“Më e dhimbshmja është se kjo vizitë ndodh në vigjilje të 100 vjetorit të përndjekjes së bashkëkombësave tanë e cila kulmon me masakrat e Qershorit 1944 ndaj popullsisë së pambrojtur të shqiptarëve të Çamërisë, asokohe nënshtetas grekë – thotë kreu i AP-së.
Artur Dojaka, kreu i Aleancës Popullore, partia që u rendit e pesta në koalicionin e majtë të 23 qershorit, ka komentuar dje vizitën e Venizellosit në Tiranë.
“Si një forcë politike përfaqësuese e çdo shqiptari çam, lab, myzeqar, dibran etj. do të vlerësonim që përfaqësuesi i qeverisë greke të mbartë në valixhen e tij diplomatike edhe apologjinë e munguar deri më sot për genocidin e ushtruar ndaj bashkëkombësave tanë – thotë ndër të tjera Dojaka në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e shtypit e AP-së.
“Vizita në Tiranë e zv/kryeministrit, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Greqisë, zotit Venizellos ndodh në vigjilje të 101 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, i cili tashmë po bën afro 5 vite si anëtar i NATO-s, pjesë e së cilës është edhe Greqia. Kjo vizitë e zyrtarit të lartë të qeverisë greke ndodh gjithashtu në javët e para të fillimit të administrimit të pushtetit nga koalicioni shumë partiak i dalë fitues në zgjedhjet e 23 Qershorit, pjesë e të cilit është Aleanca Popullore. Vizita e zyrtarit të lartë ndodh gjithashtu në vigjilje të 100 vjetorit të Konferencës së Londrës (për kombin shqiptar e njohur si konferenca famëkeqe e Londrës), në të cilën u vendos një nga padrejtësitë më të mëdha të shekullit XX, ajo e copëtimit të trojeve shqiptare. Në këtë përkim datash të rëndësishme, pa dyshim më e dhimbshmja është se kjo vizitë ndodh në vigjilje të 100 vjetorit të përndjekjes së bashkëkombësave tanë e cila kulmon me masakrat e Qershorit 1944 ndaj popullsisë së pambrojtur të shqiptarëve të Çamërisë, asokohe nënshtetas grekë. Si një forcë politike përfaqësuese e çdo shqiptari çam, lab, myzeqar, dibran etj. do të vlerësonim që përfaqësuesi i qeverisë greke të mbartë në valixhen e tij diplomatike edhe apologjinë e munguar deri më sot për genocidin e ushtruar ndaj bashkëkombësave tanë. I rekomandojmë zotit Venizellos që këtë deklaratë ta arshivojë si shprehje të një mirëseardhjeje me kushte – thuhet në deklaratë.
Cdo gje regullohet ne Europen e bashkuar,por jo me radikalizem nga te dy krahet si nga pala Greke e ajo Shqiptare!
Idrizet, Muhedinet nuk jan vecse nje perpjekje per te destabilizuar Europen ne sherbim te interesave amerikane!
Kroatet nuk mendojne si juve . Megjithse jane ne europe. Per Parlamentin e Kroacise votojne gjith kroatet qe jetojne ne Bosnje.Gjuha sot zyrtare kroate bazohet ne dialektin e kroateve te Bosnjes. Ato e konsiderojne pjesen kroate te bosnjes si toke kroate por momentalisht ne territor te nje shteti tjeter …..Nuk eshte pune Idrizi etj. Cfare ofron Paria e Z. Dojaka ne aleance me PS me teper se PDIU qe eshte ne aleance me PD..tung
Kroatet jetojn ne Bosnje me pashaporte te kroacise e jo te bosnje hercegovines edhe pse jan te ndare dhe quhet Kroaci e bosnje federacion!
E ke gjet Beno,se duke fillu me emrat qe mbajne jane ashiqare amerikon te terbum fare…! Ceshtja came eshte nje ceshtje qe ashtu si edhe ceshtja Kosovare gezon mbeshtetjen e USA, nderkohe qe perfaqesuesve te kesaj ceshtje ne Shqiperi nuk ka shtet qe i del zot me aq shume zullume qe kane ne kurriz. Ky syzja i AP me duket me shume cifut se cam. Hajt tung.