Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëri të qartë në një njoftim për mediat se subjekti “Atllas” sh.p.k, me status të “magazinës fiskale”, ka asgjësuar në kundërshtim flagrant me Ligjin 61/2012 “Per Aksizat në Republiken e Shqipërise” si dhe me VKM 612, date 05.09.2012 për dispozitat zbatuese të këtij ligji, 1850 ton melase (lendë e parë për prodhimin e alkoolit) pa praninë dhe kontrollin e autoriteteve doganore, sipas një njoftimi zyrtar të Doganave. Për këtë veprim të kundraligjshëm është marrë tashmë vendimi per pagesën 101.182.500 si detyrim akcize i munguar si dhe penaliteti përkatës. Gjithashtu, me date 09.10.2013, gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e specializuara ne fushën e akcizës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në magazinën fiskale të subjektit “Atllas” sh.p.k. u gjetën diferenca të theksuara midis deklarimit të subjektit dhe mallit fakt. Ndër të tjera, rezultoi se mbi 9300 litra alkool anhider janë hedhur për konsum në mënyrë të paligjshme duke shmangur detyrimin e aksizës në shumën 4.204.350 lekë. Për këtë shkelje të dytë subjekti është penalizuar në shumën 16.871.400 leke (detyrim i munguar dhe penalitet). Totali i penaliteteve për këto dy shkelje te konstatuara arin ne rreth 118 milion lekë. Personeli doganor përgjegjës për mbikëqyrjen e magazinave fiskale është pezulluar si dhe po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive administrative apo penale te tyre.
3 Comments
Pyesim:perse nuk dokumentohet emertimi i subjektit ,vendodhja etj specifikime qe do te inkurajonte komunitetet te ishin informues per c/ka per arsye te ndryshme ???jo gjithmone vihen ne mbikqyrje dhe hetim.Kontrolli i organeve te specializuara nga pervojat boterore per abuzime zbulojne e shumta 40-45%,pjesa tjeter ka “autoritetin”e atyre qe e pesojne nga vjedhjet dhe abuzimet!
Si veprohet ne te tilla raste .Kur pyeta nje burre te moshuar sesi behet kur zbulon nje skandal ekonomik me tha :Dgjo .Une jam pak i moshuar .Kam jetuar kohen e Zogut e te Diktatures. Ata jo veten qe te sekuestronin pasurin te hiqnin lejen e aktivitetit por dhe te fusnin ne burg. Hoxha shkonte dhe me tutje .Denonte dhe pjestaret e familjes me interrnim .
Tani jemi ne demokraci dhe mendja ma thote :Te cdemtojne arken e shtetit dhe ne raste perseritje ti hiqet leja e aktivitetit .Mbasi pim kafen vazhdon .Kam jetuar me djersen e ballit.Nuk jam i pasur por me pelqen qe vendi ka pasanik .Te stimulohen ne rruge te ndershme se mbajne ne kurrize mijra njerez ne pune . Pushtetaret qe abuzojne per perfitime personale nuk duhet te kene vend ne organet drejtuese.Plak … Plak por mendjen e kishte top.
Vite me pare Tatim-Taksat Gjermane thirren me ngut ish trajnerin e kombetares shqiptare Hans Peter Brigel se nuk kishte derdhur taksen e fitimit nga shitja e lojtarit Sforca tek ekipi gjerman Kazerslautern. Ose pagua i than, ose burg. Iku me vrap, pagoi dhe u rikthye.
Ketu tek ne Saliu beri nje shtet informal, siç po dalin fakte çdo dite dhe nepermjet megafonit te prishur, Lulit, por edhe vet pa pike pergjegjesie e turpi, dalin e shajne pasardhesit. Turp. Pse keshtu behet e forcohet shteti?