Djali i Isa Mustafës, Arbeni është përfshirë në një skandal ku bashkë me Shpëtim Hazirin, këshilltar i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, tentojnë ta bindin Egzon Azemin, aktivist i “Vetëvendosjes”, që ai bashkë me aktivistë të tjerë të kalojnë në LDK. KTV-ja ka siguruar disa incizime që dëshmojnë këtë bisedë.
Shpëtim Haziri takohet me Egzon Azemin të paktën në tri takime, për ta bindur që të kalojë në partinë e Isa Mustafës. Haziri, i cili shihet disa herë edhe me fytyrë në këto incizime, i premton Egzonit takim me Mustafën, duke e këshilluar, madje, që t’i kërkojë falje kryetarit të Prishtinës për kritikat që ia kishte bërë. Për ta bindur Egzonin, zyrtarët e LDK-së e takojnë atë me djalin e madh të Isa Mustafës, Arbenin. Ai thotë në një vend që është numri 2 në parti, por nuk dëshiron shumë të dalë në publik.
Në këtë takim të datës 26 të këtij muaji, Haziri kërkon nga Arbeni që të ndikojë për të emëruar dikë të afërt me të në Drejtorinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prishtinës. Egzonit, që është edhe kryetar i rinisë së gjimnazit “Sami Frashëri”, Shpëtimi ia bën me dije se nëse gjërat dalin në publik mund të ketë pasoja.
KTV-ja ka tentuar të marrë ndonjë prononcim nga Ismet Beqiri, Arben Mustafa e përgjegjës të LDK-së, por telefonat e tyre nuk janë hapur.
Moren dore dhe mesim mafios nga Rama DHE META BRAVO SHTET MAFIOZ KUDO NE sHQIPERI
o tin k…..i Rames e Metes u marrsh te keqen o rrace e ndyre se spijuni Isa Mustafa esht bythlepires i Sali Berishes e Luludhes dhe mesimet i merr nga ato,por ti si shpellar qe je,je shume driteshkurter nuk sheh me larg se hunda jote o pjelle e keqe.
or is po imiton salen si majmun cirku.