Kryebashkiaku i qytetit të Lushnjes, Fatos Tushe është i arrestuari me profilin më të lartë deri tani nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Po çfarë ndodh tani me mandatin e tij në krye të Bashkisë së Lushnjes?
Bazuar në neni 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, shkarkimi i kryetarit të bashkisë nga posti bëhet vetëm nëse ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata.
Për Tushen do merret fillimisht vendimi i Shkallës së Parë i cili mund të apelohet brenda afateve ligjore. Vendimet e Gjykatës së Apelit quhen të formës së prerë dhe nëse kundër tyre bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.
Pra ligjërisht Tushe ka të drejtë që të qëndrojë në krye të Bashkisë deri në vendimin e instancës më të lartë gjyqësore, këtë rast të Gjykatës së Posaçme.
I njëjti nen ka dhe dy pika të tjera që sjellin largimin e tij nga posti.
Kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; ose nëse propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak për mosparaqitje në detyrë.
Nuk përjashtohet edhe opsioni i dorëheqjes nga posti.
Në rast se ai nuk vendos që të largohet vetë nga posti, Fatos Tushe ka të drejtë që të gëzojë mandatin e kryebashkiakut të Lushnjës dhe mbetet në dorë të tij nëse do ta do ta vijojë betejën ligjore në kërkim të pafajësisë me ose pa mandat.
Në favor të tij është precedenti i ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, i cili në vitin 2013 u ndalua për abuzim me tendera. Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 2 vite burg, por Apeli në 2016 e shpalli të pafajshëm.
o.j/dita
Do vije ndonje kokelope apo sharabajke tjeter, qe do vjedhe sa te munde, kaparin tek lideri dhe pasi t´i dale nami, do bejne gjoja sikur do e fusin ne burg.
Dy vjet burg “jane shume”..!… ata duan nje gurr ne qafe dhe ti hedhesh ne lume..!
Te drejtohet nga burgu