Deputetja e PD, Mesila Doda, thotë se analiza e humbjes së zgjedhjeve duhej të kishte nisur që gjatë muajve të verës. Në një intervistë për revistën “Klan”, Doda thotë se ristrukturimi i PD duhet të nisë që nga militanti më i thjeshtë, që duhet të ndihet i vlerësuar.
“Në optikën time duhet të jetë një proces që nis nga poshtë, pra me rinovimin e strukturave të partisë, të degëve dhe më pas në Këshillin Kombëtar, Kryesinë e sekretariatet. Thënë më qartë, nuk fillohet nga pozicionet e larta për të cilat folëm por nga militanti më i thjeshtë i Partisë Demokratike, i cili duhet të ndjehet i vlerësuar dhe i dëgjuar në PD”, thotë ajo.
Doda thekson se PD duhet të japë shembullin e një opozite që nuk bllokon dhe respekton shtresat tradicionale që e kanë përkrahur. Deputetja demokrate shton se PD dështon sa herë bën llogari meskine.
“Partia Demokratike është forca që ndryshoi vendin dhe që ngriti struktura të menjëhershme qysh në vitin e parë të ekzistencës së saj. Kjo e bën këtë forcë politike, një parti që ka në bazën e saj ideale dhe antikonformizëm. Pa u dhënë njerëzve arsyen e afrimit të tyre në Partinë Demokratike, dhe kjo arsye duhet të jetë larg interesave të momentit dhe qartësisht qasje idealiste politike, nuk do mundemi ta bëjmë PD një forcë fituese. Do të duhet të japim shembullin e një opozite që punon për vendin, që nuk bllokon, që ka kualitete shumë herë më të mira se maxhoranca dhe që di të mbrojë kauza të drejta politike pa u trembur dhe që di t’i fitojë ato, duhet të tregojmë veçanërisht që refuzojmë klientelizmin. Shtresat tona tradicionale përkrahëse, të persekutuarit, ish-pronarët, të rinjtë dhe të rejat, brezi i ish-studentëve të dhjetorit, do duhet të jenë pjesë e rëndësishme e strukturës që duhet të ringrejmë. Larg eksperimentet me nëpunësit që i varim edhe ofiqe partiake, larg praktikat që ja lënë partinë në dorë njerëzve që i lidh me PD vetëm interesi ekonomik. PD është parti e njerëzve të lirë dhe dështon sa herë bën llogari meskine e rrudhet kur tenton ta kthejë filozofinë në matematikë”.
Ndërsa në lidhje me zërat ndryshe brenda PD, një prej të cilëve konsiderohet edhe vetë, Doda thotë se kjo është diçka e shëndetshme.
“Partia Demokratike do ketë gjithmonë zëra ndryshe! Do të duhet, është e shëndetshme të ketë njerëz që e mendojnë ndryshe, por fraksionimi do e dobësonte ndaj nuk besoj se kjo do të ishte e shëndetshme për konceptin e strukturës së saj. Përsa më përket mua, mos dyshoni! Do të vazhdoj të kem mendimin tim, dhe do vazhdoj ta them atë me zë të lartë! …Demokratët i vlerësojnë njerëzit e vërtetë”, thotë ajo.
Mire e ke moj Mesila po ku na le Doktorri te bejme si thua ti.Jemi te detyruar te Econ ne gjurmet e atij.Po nuk ju plote sua deshira ai semuret.Une jam kryetar de jure por de fakto eshte Saliu ti e di pse ben te pa diturin.
Znj.Dode Si shume po ngrihesh dhe pa na bene analiza dhe mendime ndryshe .Ti mund te diskutosh duke i mbajtur syte nga Sal- lulushi.Po pe qe u vrejten ule tonin po te qeshen shaje Ramen dhe Meten .Po pe qe nuk reagojne do ta kesh pisk.Prit ndonje skenar .Mos udheto me makine as me tren Durres _Tirane por me biciklete.
Kujdes moter! Kujdes! Nuk duam te na mungosh si Liri Belishova ne krye te punve te partise .
te rinjte e te rejat qenkan me PD-ne?? Mesila na gajase…
Keto mendime te kesaje vajze Veriore pa tjeter dhe me plote bindje e them qe kupola e Partise Demokatike do ta cilesoi mendime “komuniste” Ne se nuk thuhen keshtu ateher ejani dhe bisedoni me mua ketu ne kete gazet. Mendime te tilla pere, Partin aktuale demokratike jen te pa pranueshme. Me vjen keq per Doden se ne se vazhdon keshtu nuk eshte qudi qe nje dite edhe kjo do te beje aksidente ne ndonje lendine si deshmitari i pare i pari deshmitare Trebicka apo Olldashi.! Me vjen keq, kame lexuar Edith Durham, ne te vertet ase une nuk e njof familjen Dodaj, pore ajo qe ne ate kohe fliste me superlative per familjen Doda. Ndofta kjo ishte edhe arsyeja qe Hoxha babain e saje e beri Drejtor te spitalit Kukes.
Kjo per Masila Doden.
Sa i perket problemev ku ajo kerkon nje analize ne PD nga baza deri larte kjo eshte kerkuar gjithmon pore askush nuk e ka bere.
Ne kete analize dalin mjafte probleme. Si ka mundesi qe Lideri ie kesaj Parti Sali Berisha ti jape nafte Sebise dhe asnjeher nuk u vu para pergjegjesise qofte edhe morale pore lere pastaj ligjor si tradheti ndaj atdheut?. Apo u be ngjarje e viti 1997 me autor Berishen dhe asnjehe nuk u be analize ne kete parti se c`fare ngjau dhe ku shkuam.!!!! Apo lage cofte te analizohet Gerdeci, vjedhja e votave 21 Janari,apo dhenja e detit Greqise me nje firme nga kulla e fildishte.! Te gjith keto kane ne esence edhe kerkesat qe ben zonja Doda.Analiza per te gjetur themelin e Partise Demokratike themelin e vertet dhe per ti dhen kesaje partie vertet vlera njerzore qe deri tani vece keto nuk i ka pasur.
Keto qe po thua ti sot,Azem Hajdari,Shinasi Muja,Arben Broci…..E te tjere qe ti i njeh me mire,e kane thene 23 vjet me pare.e dime perfundimin.
Vajza eshte e lindur dhe rritur ne Tirane. Eshte vajza e nje doktori te nderuar dhe human.Ka studiuar jashte dhe eshte e formuar me mire se shumica e PD. Kujdes vajza Fatmir Dodes, se kriminelat e Saliut ta bejne si Olldashit…terhiqu dhe rri ne hije, se do te vi koha e te rinjve.
Mbesa e xhemiles or taj…!
Po e dredh dhe Mesila, po u afrohet shaleve te PS, me sa duket po e kupton qe PD nuk vjen me ne pushtet por do dale force e 12 politike me 3-4 deputete, si partia shpetim idrizit
PER KETE TE KISHE REAGUAR NE KOHE MOJ MESILA, SE HENGRE DHE PIVE ME HAJDUTAT, APO KUR VININ PARATE NE XHEP ISHIN TE EMBLA.
Te shpresosh ende se partia kriminale PD të rimarr jetë, pas vdekjes qe i dha Sovrani është e njejtë si deshira e Berishês të konsultohet me Ramizin! PD është partia e parë kriminale që Sovrani e varrosi me 23 qershor dhe nuk ka ringjallje të saj! Kjo dhe per faktin novativ botror se partitë politike dhe njeshat e tyre duhet të vdesin! Tani pritet vetem 300 ditshi i proves së Rilindjes që mesiguri nuk do mbaj premtimet dhe
Sovrani ta varros dhe kete parti! PD ishte bandë kriminale e Sali Berishës që shkateroi vendin totalisht dhe vrau mijra vende pune! Vdekja e saj ishte e merituar. Nese diaboliket e mbetur në PD kerkojnë si donkishotë të rikthejnë të kaluaren dhe do provokojne Sovranin,Shqiperia do perfshihet si keto dite Italia në rrevoltat e të papuneve dhe të verferve! Movimento dei forconi(Levizja e hurit-cfurqeve-) do pushtojë vendin dhe nese shqiptari rremben hurin,nuk ka beteje qe nuk e fiton,pasi ne dallim nga italianet,shqiptaret kane 20 vjet qe partite politike dhe banda kriminale PD po i vret dhe varferon! Kujdes, mesilizmit femror qe duket mbetet arma e fundit e PD per të ringjallur disa shpirtra maskilistë qe kanë vdekur dhe jane varrosur perfundimisht në shpellat e harreses shqiptare! Sovrani duke vdekur te gjitha partite politike,do marre në dore fatet e tij. Asnje dyshim per kete novitet botror tashme ku vdekja e njeshave partiake do shoqerohet me evolucion veprimi ku njesh është vetem Sovrani! Kush beson tek e shkuara me luftra klasash e korrupsion, ka besuar varrezën e vetes! Nuk ka te djathte, të majtë thote filozofi italian Cacciari,por qytetare qe luftojne per progres dhe mirqenie për cdo njësh të njeshit Sovran! Kur ti mesojë Mesila këto,mesilizmi i saj ka vdekur,sikurse partia kriminale PD ku mjerisht ende militon!
Bravo SHpiragu te pershendes Mesila mencurine ja pame keto tete vite por ne kete shkrim po me duket tjeter po ri moj mesila sovrani ju goditi keq jeni nje Parti neonaziste qe keni sherbyer kundra interesave kombetare e vemendje ki nga ndoje skenar brenda p . d
Nuk e zbrazi kot Salushi buxhetin e shtetit moj Mesila!E dinte para teje se nuk ka me cecene ne Bathore dhe demokrate te Mamurrasit kamikaze mish per top.Ka valixhet me pare,qe t`ju heqi duke qesh.