Pavarësisht temperaturave të larta, kryeministri Berisha prej kohësh nuk e heq jelekun, i cili sipas hamendësimeve fsheh një antiplumb. Por pavarësisht kësaj mase sigurie, një numër i madh truprojash e shoqërojnë atë në çdo takim me qytetarët, madje edhe në daljet private me familjen. Por dy ditë më parë, një incident me truprojat e kryeministrit i ka kushtuat shtrenjtë një lypësi.
Sipas gazetës Shqiptarja.com, dy ditë më parë, Berisha ka qenë në një klinikë dentare, për të kuruar një dhëmballë. Pas daljes së saj, Berishës është përpjekur t’i afrohet një lypës që njihet në Tiranë me emrin “Taku i Lemes”. Por, badigardët e Berishës e kanë goditur dhe e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë. Më pas “Taku i Lemes”, ose Spartak Boshani, që është emri i tij i vërtetë, është çuar në autombulancë nga forcat e policisë, por nuk është kuruar nga mjekët, me arsyen se është lypës.
Pse sipas jush,kush te doj mund ta takoj kryeministrin e nje vendi.
po mire nuk duhet ta takojne te gjithe,po doktoret pse duhet ta len pa mjekuar,ata ne radhe te par duhette jen human.sa keq qe ka kaq dallime ne shqiperi
Nuk le hale pa mbrojtur or mark.uk .m
Me keni shpetuar vetem ju,se kishit perfunduar ne hale me kohe.
Normale nuk mund t’i afrohet cdo person nje figure politike, aq me teper nje kryeministri. Bodigardet ate funksion kane, ta mbrojne, te mos lejojne njerezit t’i afrohen me shume se cduhet. Nuk duhet te gjykojme cdo gje qe degjojme pa argumenta. Duhet te jemi pak me shume gjakftohte dhe objektiv. Kjo eshte dicka qe e degjojme kudo neper bote.
Sa per antiplumb nuk eshte fare e vertete keto jane thjesht spekullime. Neqoftese jeni vertet te bindur qe doktori mban antiplumb atehere ballafaqohuni me doktorin por ai njeri nuk ka nevoje per antiplumb sepse njerezit e duan shume per ate qe eshte! sa per lypesin nuk eshte fare e vertete qe e kane dhunuar sepse doktori njifet per shpirtin e tij human dhe familjar dhe kurresesi nuk do ta kryente nje akt te tille. Mos shpifni ne kete fare feje se nuk keni prova per te 2-ja faktet! Kujdes!!