Berisha ka ka punuar me një strategji afatgjatë për të penguar zbatimin e ligjit në luftën ndaj krimit. Kapja e sistemit gjyqësor është e rëndë: ka dhënë pasoja shumë të dhimbshme, të pakorigjushme. Më shqetësuese është që fajtorët jo vetëm janë falur dhe nuk janë dënuar, por edhe janë graduar në poste të larta shtetërore, kurse viktimat janë dënuar. Drejtësia në Shqipëri është në koma. Megjithatë ajo mund të ringrihet e të ribëhet shumë shpejt por kurrë me reformat-mballoma allashqiptarçe, por nëpërmjet një revolucioni në të gjithë piramidën e Gjyqësorit. Këtë punë për mua mund ta realizojë vetëm një mision i huaj amerikan si miku e aleati ynë historik. Europa ka problemet e veta serjoze dhe ka institucione shumë të brishta e pa eksperiencë. Ju lutem pranoni disa mendime modeste 1-Gjyqtarët për të gjitha shkallët e gjyqësorit të emërohen me konkurs nga misioni amerikan për 4-6 vite me qëllim largimin e të paaftëve “juristëve” plepistë e servilë të pushtetit. 2- Sistemi gjyqësorë sipas gradave të shpërblehet me paga dinjitoze më të larta se të kryeministrit. 3- Gjyqtarët që shkelin kodin penal dhe parimet e gjykimit dhe nuk japin drejtësi të dë nohen me burg deri 20 vjet nga Gjykata e Lartë. Prandaj u lutem Akt noë (pas 23 Qershorit) për të ringritur gjyqësorin e rrë zuar në Shqipëri, për të kthyer besimin e shqiptarëve tek Drejtë sia. Përndryshe sistemi ynë shoqëror është seriozisht i kërcënuar dhe shqiptarët do të vuajnë shumë gjatë.
Letër e nënshkruar: Teki Koka, Tiranë