Policia e Gjirokastrës njoftoi një tjetër rast të tentativës së trafikut të lëndëve narkotike. Në njoftimin zyrtar thuhet se:
Rreth orës 22.30, të datës 16.05.2013 , në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në vijën e dytë në automjetin e dyshuar tip Benz veturë me targa AA 214 EJ, që drejtohej nga shtetasi Odise Papadhopuli , ku nga kontrolli ka rezultuar se në gomën rezervë në brendësi të saj u gjetën 12 pako, të mbështjella me letër natriban me madhësi e peshë të ndryshme, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike marijuanë me peshë të ndryshme secila rreth 10 kg Mariuanë .
Shtetasi Odise Papadhopuli, i datëlindjes 1957, lindur dhe banues në Gjirokastër, është arrestuar në flagrancë. Shtetasi i lartpërmendur lëndën narkotike e ka blerë në Lazarat dhe do ta trafikonte për në Athinë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celulari , lënda narkotike, si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike.