Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Doda dhe Vokshi në Forumin Global të Grave Parlamentare në Islandë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Doda dhe Vokshi në Forumin Global të Grave Parlamentare në Islandë
Politike

Doda dhe Vokshi në Forumin Global të Grave Parlamentare në Islandë

anazapta
Published April 6, 2014
Share
SHARE

Deputetet Mesila Doda, kryetare e Aleancës së Grave Deputete të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetare e grupit të miqësisë Shqipëri-Islandë dhe Albana Vokshi kryetare e Komisionit të çështjeve sociale, morën pjesë në konferencën botërore me temën “Prania e gruas në politikë, kusht përparimi për shoqërinë”, ku merrnin pjesë deputete dhe senatore nga të gjitha kontinentet.

Në konferencë, Deputetet parashtruan qëndrimet e tyre lidhur me rolin e gruas në shoqërinë e sotme dhe sfidat e saj në shoqërinë shqiptare. Ato nënvizuan nevojën për një prani më të shtuar të grave në politikë, duke promovuar modelin e Islandës, i cili është listuar në 5 vitet e fundit si vendi i parë në botë për diferencën midis burrave dhe grave si dhe është vendi me praninë më dominonte të grave në politikë. Deputetet theksuan gjithashtu nevojat e mëdha të gruas shqiptare që përfshijnë problematika të rënda njerëzore, siç është fenomeni i dhunës në familje, i cili ende nuk po përballet në mënyrë serioze nga shteti dhe shoqëria, ashtu dhe ato të kushteve të pasigurisë ekonomike.

Gruaja shqiptare ka nevoje për ndihmë në rritjen e pjesëmarrjes në politikë, në forcimin ekonomik dhe në përmirësimin e rolit të saj në strukturën shoqërore. Sot janë mijëra gra, nëna e kryefamiljare që po pushohen çdo ditë nga administrate, duke keqkuptuar ndërrimin e pushteteve si hakmarrje mbi punonjësit e veçanërisht gratë dhe vajzat.

anazapta April 6, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • info analitike says:
    April 7, 2014 at 10:26 am

    A do t’ia kene thene Mesiles se ish kryeministrja islandeze Jóhanna Sigurðardóttir eshte lezbike apo ia kane kursyer qe te mos ndihej ne siklet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?