Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Domosdoshmëria e votimit elektronik
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Domosdoshmëria e votimit elektronik
Politike

Domosdoshmëria e votimit elektronik

Elton Tafaruci
Published June 3, 2016
Share
SHARE

Nga Koço Kokëdhima

Shqipëria ka një sistem politik e kushtetues jofunksional, pothuajse të kalbur dhe të korruptuar. Kjo situatë e ka fillesën te sistemi i pabesueshëm elektoral. Në Shqipëri politika nuk është një treg i hapur ku do të konkuronin lirshëm platformat, idetë, programet, alternativat dhe individët.

Administrimi i procesit të votimit dhe numërimi i votës janë lehtësisht të cënueshëm dhe me kosto të larta për shoqërinë. Në administrimin dhe bërjen e zgjedhjeve kontribuojnë mijëra shqiptarë të mirë, të ndershëm dhe idealistë, që e duan vendin dhe janë të ndërgjegjshëm për rolin jetik të zgjedhjeve të lira e të ndershme për të gjithë ne.

Ndërkohë, të ashtuquajturit “heronj” të partive në këtë proces, në një masë jo të vogël, historikisht janë shpërblyer me poste pune, të drejta, shërbime, pasuri etj. Me këtë shpjegohen pjesërisht edhe shumë nga ato histori të këqija kur në krye të punëve e në drejtim vendosen njerëz pa vlera e merita, të inkriminuar, të pashkolluar, me diploma false, të pasjellshëm e të urryer nga qytetarët.

Unë kam drejtuar zgjedhjet nga Partia Socialiste në vitet 2013 dhe 2015 në disa nga bashkitë e jugut, në Qarkun e Vlorës, dhe garantova atje një proces absolutisht të pastër votimi e numërimi. Në të shkuarën, nuk kam qenë pjesë e elitës politike të këtij vendi.

Megjithatë, gjithmonë kam besuar se krimi më i rëndë ndër të gjitha krimet që janë kryer në Shqipëri, është vjedhja e votës dhe kompromentimi i sistemit elektoral. Këtë krim, që e shkatërroi këtë vend, e mbolli Salih Ramë Berisha i ndryshuar në Sali Ram Berisha. Partitë politike shpesh herë në të shkuarën janë sjellë si “banka” votash. Ato kanë “kredituar” parti apo individë pavarësisht si e ka adresuar populli votën.

Për këtë arsye vazhdojnë të rrijnë në treg partiçka dhe individë që në politikë s’kanë asnjë mision tjetër veçse të bëjnë fitime përmes korrupsionit. Votimi elektonik do ta lehtësonte Shqipërinë nga kjo situatë dhe do shënonte një progres të madh drejt shëndoshjes së sistemit politik dhe institucioneve kushtetuese.

Pa një sistem elektoral të pastër e të besueshëm, asnjë reformë tjetër e sistemit kushtetues nuk do të japë rezultatet që do të dëshironim.

Elton Tafaruci June 3, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
7 Comments
  • Albi 2016 says:
    June 3, 2016 at 1:35 pm

    Ide fantastike u jep shqipetareve mundesine te votojne dhe qe vota e tyre te shkoje ne destinacion dhe jo te transformohet rruges si dhe mundesia qe te votojne te gjithe aty ku jane gjithe shqipetaret. E fundit rezultat i shpejte

    Reply
  • Yllka says:
    June 3, 2016 at 1:43 pm

    Super IDE! Jeni njeriu me me vizion! Mendoni per shqiptaret ne e mbane!
    Komplimentat depuet!

    Reply
  • Kristal says:
    June 3, 2016 at 1:52 pm

    Eshte per tu pergezuar ky lloj sistemi! Po ashtu sic eshte per tu vlersuar menyra e organizimit te strugturave te PS! Dhe te mendosh se te gjitha keto marin jete nga idet te suksesshme,dashamirse,funksionale te z.Kokdhima! Dhe padyshim sic gjithcka tjeter ,ideuar ,realizuar prej tij me perkushtim max,ne te mire te gjithe vendit,po ashtu dhe ky sistem eshte ne te mire te gjithe shqiptarve. Respekte per cdo veper te mire per popullin,respekte per njerzit qe punojne per te! Respekte per Z.Kokdhima!

    Reply
  • kristina says:
    June 3, 2016 at 1:53 pm

    Eshte i domosdoshem votimi elektronik ne Shqiperi..Eshte e vetmja menyre per nje sistem elektorial te paster.

    Reply
  • Anushka says:
    June 3, 2016 at 1:57 pm

    Nje nga idet me te mira,jrni njeriu me vizionar dhe politikani me i mire.

    Reply
  • Zenel cepo says:
    June 3, 2016 at 3:10 pm

    Jeni shume I respektuar I nderuar deputet. Inovativ ne cdo ide. Respekt dhe mirnjohje pa fund

    Reply
  • Faik agolli says:
    June 3, 2016 at 3:24 pm

    Vota e lire dhe e ndershme eshte maja e nje shteti ligjor dhe demokratik ku ligji respektohet dhe vota i shkon ne destinacion respekte Z.Kokdhima

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?