Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur për vdekje duke i thyer nofullën një shtetasi grek, simpatizant i partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”. Gazeta Shqiptare shkruan në një artikull të sajini sot se arsyeja e përleshjes është bërë një koment i të riut grek kundër shqiptarëve në “Facebook”, i cili kishte shkruar “Do t’i vras shqiptarët” etj.
Mësohet se komenti i të riut grek ishte shkruar në murin e profilit të “Facebook”-ut të “Agimit të Artë”. Lajmi është publikuar në agjencinë greke “I Neës”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Patras. Në qendër të këtij qyteti, dy grupe të rinjsh me etni shqiptare dhe greke janë përplasur midis tyre, dhe më pas kanë kaluar në dhunë fizike e për pasojë një djalosh grek ka mbetur i plagosur. Shqiptarët e kanë parë të riun grek në rrugë dhe e kanë njohur nga fotoja e tij në “Facebook”.
Ata e kanë ndaluar dhe e kanë pyetur: “Ti je ai që do vrasësh shqiptarët?” Më pas ata e kanë rrahur të riun grek dhe janë larguar. Greku ka përfunduar në spital me nofullën të thyer dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Familjarët e tij janë drejtuar menjëherë në rajonin e policisë për të bërë denoncimin. Autoritetet greke i kanë identifikuar shqiptarët nëpërmjet fotove dhe kanë zbuluar se njëri prej tyre ishte me precedentë penalë, pasi më parë ishte përfshirë në një tjetër konflikt. Çështja ka kaluar në Prokurori, por i riu shqiptar që akuzohet se ka kryer agresionin po hetohet në gjendje të lirë, pasi është në moshë të mitur.
Partia neonaziste “Agimi i Artë”, me një mbështetje gjithnjë në rritje në Greqi deri në 9.7%, shquhet për retorikën e saj të ashpër për të huajt dhe emigrantët shqiptarë në veçanti, por edhe për qëndrimet e saj mbi të ashtuquajturin Vorio-Epir dhe historinë e Shqipërisë e shqiptarëve.
KE VRET TI MORE … PRIT PAK SE DO TA KALLIM GREKUN MORE POSAQI NUK JE ME SAL RRUGAQIN POR KETE BASH ME GJAK SHQIPTARI E JO ME FAZLLIQA E SHKARRAVINA ME SALUKA E JOZEFINA NE JANA KUQ E ZI E JO POSAQI JU KA DHAN SAL RRUGAQI JU RRUGEN E HAPUR…
(Komenti është redaktuar nga moderatori)
hallall qumshi i nones te pakten te msojn me respektu kto jevgjit se kur jon shum bohen asgana kur jon vetem jan legena .
shume gabim qe e kane rrahur grekun ,ka kush i vret shqiptaret ne kemi kryeministrin tone te dashur qe i vret ne mes te dite s bile kandidon edhe per kater vjet te tjera qe te vrase shiptare se nuk ngopet , mos ja vini veshin grekut se ata ne i kemi ne qeveri
Asnjë herë nuk i kam dëshiruar përplasje të kësaj natyre mes individësh shqiptarë dhe grekë apo serb qofshin. Në rastin në fjalë, nuk marr përsipër të bëj avokatin e ,,agresorit” shqiptar por më shqetëson fakti më tronditës kur Qeveria Shqiptare nuk ka ngulmuar që në mardhëniet me fqinjët të mbizotërojë parimi i reciprocitetit dhe i barazisë në të gjithë spektrin e marrdhënieve. Në fakt ka ndodhur e kundërta. Qeveritë tona vazhdimisht janë treguar inferiore në marrdhënie, sidomos me qeveritë greke. Ky qëndrim inferior ka sjellë përherë pasoja të pa këndëshme për shqiptarët e veçmas për emigrantët tanë në Greqi. Madje, e ndjejnë veten të fyer nga karshilliku i vazhdueshëm grek. Jo vetëm kaq por segmente të caktuar të shtetit grek, ndër vite(gjatë 20 viteve të fundit), u kanë marrë dhe jetën jo pak të rijëve shqiptar pa asnjë shkak e pa asnjë faj. Dhe Qeveritë tona kanë heshtur. Janë këta akumulime që shpërthejnë hera herës nga individë të veçantë bashkombas. Sidomos tani kur në skenën e politikës greke kanë hipur neo nazistët, të cilët tolerohen në mënyrë të turpshëme nga Qeveria aktuale e kolaboracionistit Sali Berisha
Bravo Pamvaresia
Gjukimi juaj Largpames me Ben borxhli
Po te ishin njerezit te gjith si juve Bota do te ishte shume here me mire nga ceshte sot madje Greqi- Shqiper apo Serbi akoma me mire Pra larg konflikteve qe sjellin vetem te
Keqia
kane filluar te vijne dhe nga greqia lajme te mira, sepse per te fituar respekt duhen dhe mjete demokratike, hallall qumeshti………
shume mire ja kane punuar legenit 🙂