
Mos kërko detaje që nuk kanë lidhje me rastin e Divjakës dhe kanabisit, për të cilat ramë dakord të flasim.
Ju faleminderit që pranuat të bisedoni…
S’ka problem, do kesh rastin të ma shpërblesh me një drekë në Divjakë (qesh)
GANGSTERI TAHIRI GARANCI PER SIGURINE TONE!
Trafikun kriminal te droges e bllokoi rera e Divjakes, per Policine e Tahirit kriminelet kishin gjithe kohen e duhur per ta bere ate, sepse sipas deshmive, ata u duken ne vend ngjarje gati dy ore me pas. Riformatto mund te ishte duke drekuar ne Vareze po te mos bllokohej nga rera shqiptare antidroge dhe jo sharlatane si Tahiri e Braçe!
Nga deshmite e banoreve te intervistuar del qarte se avioni eshte ulur me vetedije nga piloti mashtrues Goirgio Riformatto, pasi ka bere dy xhiro rreth plazhit.
Shkeputja e rrotes se pare ka ndodhur ne kontaktin me reren e lagur te plazhit te Divjakes, ose per ndonje “objekt te forte” (p.sh.: trung) nen rere, ose per çedim te tabanit renor nga fenomene te “shpelarjes hidraulike te mikro perberesve argjilore te reres”, fenomen mjaft i njohur nga projektuesit e digave apo themeleve te godinave ne prezence te ujrave nentokesore.
Nuk di sa mund te jete i perkushtuar Tahiri ne luften kunder trafikanteve te droges, sepse vete ai ka patur probleme me drejtesine kur tentoi te studjonte ne Universitetin e Firences, pa permendur te atin e te emen me probleme shpelarje parash e trafikim barnash ilegale ne Shqiperi.
Eshte per te qeshur-qare vetem duke u nisur nga nje hollesi mjaft e vogel:
Targa e fuoristrades per Tahirin eshte AA 794 EU, ne realitet, siç e deshmojne edhe fotot e publikuara ne ORANEWS targa eshte AA 794 HU.
Hollesi e parendesishme, gabim shpejtesie e Tahir gangsterit me shoke?
Jo, eshte thjesht demonstrimi i nje gangsteri qe uzurpon postin e ruajtesit te sigurise tone, eshte katapultuar ne vendin jo te duhur dhe ne momentin me delikat per vendin, nga Edi Rama, qe e pame ne Panairin e librit ne Torino te takohet me njerin nga protagonistet e fshehjes se fakteve te tragjedise se Otrantos, me Piero Fasinon – ish minister i jashtem i kohes.
Dhe si halabak u beri thirje shqiptaro-italianeve te votojne per Renzin, mikun e tij nip i shtate fashisteve te pushkatuar gjate luftes se dyte boterore nga partizanet italiane. E sikur te mos mjaftonte kjo, krijoi nje preçedent te demshem per prospektiven e hyrjes tone ne BE, duke nderyre ne zgjedhjet politike te fund majit.
E se fundi nje pyetje kurioze: a shkoi me pas per te pare ndeshjen ne Rome te Juventusit me parate tona?
ik mo harove ristanin dhe mulin /cnas tregon dengla per targen e avionit
Ka nje problem kjo interviste dhe cfare ka thene narkotrafikanti – ketu behet fjale per nje krim dhe gazetari dhe gazeta mund te ndiqen penalisht per kete ceshtje per te nxjerre burimin e ketij info.!!!
Pervec kesaj jam dakort me thelbin e shkrimit ku gjithcka duket e inskenuar kaq keq sa edhe me truthari duhet ta kete pyetur veten.. “Po dale pak-si ka mundesi qe gjithcka ka thene Bisha dhe Basha ka ndodhur ashtu sic e kishte “parashikuar” Bisha dhe Basha???”
Deri me tash nuk ka as me te voglin fakt qe shteti shqiptar dhe vecanerisht Tahiri dhe Rama qe akuzohen nga Bisha te kene te bejne me kete afere te turpshme – me te vetmin fakt qe Tahiri dhe policia kane arrstuar ose 2 trafikante te rezikshem (dhe te trashe) ose dy mashtrues teper te rezikshem te paguar nga Mafia dhe Bisha-Basha me synimin e rrezimit te nje qeverie legale per te ri-kthyer mafien Berisha ne vend.
Le te presim dhe te urojme fort qe e verteta per kete afere te qelbur do te dale se me pare.
Edhe dicka tjeter – ky trafikanti duket se eshte fan i “Breaking Bad” – po me Kineze ne kete rast!!!
MIRA, MIRA AJO ME E LIRA…
Me duket se ti Mira (ajo e nen urave te Lanes) e ke lexuar me pasqyre ate qe kam shkruar.
Heren tjeter bej nje pune, pastaj fillo nje tjeter. Nuk mundesh te pastrosh morrat e mes shaleve duke lexuar komentet ne internet.
Je ajo me e lira, xurxifilja e kodrave pas bregut, piskavica e preferuar e xhambazeve topemedhenj.
O Rika!
E di per se jane te njohur ne tere boten Arturet?
Jo ?
Ta them une: quhen “SIAMEZET E SEKSUAR”, natyra i ka denuar te kete prapanicen gjithnje te zene me ate qe ne gjuhen e moçalishteve te myzeqese titullohen hunj gardhi.
E di per se jane te njohur ne tere boten Arturet?
Jo ?
Ta them une: quhen “SIAMEZET E SEKSUAR”, natyra i ka denuar te kete prapanicen gjithnje te zene me ate qe ne gjuhen e moçalishteve te myzeqese hunj gardhi.
Ti rik balsha meso te shkruash shqip ka thene pellazgu,rrofte sala kalaja jon heroike.
Ke te drejte Tera-pirdhje, desha vetem te di se mos ishe edhe ti brenda avionit prej letre qe leshoi qurraveci yt Noka i Files se Rrushkullit sot ne Komisionin hetimor, apo je vete personi prites i avion-droges Halim byth-tapori qe fshihesh pas tera-pirdhjes.
Qe tani protestoi,direkt do ti ankohem ministrit te shendetesise Arian Thanos
qe ti Terapija je nje fallco,dhe nuk je doktori i terapise me te drejten e dipllomes
si une.Ti Terapija je nje mashtrus dhe jo sherus.Dipllomen e ke mare tek Kristali ne kohen e shpellarise me para nen dore.Une doktori i vertete i terapise
dipllomen e kam mere ne kohen e kocanit te madh ne perjudhen e Dulles.
Kuzhdo qofshe ti Terapija,komentatoret qe qendrojne ne krahun tim,jan nga
me te zgjuarit ne kete forum…. ti nuk i manipulon dot… Ata jane te gjithe te
akuzuar nga kurverija komuniste si trathetare te Shqiperise,gje qe kjo nuk eshte
e vertete,mos u mundo te ngatroshe doktorin qe duhet te vazhdoje te ndihmoje
te semuret e kequr.Kapteri Pellumbi mos e beso kete doktor mashtrus te Terapise te shkoshe per vizite se do te bhesh me keq,do te ngelesh rrugeve ne
mjerim,vazhdo recetat e mija.
Qe tani Terapija fallco po te hedh dorashken,per dyluftim ,si trim shqiptar qe jam …. pisqollen tende dhe pisqollen time per te gjuajtur do ta zgjedhin ?????
Pisqollen tende,kapter Zaimi
pisqollen time Nastradini
Ja ti i vdekur ,ja une i vrare si trim
@ Terapija fallco
Vetem inskenim politik prej zogollianeve( berisheve) per rrezimin e qeverise Rama( Noli) !
Keshtu deri dhe Zogu ,antishqiptari dhe hajduti me i madh i shqiptareve ,per rrezimin e Nolit.
Me i lumte forcave te policise dhe gjithe atyre qe ndihmuan ne kete proces te goditjes te trafikimit te droges.Ministri tde nxjeri edhe nje tjeter konkluzion :te prmiresoj dhe te risi efektivitetin e rjetit informativ.Per deri sa opozita ne denoncimin e saj e cilesoi se:”. avione te te vegjel te tipit” PIppers” ulen ne teritorin shqiptar per te mare droge,sherbimi informativ me nje here duhet te vinte ne dijeni organin perkates per uljen e nje avioni te tille ne Rinas,pamvaresisht deklarimit te poseduesit te tij mbi ardhjen ne Shqiperi.
I lumte atij qe ka bere me difekt roten e avjonit , thuaj……..
Ky Halbioni ka bere nje pamflet te lezetshem.Shpikja me e fundit e gazetarise per te na mbushur mendjen se avionin ne Divjake e ka ulur opozita.Hahaha!Po beheni shume qesharake.Po shenderroheni ne kamikaze te pushtetit dhe po kerkoni me cdo kusht nje alibi edhe aty ku nuk mund te gjendet.Zoti u dhente mend!Ky trafikanti jot hipotetik i paska ditur te gjitha.Hahaha.Gjene mire ben.ky popull budalla do ta haje edhe kete rrene si shume te tjera.
Bravo, keshtu mund te flase vetem
NJE LAB NGA VIÇIDOLI!…
NE ZHVILLIMIN E EKONOMISE
HAPJEN E VENDEVE TE PUNES
SIGURINE E JETES
A KA NJERI QE MERRET NE KETE VEND, SEPSE DERI TANI KEMI ZGJIDHUR
1. CESHTJEN E SIRISE
2. EMGARGON NDAJ IRANIT
3. LAZARATIN
4. DROGEN ME KACATORRA.
PO ME PROBLEMET TONA KUR DO MERREN KETA MUTER
Arben,po ku i lë SALA të merren me punët dhe hallet e Popullit??
eshte e vertete qe eshte kuth keshtu kam menduar edhe une,qe si ka mudnei te beje dicka ku e gjithe vemendja eshet ne divjake.
po kush e ka vene ne seken kete skenare dhe kush fitioi???
Mbaroi Radio Loja e Berish komunistit
kjo ishte nji teater per lezet u habit i gjithe trupi Dipllomatik
Tani u pa qarte se çfare pllanesh ka Sali C4 NE KOKEN E TIJ ZHAVORR
Si pilot i vjeter dua te sqaroj nje detaj,qe zbulon INSKENIMIN KRIMINAL te te gjithe ketij SKENARI KRIMINAL:
Asnje avion,pervec HIDROPLANEVE,qe rreshqasin mbi siperfaqen e ujit deri ne breg det,NUK MUND TE ULEN NE REREN E PLAZHIT,sepse ngecin sapo ulen ne toke!
Nje pilot normal (pervec halleve te tjera te me medha se jeta e tij) kurre nuk do pranonte te ulej ne nje piste artificiale me rere plazhi pa llogaritur pasojat!!!
Me siguri te plote ky eshte nje INSKENIM i TRASHE per te justifikuar te gjitha AKUZAT qe u bene kohe me pare per gjoja transportin me avione CARTER ne disa vende!!!
Nje polici shteti,nese ka per qellim te transportoje DROGE jashte Shqiperise,KURRE NUK DO BENTE AVENTURA FEMINORE te tilla si ky rasti i Divjakes!!!
SHTETI KRIMINAL(si ai i Berishes para 23 qershorit) e ben kete pune nepermjet rrugeve zyrtare,duke caktuar ne te gjitha pikat e kalimit te DROGES njerezit e vet BESNIKE!!!
Pse kot ishte vene zv.Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit,BRECANI ne ate post??
Ja per keto pune,prandaj Berisha ULURIN sot,se i di rruget qe ka perdorur vete!
Tani qe i deshtoi plani,SAJOI AVIONIN E KETIJ MASHTRUESI ITALIAN,qe i ishin ERRUR SYTE nga PAZARI I MAJME qe do i kete dhene Berisha dhe shqiptari budalla qe futet ne gojen e UJKUT TE URITUR PER GJAH!!!
Kjo ishte vetem nje FLLUCKE SAPUNI!!!
Ashtu është, asnjëherë asnjë pilot sado fillestar që të jetë kurrë nuk do të pranonte të ulte avionin në rërë,dhe jo më në rrërën e plazhit,dhe sidomos plazheve Shqiptare që janë të mbushura me plehra dhe shumë mbeturina si hekura dhe trungje.
@@@ Në të gjithë këté histori saliu ka dashur t’i tregojë opinionit publik se në divjakë nuk ka mushkonja siç thotë edi rama por ka avionë droge!? Tërë qellimi i skenarit te tij ka qënë që t’i ktheje reston edi ramës për talljen publike që i bëri me aviomushkonja etj.etj. Mirpo nga ky version del se duhet që hetimet te shkojnë drejt një problemi të madh,-drejt problemit qe saliu “ka pushtet” mbi narkotrafikantët dhe mbi lidhjet e tyre? Mbi bazën e porosive te saliut u kurdis e gjithe loja. Sigurisht qe kapot i gjeten nje person dhe nje pilot qe mund te mos e njohe fare “porositësin” d.m.th saliun por sidoqoftë ketu do te duket zotesia e hetuesve,të shkojne te “porositësi”! Po nuk u shkua ketu gjithçka do te perfundoje si nje krim i zakonshem ordiner??? Po nuk u shkua këtu sajmir tahiri nuk e ka operuar plagen fare!? Ka një alarm në radhet e porositesve,çka zbulon se aktoret divjakas te droges mund te dinë emra porositesish? Urgjenca e pazakonte e nishanit per te thirrur llallën ashtu sic nuk e ka bërë per raste te tjera urgjente flet se ka panik dhe llalla duhet te “fshijë gjurmë”!? Tahir dhe didi,-mos e lini gjithë ceshtjen ne duart e llallës!? Nëse e lini,kjo do te thotë se nder bashkepuntoret e saliut hyjnë dhe ata që derdellisin kunder saliut ditën dhe puthen me salinë natën!?
E mo M.I Fieraku sa i sakte e perpikt qe je. o pse mor djal pse i hap PETET LAKRORIT..
Shume interesante intervista!
E guximshme, bravo gazetarit, qe i ka mbushur mendjen nje Narkotrafikanti te flase…Bindese!….
Lexuesit te thjesht i intereson te dije te Verteten mbi Avionin e Divjakes, ( keshtu le ta quajme), qe kish ngulur koken ne rere si Struci…Mesa duket natyra e virgjer e Divjakes nuk ka dashur ta pranoje, Avionin Çiban te Mafjes, por Saliu yne nuk ndalet !…
I duhej ky rast i arte, por qe ne fakt si çdo Sharlatani, i doli Suma ne Diell !…
Por me qesharakja e kesaj Komedie ishte nxitimi i Sales, se Avioni ra nga ngarkesa!….
Nxitimi truzhavorrve si Paloqe Thuthuqi,
Fevzi Fezi Toptanit,
Kerpushes,
Aldo Majhasellit, …
…dhe Kompani, me ne krye Lulushin, qe qesh edhe kur duhet qare,…
me Topallen qe i jep Salushit zemer si Fëmër!….
Dhe ne fund Gjeneralin e e korparmates se Mashtrimit, Krimit dhe Hajduteris, SalihSulltanRrufjanBarjraktarMashtrusBerishoviçin!….
Medet, medet o vellezer shqiptare kush flet per droge!!!?…
Ai qe e krijoi Republiken e Lazove,
qe u kujdes ta mbillte dhe te manipulohej,
te krijohej tregu i Oktapodit , pikerisht Ai….
.. Arturoui-ja i Korporates se Lulelakres…(H a s h a s h i t ), del e kerkon te shkarkohen policet qe kane sapo kane nisur Betejen kunder Kolumbis Europiane!…
Medet, medet per Opoziten Fashiste, origjinale fashiste, te Shqiperise!…
Ooooooo Tahiruc a po punojne cunat…..yyyyyyppp xhixhi vetem me mashtrime mund te jetoj ai popull….drejtesia per shqipetaret eshte gjenocid.
Me habit ky gazetari qe sajon njers imagjinar si gjoja specialist ne trafikimin e droges.Ai edhe mund te jete i tille po e besoj per hater se mos thot ja kalon edhe OSKOBAR po noshta nuk i ka shkuar ne mend.Deri sa eshte i lire me tan ate eksperienc me lene te dyshoj se ja ke fute kot.Ai ka eksperinc po nuk ka pasur ndimen nga qeveria si puna e kti Sajmirit.
Gjithe ky skenar eshte pergatitur nga Saliu me banden e tij mafioze ! Une e pres koken po
nuk eshte keshtu ! Ne se do dali apo jo kjo qe them eshte ceshtje tjeter po mafioze ! Por e
verteta eshte kjo dhe vetem kjo ! Dora e zeze e Sales qe e ka pohuar edhe vete Ai shtrihet
qe nga tritoli i vene ne shtyllen e tensionit larte e deri te avioni ”piper” i italianit ! Sala donte
te vertetonte se ”jane avione ata qe zbresin ne Divjaje ” dhe ”mushkonjat e Edit” Ky kurth
i Sales edhe kete radhe deshtoi me turp !!!!!!! Bota tash po e njeh mire mafian e. droges se
Saliut !.
ESHTE LOJ’ E CINGANES!…
“… Nje rruspi, brodhi nga brodhi…
Dhe m’u fut ne porten time,
Dobicin aty e hodhi
dhe iku, si dhelper skile…
Te nesermen,shend e vere
Thosh : ” Moj xhane jane ca gra,
T’a lene dobicin ne dere
S’ua ben dot per marshallah!…
Biles ka edhe me keq,
T’a hedhin nder sy,te kemba,
Te thone,merre surratdreq,
Apo ben sikur s’je nena?!
Ja keshtu dhe PD-zonja,
Dogji,poqi,vrau,preu ;
Pastaj tha : E be lehona
Rilindja,qe sa po leu…”
Ma thuaj,sa s’ta kam thene
O dobic-madhja, qe sefte…
Per c’ka bere, dhe c’ka ben
i pac syfete per vehte.
S’e ka thenur kot ky popull ,
thenjen,qe te ngulet gjemb :
” Kush shokut i hapi gropen,
bie vet, me kok’ e kembe!”
Sali Qelbesira eshte babai i krimit ne shqiperi.Te gjithe njerzit e ndershem qe e duan shqiperin dhe familjen e tyre duhet te organizohen dhe ngrihen ne protesta pa pushim deri ne arestimin e ketij krimineli.Boll kemi 23 vjet qe persekutohemi dite e nate nga ky kriminel dhe bandat qe e ndjekin nga mbrapa. Duhet te mendojme per kete sa nuk eashte vone.Ky njeri po pregatit skenaret si ne 1997,ky duhet te perfundoje ne burge qe kombi shqiptare te shpetoje.
Labi Boston: Me vjen keq qe nuk ju paska ndryryshue Amerika.Lab me gjys opinge qenke perseri.
O Mark, puna qe kam me jep mundesi te kontaktoje shume njerez ( ana ekonomike). A e di ti se po shtohen numri i njerezve ( mire te vjeter por dhe te rinje) qe kane filluar prej kohesh dhe po kujtojne me nostargji kohen e enverit?! Dhe a e di pse ( nese jeton ketu, mendoj se po)? sepse nga shiu, ne keto 23 vjet kane rene ne bresher dhe perderisa keto 23 vjet kryefjale kane pasur p.d dhe liderin e tyre atehere faji pse shqiptare po kthejne koken prapa eshte i tyre. ( eshte e kote ti radhise nje per nje te gjitha mekatet qe jane bere keto 23 vjet).
Bravo Habion. Interviste gjigande nga pikepamja e teknikave gazetareske. Pyete nga une a egziston sipas tij mundesia teknike e trafikut te organeve me ket lloj avjonesh nga shqiperia drejt klinikave ne Italie Apo zvicer? Askush s Po e kupton ku qendron e tmerrshmja per reputacionin tone si komb sikur keto lojra avjonesh te ishin te mireqena? Gjykata e hages s e ka mbyllur ende dosjen e “shtepise se verdhe” …a Po me ndjek? Genci
Ckemi Genc?
Nuk mund ta pyes dot per kete qe interesohesh. Sepse ndryshe nga ‘analistet shqiptare’ zoteria nuk pranon te flase per ato gjera qe nuk i njeh. 😀
Sa per ceshtjen e trafikut te organeve, larg te ka shkuar mendja.
Nuk mendoj se reputacionit tone si komb i ndodh gjema nga keta avione. Sepse keta avione pasi ngrihen nga Kombi yne, shkojne te ngarkuar rrafsh me droge tek ato kombet e tjera qe hartojne raportet vjetore per kombin tone 😉
Pse te mos e provoje shoku Dick Marty? A nuk e kane barren e proves ata qe akuzojne?
Tung Genc.
Ka dicka qe nuk shkon ne kete interviste …
[flas per “te nderuarin narko-trafiaknt” jo per z H-H per te cilin kemi respekt te vecante]
Per Aviacionin, duhet pyetur dhe nje “Ekspert i Ajrit” ; Shqiperia ka mjaft pilote, ish-ushtarake qe i dine me mire keto pune; pastaj aviacioni civil sportive-hobi e keshtu me radhe. Trasporti i droges nga Ajri eshte me i perhapur se ne mendojme, ne Peru, Kolumbi, Ekuador, Meksiko etj, ne shumicen e kohes behet me etapa. Nga zona Shperndarese, nje ulje per furnizim me karburant ne nje vend/zone te ndermjetme, e me pas ne SHBA. Nje teknike e njohur per avionat e vegjel eshte te shoqerohen nga nje helikopter, avioni nga nje lartesi e ulet e hedh drogen me parashute, helikopteri shoqerues ulet per ta marrur; keshtu avioni shkon i paster ne nje aeroport lokal.
***
Operacioni me Avione eshte i sofistikuar, dhe nese duket pune “shanc a aventure” ne rastin e I-re. Ka individe qe e kane provuar dhe vetem, me emigrante; arme a droge; vec… nje operacion i tille nuk zgjat. Duhen disa Leje Shtetetore per dokumentet, sic dhe duhen per “rruget ajrore” se ka kordinata dhe korridore te caktuar, e dikush duhet te lere nje “dritare te hapur” pikerisht per keta avione. Per me teper, nuk duhet vetem avioni, por pajisje modern fluturimi… te cilat shkojne 200-$500.000 qe jane te domosdoshme per trafikantet, duhen radio te cilat enkryptojne (sic- kodojne) mesazhin, radare per avionet/ vendint e uljes ne cdo kohe e cdo lloj vizibiliteti. Duhet pajisje “night vision” googles etc…duhet nje fare harte perreth te njihesh me fluturimet e tjera, avione/helikoptere etj.
***
Pastaj vjen largesia (range) Piper 32 e shume aeroplane si keto, me 1-2 motorra, zakonisht nuk kalojne 1300-1500 kg me pasengjere, bagazhe dhe karburant. Ne teori mund te shkojne 1000-1500 km, por ne llogartije e kushte kohe, me eren e ngarkesen, shpejtesia ulet dhe s’kap destincionin. 450kg jane gjysme Ton. Keto avione jane te manovrueshem, por cdo detaj vlen, qofte dhe menyra, si/ku paketohet/vendoset malli ndikon balancen e avionit. Zoteria [trafikant] i ben planet sikur Gulfstream Jet, ne dispozion. Qe me Ulje ngjitje (disa minuta ne toke) vertete jane disa, por avioni do minuta po ashtu … te fitoje altitude [lartesi] s’eshte avion reaktiv qe hyn ne pikiata e manovra sekondash.
***
Nese flasim per deshperim, prove, mund te behet me 1-2-3 persona disa here, nese flitet per linje droge, athere me duket jo te sakta “parashikimiet e tij. Cdo njeri qofte dhe anonym miklohen nga vemendja qe i jep nje gazete kombetare, i rritet rendesia si dhe pretendimet. Kemi te bejme me nje “biznes kriminal” por ne fund fare eshte Biznes. Biznesi do e kerkon fitim [po ashtu dhe risk] por jo me llogari te tilla. Ketu, kostoja dhe pasojat jane disa here me te rrezikshme se biznesi normal. Zoteri [trafikanti] vetem llogarit “fitimet”. Po rrisqet ? Harxhimi ne para. Zbulimi i linjes. Pritesi ne vendin e orgjines. Borxhi i tij dhe i hallkes se dyte te zingjirit; denimet ne rast kapje. Shume shtet nuk e shohin drogen me sy te mire dhe denimet shkojne nga 15 vjet+; s’terheq dot pilote per $70.000 ne nje rrisk te tille. Avionet e ketij tipi jane shpejt te kapshem qofte nga helikoptere ushtareke dhe nga Avione ushtarake te cilet dhe me 4-5-6 x vonese mund ti arrijne e i detyrojne te ulen. Ka pasur raste qe jane qelluan ne ajer [kur nuk jane bindur] dhe po aq lehte mund te qellohen nga toka.
***
Nese behet fjale per Kokaine, nje Pilot merr dhe $2-5.000 per Kg- ne nje sasi prej 300 kg Kokaine, ku mund te marre $600.000 – $1.500.000 merret rreziku duke menduar se ne cdo rruge kapesh, por jo per shifra te tilla, apo per kanabis. Nejse, nuk them se nuk behet vec nje dyshim te shpejte; me teper tek Siguria e Toni absolut i zoterise [italia e veriut] sikur nje Trafikant i rendomte Shqiptar kontrollon Qiejt. Kjo nuk i rri shume llogjikes. Vertete mund te jene shume pika ne harte per te ulur nje avion te vogel [qofte dhe ne nje rruge] por Shqiperia s’ka xhunglat e Peruse, avionin dikush do e shohe. Si u mbajtka sekreti?
***
Nuk para-gjykohet dhe mundesia qe zoteri [trafikanti] po na perdor Ne … deri diku. Opinioni Publik, Media dhe Politika, ndersa bejne hipoteza per “linja avionesh”; tani zoteria [trafikant] e ri-perforcon me nje naivitet a shkujdesi te garantuar [sic e sheh ai] “mundesine kaq komode/rutine” nga Ajri; kur… rruget normale vazhdojne nga Deti dhe Toka, e ne mbajme syte ne qiell. Transporti ajror, eshte nder me te rrezikshimit, por perdoret per shpejtesine qe ka, kostot shume te larta ne fitime e qe ngelet me rrezik me te larte ne kapje te personave te perfshire. Shpesh mund ta braktisesh nje makine e te largohesh, jo nje avion.
***
Personalisht nuk i besoj ketij personi, megjithe respektin qe kam per z. H.H. i cili nuk e ka zakon ti beje punet per gjysme e eshte gjithmone komprehensiv dhe i sakte. Ne kete rast per me teper ka nje scoop brilant duke ekspozuar veten ndaj nje rreziku potencial; ne fund te fundit, shume trafikantet…jane kriminele, gati perdorin dhune ekstreme. Kush eshte sadopak familjar me Kartelet/ historine e Grupeve Meksikane mund te kete degjuar per Amando Fuentes, nder me te pasurit baronet e droges, i cili vdiq ne mesin e viteve 90-te gjate nje operacioni plastik te ndryshonte pamjen. Ne mos gaboj ne fillimet e tij ka qene agjent apo dedektiv policie, me pas u be trafikant e pati krijuar nje “flote ajrore te droges”. Quhej “zoti i qiellit” pasi transportonte sasi te medha dhe ne nje frekuence te rregullt ne rajon. Per kete perdorte avione Boeing, pista regjionale ne Meksike e kishte bashkepunim me Policine Federale dhe Ushtrine. Perfshiheshin sasi te medha, te cilat sillnin aq para per fitimet dhe ushtrine e droges, per humbjet e per parate e korrupsionit. Nje Italian, nje avion qe doli tashti vone dhe 1-2-3 trafikante, nuk me duket bindes. Pa thene aspak se une kam te drejte 100% dyshoj ne versionin e ngjarjeve [per me teper kalkulimet/parane/sasite] e dhena per ne, me kaq miresi, nga i nderuari z. Trafikant.
Nuk e ka Shqiperia ate rendesi qe i japin te huajt [apo shpesh, ri-perserisim ne] ne trafikun nderkombetar te droges. Bota nuk do shume shkak te na shtoje dicka, droge kemi-dhe kalon; por asnjehere ne sasite qe manipulojne Lojtaret Kryesore.
P.a.b..
Cfare nuk shkon se dhe une po lodhem dhe spo e gjej. flm
skraparliu:Mos je gja nga fshati i Fuat Celes.Se ka prap gomar qe duan EH nuk habitem shume.Eshte heret te zhduket era e keqe e tyre.Te pakten aq sa zgjati ozurpimi i tyre aq do presim ky popull.