Një gjyshe 67-vjeçare nga Uellsi po planifikon martesën e saj me një djalë 29 vjeç. Joan Lloyd thotë se po çon në vend amanetin e bashkëshortit të saj, i cili në shtratin e vdekjes i kishte thënë të bënte gjoksin operacion dhe të gjente një partner të ri.
Pensionistja e gjeti të dashurin e ri nëpërmjet Facebook-ut dhe pavarësisht 38 viteve diferencë me të thotë se kanë një jetë aktive seksuale dhe po planifikojnë të martohen.
“Nuk e kam menduar kurrë se do të martohesha sërish, por do të ndjek zemrën. E di që jemi bërë për njëri-tjetrin”, thotë gruaja.
Joan e njohur burrin e parë kur ishte vetëm 19 vjeçe. Ata u martuan shumë shpejt pas njohjes dhe ajo i shërbeu burrit si një grua e përkushtuar për 15 vjet me radhë, pasi ai u prek nga një sëmundje në zemër, mushkëri, cirozë në mëlçi, diabet dhe Alzajmer.
“Para se të vdiste, David më tha të zmadhoja gjoksin dhe të gjeja një të dashur të ri. Fillimisht u shokova, por më pas e kuptova se ai donte që unë ta shijoja jetën. Më tha se e meritoja kaq gjë. Tani do të ishte krenar me mua”.
Edhe djaloshi 29 vjeçar nuk e ka problem moshën e gruas së tij të ardhshme. “Ashtu siç thotë nëna ime, mosha është thjesht një numër”, thotë ai.