Kreu i Qeverise Sali Berisha, tha dje në një konferencë të prezantuar në media si “konferencë kombëtare për biznesin social” se sot jepen 160 milionë dollarë nga buxheti i shtetit vetëm për ndihmë ekonomike dhe se “nëse nje pjese te ketyre fondeve do të jepeshin ne formen e mikrokredive do te kishim me shume punesim dhe dalje te familjeve nga varferia”. Po citoj Berishën sipas faqeve online të medias që lexova: “Qeveria ime shpenzon çdo vit për të ashtuquajturën ndihmë ekonomike 160 milionë dollarë, e cila, absolutisht, në një përqindje të madhe është një lloj shpërdorimi ekonomik,që ndahet në pjesë të barabarta atij që ka nevojë dhe atij që s’ka nevojë. Sikur një pjesë të këtyre fondeve t’i devijojmë dhe t’ua japin mikrokredi këtyre familjeve në nevojë do t’i ndihmojmë që me djersën e tyre të dalin nga varfëria, të kenë një jetë më të mirë”.
Duke patur parasysh që “qeveria e tij” zakonisht e bie pragut që të hapet dera, nuk do të ishte keq që analistët e ekonomisë të na sqarojnë nëse kjo është një parathënie e ndonjë strategjie qeveritare për të tjera shkurtime në kushtet e krizës. (këtë herë tek krodhja e bukës, ndihma ekonomike)?
Email nga adresa: [email protected]