Nga perkendej Adriatikut memedheu duket qe po largohet me shume nga Europa, qe po largohet nga ne emigrantet. Edhe kete vit Shqiperia sipas statistikave nuk prodhoi asnje gje vetem krime e dengla. Europa as kete vit nuk mori mundimin ta hap kerkesen qe qeveria i ka derguar para disa vitesh per tu pranuar as si kandidate. Dhe nuk duhen shume gjera per te kuptuar realitetin qe ekziston atje dhe “pordhet dixhitale te qeverise” per per te fshehur hajduterine galopante miliardare te Saliut, te familjareve te tij e te klanit.
Realiteti eshte torta e famshme e shqiptarëve te uritur qe i marrin ushqimet me liste, qe vriten me njeri tjetrin per nje pëllembe toke ndersa per “pordhe dixhitale te qeverise” une zgjodha ne FaceBook faqen publike te Sali Berishes qe bisedon me simpatizantet e tij si ….kryeminister!
Ne prag te Krishtlindjeve ne kete faqe ishin vendosur dy fotografi te familjes Berisha per t’u treguar shqiptareve se sa te lumtur jane ne familjen e tij, qe nuk kane nevoje per torten e Lulit. Familja e lumturuar e kryeminstrit femijet e të cilit i mbushin jasteket çdo dite me nga tre milione leke, me buzagazin e tyre sfidonte ata femijet e uritur te tortes, sfidonte ata qindra femije te ngujuar qe nuk nxjerrin dot kokat ne dritare se i presin plumbat, sfidonte me keto fotografi Kryeministri me te birin ata dhjetëra jetimë te Gerdecit qe u vrau prinderit per te pasuruar Xenin, sfidonte jetimet e te vrareve ne 21 Janar. Sfidonte gjysmat e shqiptareve qe i ka hedhur ne lufte me gjysmen tjeter per pronat e per nje mije e nje probleme qe u ka krijuar. Faqja personale publike ne FB e Saliut tregon me te vertetë nivelin medioker te nje pjese te shoqerise qe brohoret per vrasesin dhe hajdutin e kombit, ajo faqe eshte ndertuar per t’i hedhur hi syve te popullit,por edhe per tu dhene zemer “çeçeneve” te Saliut .
Me nje shikim te pare “te urimeve te ndersjellta” ve re se nga shtatedhjete e ca “miq” te Saliut vetem kater pese flasin shqipe letrare dhe “urimet” janë të gjitha jane partiake, krahinore, fisnore. Natyrisht studimi i kesaj faqeje ne planin socialo-kulturor mbetet detyre e kopetenteve te ketyre fushave,por nuk mund te mos te te terheqin vemendjen gjuha e perdorur qe le shume per te desheruar. Ne nje shtet ku diplomat blihen me pare siç e bleu edhe ai “peshku” nga Italia natyrisht do te shpjere ne degradim kulturor te vendit.
Nga shtatedhjete e ca miq vetem dy largohen nga euforia e “tortes”. I pari i sugjeron qe te kete mendjen nga armiqte e brendshem te Partisë.
Ndërsa z.Kolldani me pak fjale pershkruan realitetin e memedheut; gjej rastin ta pergezoj per intelektin dhe kurajon per te qene i drejte.Shpresoj qe edhe neser sugjerimi i tij te gjendet ne FB. Ja çfare thote ai edhe duke qene simpantizant i partise, por ai me shume do atdheun: Aurel Kolldani: Z.Berisha ty te gjithe te levdojne po a e di ni ju se shume familje nuk kane leke te blejne ushqime jo vetem per kete feste por ne dite te zakonshme te vitit?! Shume bukur edhe ju jeni njeri njeri e keni te drejte te gezoni dhe personalisht uroj t’ja kaloni sa me lumtur po pak me kembe ne toke se po na merrni me qafe si komb ju dhe klani, partia, ose mafia, quajeni si te doni.
Duke ndjere urrejtje per ata qe i shkaktojne vuajtje popullit mendoj se po aq dhimbje i shkaktojne shoqërisë edhe shfrytezimi i naivitetit te nje pjese të saj qe mund te kenë nje mije e nje arsye qe i detyron te servilosen. Por FaceBook-u i Saliut eshte nje rrjete marimange per te kapur miza, insekte… e per tu thithur gjakun per efekt propogandistik. E per kete rrjete marimange Saliu ka perdorur edhe niperit e mbesat (te tijat dhe te sjellurat) duke publikuar fotografite e tyre, te cilat jane ne moshte te vogel, por etja per dhune psikollogjike e kesaj mostre vrasese nuk i kursen edhe ata, edhe pse jane gjaku i tij. Mjafton qe te ndjejne dhimbje kete fund viti femijet e viktimave te tij!
Email nga adresa: [email protected]
Shënim i redaksisë: Fotot janë dërguar nga lexuesi që ka nisur letrën. E falënderojmë për pjesëmarrjen në rubrikë dhe angazhimin.