Bashkimi Europian ka rihapur kufijtë për turistët duke përfshirë edhe shqiptarët.
Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar hartën e lëvizje dhe kriteret që duhet për shqiptarët që udhëtojnë drejt BE-së, duke u bazuar në respektimin e masave anticovid.
“KUJDES! Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mësipërme. #EgjithëVëmendjaPërQytetarë”, shkruan ministrja Xhaçka.
Gjithashtu në faqene ministrisë jepet edhe linku i hartës. Pas klikimit në link, zgjidhni një vend në hartë e gjenerohet info e duhur për hyrjen në territorin e vendit respektiv.
Njoftimi i plotë:
INFORMACION MBI LEVIZJEN E SHTETASVE SHQIPTARE NE SHTETET E HUAJA
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.
Këshilli i BE ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian: https://bit.ly/3cSërI9
Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi të fundit, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara rast pas rasti dhe sipas çdo shteti. Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla. Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së: https://reopen.europa.eu/en/
Per te mesuar me teper , zgjidhni shtetin: https://punetejashtme.gov.al/map.html
j.l./ dita