Ndryshe nga paraardhësi Gjon Pali II-të, i cili nuk ishte në gjendje të drejtonte Kishën gjatë viteve të fundit të papatit të tij për arsye shëndetësore si rezultat i moshës së thyer, Bendedikti XVI-të e kupton se në kohën tonë dinamike Kishës i duhet jo një figurë kukull, por një udhëheqës aktiv… Vatikani është nga natyra konservator dhe për pasojë, asnje papë, pavarësisht nga autoriteti i tij, nuk mund ta ndryshojë rrënjësisht një institucion thellësisht tradicional. Nga ana tjetër, dorëheqja nuk duhet të shqetësojë Kishën Katolike dhe besimtarët katolikë pasi largimi i Benediktit XVI-të nuk do të rezultojë në përçarjen e Vatikanit, sic mund të kishte ndodhur në mesjetë. Papa i ri do të ketë mbështetjen e Benediktit XVI-të. Edhe pse Benedikti XVI-të nuk do të ketë të drejtën e votës, ai do të luaj një rol të rëndësishëm në seleksionimin e kandidatëve dhe emërimin e pasardhësit të tij. Vlen të përmendet se Benedikti XVI-të ka emëruar një numër të konsiderueshëm.
Dr.Gëzim Alpion, Universiteti i Birmingamit