Vargje të nënshkruara
Kapo Labi, Vlorë
E dashur DITË!
Nuk është e besueshme
Nga asnjë njeri
Që dy kry-kusarë
Kanë kaq siguri…
Dy vrasës, hajdutë
Që nënshkruan zinë
Pa ju trembur syri
Sfidojnë drejtësinë
Banditët kërkohen
Në çdo cep të vendit
Ata kapardisen
Në mes të Kuvendit?!
Do vijë ajo ditë
Vallë sa do jet’ larg
Kur të gjithë hajdutët
të bien në lak?
Përshëndetje nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.