Email në adresën
Nuk e dimë, nëse në konferencat zgjedhore të PD që nisin tani do të bëhen analizat e humbjes së turpshme në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Nuk e dimë, as nëse krerët aktualë të PD (tutorët e saj) në qendër e në rrethe, do të japin llogari për këtë humbje përpara anëtarësisë së tyre. Nuk e dimë gjithashtu, as nëse ish-ministra e deputetë të kësaj partie dhe vetë Berisha, do të dalin e do të pranojnë publikisht përpara anëtarësisë, se humbja e PD në 23 qershor 2013 u shkaktua 100% vetëm prej tyre. Nuk e dimë, as nëse këta ish-ministra e deputetë që qëndrojnë e dridhen si “miu” përpara “carit” Sali, do të bëhen një moment “trima” e do të pranojnë realitetin.
Por një gjë e dimë saktë, sepse e ka deklaruar Lulzim Basha. Grupet e punës për përgatitjen dhe realizimin e zgjedhjeve të reja në PD, do të përbëhen nga ish-ministra, deptutetë e zyrtarë të PD, të cilët e çuan PD në humbje dramatike. Pra, sipas skemës “Basha”. PD do ta ringjallin, do ta rindërtojën e reformojnë ata që e “vdiqën” dhe e deformuan, që e bënë të urryer edhe për vetë anëtarësinë e saj! Hajde kryetar hajde,
pd eshte kthyer ne O.J.Q
do te ngjallen,kur te vdesi edi rama me ilir meten ne moshen 90 vjec nga perenia,pastaj esht per tu pare pd.