Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar në lidhje dorëheqjen e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.
Më poshtë, reagimi i plotë i Ramës:
Kur e kemi zgjedhur Elvis Roshin si kandidat për Kavajën, kemi marrë si për të gjithë dëshminë e penalitetit. E cila ka rezultuar e bardhë. Po ashtu, kur e kemi mbështetur rikandidimin e tij, kemi sqaruar në rrugë operative të gjitha akuzat e bëra ndaj tij. Dhe asgjë nga çfarë kanë pretenduar akuzuesit e tij publike deri me sot, nuk ka rezultuar e vërtetë.
Duke i njohur dhe respektuar gjithnjë vështirësitë që të rinjtë shqiptarë kanë kaluar përmes dallgëve të larta të jetesës emigracionit, kam besuar dhe besoj se historia e Elvisit, apo Ervinit, ka qenë thjesht njëra nder historitë e panumërta të djemve që janë përplasur nëpër ato dallgë, duke jetuar mes ëndrrës për t’ia dalë dhe makthit të rikthimit mbrapsht.
Ndërrime emri për të mos u kthyer mbrapsht, përzënie për qëndrim pa leje, kalime ilegale kufiri e me radhë, janë akte të paligjshme që në vitet ’90 i kanë bërë shumë e e shumë emigrantë në rrugën drejt ëndrrave të tyre.
Prandaj edhe nuk e kam fshehur përçmimin tim ndaj hipokrizisë ekstreme të atyre që kanë shumë gjera për t’u turpëruar apo fshehur nga jeta e tyre në politikë dhe i turreshin kryetarit të Bashkisë së Kavajës me gjithfarë shpifjesh e akuzash.
Ashtu sikundër nuk kam pasur pse ta fsheh respektin për punën e jashtëzakonshme të Elvis Roshit për Kavajën, e cila sot është kthyer në një shembull të shkëlqyer transformimi.
Por fatkeqësisht sot, një verifikim i thelluar ka nxjerrë në dritë një fakt deri tani krejt të panjohur dhe të papërfolur ndonjëherë për Elvis Roshin, për të cilin nuk është lënë gënjeshtër pa treguar. Elvis Roshi është dënuar në moshë të mitur në Itali nga gjykata e të miturve!
Jam i keqardhur, por aspak i lëkundur në bindjen time se kur hyn në mes një problem me drejtësinë, vendimmarrja s’ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi.
Kam qenë dhe mbetem i prerë në këtë pikë: Fajësinë nuk e caktojnë partitë as mediat po gjykatat. Gjithkush sulmohet me opinione kriminalizuese të pambështetura në fakte po në shpifje, meriton solidaritet.
Ama gjithkush që ka një dënim gjykate me heqje lirie, nuk e ka dot mbështetjen e Partisë Socialiste për të kandiduar për çfarëdo qoftë apo qëndruar në një detyrë publike që ka. Fakti në këtë rast që Elvis Roshi nuk e ka vuajtur asnjë ditë dënimin sepse ka qenë në moshë të mitur, nuk mund të ndryshojë gjë.
Kjo ka qenë linja ime në këtë aspekt shumë më përpara se sa të kalonte ligji i “dekriminalizimit”, kjo është linja jonë edhe sot. Asgjë nuk ndryshon në raport me hipokritët e lartpërmendur dhe po ashtu asgjë nuk do të ndryshojë në pikën e lartpërmendur.
Dhe ndryshe nga partia përballë që tjetër thotë e tjetër bën me papastërtitë e hatashme që ka në grupin e saj parlamentar, deri edhe duke justifikuar shkeljen haptazi të ligjit të “dekriminalizimit” nga një deputet i saj, në familjen tonë politike nuk ka llafe përballë fakteve të provuara. Kush gjendet në shkelje të kësaj linje as nuk mund ta marrë, as nuk mund ta mbajë një detyrë me mbështetjen tonë.
Kam besuar dhe me siguri do të besoj gjithnjë se të trajtosh një njeri si kriminel për vepra që nuk i ka bërë, është kriminale. Ishte kriminale dje dhe mbetet kriminale sot e gjithmonë, çdo shpifje, akuzë, fabrikim që synon të kriminalizojë një person për shkak të detyrës. Edhe Elvis Roshin!
Besoj po ashtu se edhe vetë dorëheqja e Elvis Roshit sot, u jep të gjithëve një tjetër provë të qartë se në Partinë Socialiste në këta 32 muaj qeverisje ka fituar një parim i panegociueshëm:
Kur një fakt i provuar nxjerr në pah një problem që i takon drejtësisë, pushteti ynë nuk futet kurrë mes drejtësisë dhe cilitdo ndër ne.
Duke e konsideruar të përfunduar shërbimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës, do të vazhdoj ta mbështes me gjithë zemër projektin ambicioz të Rilindjes Urbane të Kavajës.
Ty hallall ta befte zoti,, po kalbe ate saliun, boll meeeeeeeeeeeeeeee. boll me luliiii, booollllll. drejtesi edhe per ata jo vetem per te tut
Kryeministri Rama thote nder te tjera: Fajësinë nuk e caktojnë partitë as mediat po gjykatat.
Po PD-ja meqenese edhe donte ligjin per dekriminalizimin perse nuk e largon Xhelal Mziun? Nje meg-hajdut.
Ndryshe nga PD, Rama drejtesine ja le ne dore gjykatave dhe jo si Berisha qe ligjin dhe gjykaten i bente vete sa her kishte raste te ngjashme ne partine e tij..
Bravo zoti kryeministyer eshte vendimi me i mire qe keni nderrmare edhe pse mund te jete denuar per hic gje , tani nje sahat e me pare te nxirrni para drejtesise saliun me shoket e tij , ata vertet jane te zhytur dhe te perlyer para drejtesise .
O edi po mir mor se e morem vesh se kto te tut po hikin vet e sjane kto problemi, po ato kriminelet qe hengren 8 apo 4 vjet e tani dalin me shpat ne dore e bejne si te ndershem do merret kush me to apo si e ke mendjen, do ta cosh deri ne fund ate reformen ne drejtesi te filloj sita dhe andej se deri tani ja kane hedhur me gjykata e me prokuroret qe kane vene po vet
Qyfyre nga Shqiperia e rilindjes se mavrinjte!
Thote Rama: ” Kur e kemi zgjedhur Roshin…kishte deshmi penaliteti te bardhe”!
Ah,e paska pasur te bardhe,por na i qenkej nxire pasi u zgjodh…!!!
Nuk ia vlen te komentosh me tutje marrezira te tilla,qe zoti Rama i thote perdite,e me te cilat jemi mesuar.
Zoti Rama eshte ne boten e tija te cudirave.
Por,ajo qe me le pa fjale,eshte reagimi i te tjereve ne kampin e mavinjte te rilindjes.Duke filluar nga ata qe vijne pas Rames,e deri tek socialisti me i thjeshte.
Sepse,supozohet se keta jane njerez normale,me kembe ne toke,qe s’mund ta ndjekin Ramen ne arratine e tij ne qiejte e delirit.
Me tmerroi,me shume se me cuditi,menyra qe kishte zgjedhur Partia Socialiste,per te reaguar mbi terheqjen e Kryebashkiakut te tyre trafikant droge dhe femrash.
Ata kishin zgjedhur nje femer,nje grua,nje shoqe,shoqen Gjylameti.
E tmerrshme!
Po si ka mundesi,qe perhere kur flitet per trafikante te ketij lloji,PS-ja e zotit Rama,nxjerr femra,shoqe per t’i marre ne mbrojtje ata?!!
A nuk ju duket pak perverse kjo?!
E ne fakt,eshte shume perverse.
Keshtu ndodhi edhe me nje trafikant tjeter prostitucioni,me Arben Ndoken,para dy vitesh,kur Rama i beri me shenje shoqes Xhacka( e regjistruar kjo,per turp,nga kamerat) te ngrihej ne kembe dhe t’i bente ate pyetjen provokuese Strazimirit me qellim qe te ndersente Ndoken kunder tij.Dhe ashtu ndodhi vertete.
Menjehere,sapo shoqja Xhacka i beri pyetjen Strazimirit,trafikanti i prostitucionit,kolegu i shoqes Xhacka e goditi ate me grusht.
Perhere pyes veten,mire keta burrat,medemek burrat,e PS-se qe i mbrojne trafikantet e prostitucionet por,medet medet medet,por grate e PS-se,shoqet deputete,si marren guximin qe jo vetem te ulen prane tyre ne Kuvend,jo vetem te pine kafe shend e vere ne kafeterine e kuvendit,por edhe t’i mbrojne me zjarr trafikantet e gjinise se tyre??!!!
Nuk e di,nuk e di!
Nuk kam fjale.Sinqerisht,nuk kam fjale.Nuk ke c’te thuash.Kjo kalon cdo perversitet.
Nganjehere mendoj me vete,po si mund t’u pergjigjen valle keto shoqet socialiste deputete,familjareve te tyre,bashkeshorteve,vellezerve,motrave,nenave,baballareve,femijeve e niperve te tyre, kur keta t’i pyesen per keta trafikantet e prostitutave qe i kane kolege,shoke partie?!!
C’pergjigje do t’u japin valle?!
A mos,medet medet medet, do t’u thone qe koleget e tyre ne Partine Socialiste qe jane trafikante femrash … nuk jane trafikante te keqinj … por te mire … te sjellshem… trafikante xhentellmene…qe i trajtojne me respekt,butesi e dashuri femrat qe i punojne??!!
Oh zot i madh!
ta ka dhene shqipi ketet TXT ?! ca thua mer shok ca thua . se saliu dhe e tere pedeja eshte super e keqe ne cfare do lloj aspekti !! ju lutem duhet ti therasim mendjes ne cdo drejtim !! boll me lojrat e saliut dhe bashes boool
ok e zeme se roshi eshte me probleme ne te shkuaren !!! po ky basha dhe saliu qe spo lejn gje pa bere dhe jan akoma te pa fajshem ne gjykate se kshu jan te perlyer ne cdo lloj krimi
mbi te gjitha nje prove qe lighi dekriminalizimit ndodh edhe atje kur njerzit skane faj. mbas shpifjes se madhe qe lulushi ben .
nderimi me i madh per nje qytetar eshte transparenca e politikaneve te tij. ne kete rast partia socialiste vertet deshmon qe cdokush eshte i barabarte para ligjit dhe jep llogari per cdo gje qe ka bere. ky eshte modeli qe duam. bravo.
ndjesi shume e vecante kur sheh nje drejtesi te tille transparente. nese partia demorkatike vetem shpif dhe mbron kriminelet e saj me ne krye saliun, partia socialiste deshmon se askush nuk eshte para ligjit per tu hetuar per cdo akuze kunder tij.!
Ka nje ndryshim midis politikes dhe zbatimit te ligjit. Sot po shohim nje doreheqje per te zbatuar ligjin dhe keto veprime duhen te ndiqen nga te tjera.
Boll me fjale boshe politike te cilat nuk beson me askush.
Nje fillim i mbare per te pastruar menaxhuesit si te qeverisjes vendore dhe qendrore. Duhet te kthehet koha qe njerezit te keni perzgjedhje dhe seleksionim. Nje menaxhues duhet te jete shembull per te tjeret.
Edhe pak sforco me zbatueshmerin e ligjit dhe do shohim fryte konktete.
Kur do e heqin Xhelal Mziun. I eshte trashur qafa duke vjedhur pafund fondet. Eshte e turpshme te qendroje ne krye te Bashkise Kamez nje hajdut si Xhelali.
Ore mire, Roshi iku ja leme drejtesise, po saliu, basha, ristani, muli/?
E kupton ky popull qe spo denohen ata qe vrane kete vend
nese cdo part dhe lider do te bente akte te tilla fisnike dhe te ralla padyshim qe sdo ishim sot ktu ku jemi. pergezime z.Rama per te gjithe refomren tuaja..trishtim per opoziten qe vazhdon te mbaj kriminelet e saj…
Kesaj, o zoti Rama , i thone te leshosh Pordhen e radhes.
Dhe t’a dish mire , ke tre vjet qe vetem Pordhe leshon .
Sa te paditur paskemi qene qe te besuam !
Jo vetem qe na zhgenjeve, jo vetem qe na e more partine dhe e shnderrove ne lecke por na detyron perdite te ulim koken si te dhjere para kujtdo.
Harram e pac mundin, djersen dhe GJAKUN qe derdhem per ty dhe sojsorrollopin tend.
Te pakten nderroje ate emer se je fare i pakulture.
Pse sipas teje “Kultura” eshte pasuri vetem e Rilindasve .
Pordhen ( qe ty te paska merzitur) une nuk kam me se e zevendesoj.
Aq mend kam, po te kisha me shume nuk e votoja me gjithe farefisin kete lloj Plehre.
Ti ” socialisti” i ndeshmi… Mos fol ne shumes,” Sa te paditur paskemi qene qe te besuam” Ti s’je socialist,por nje, m…sterr… m…dhe kaq. vazhdo te lepish saliun or mik i lig,se do ja shosh hajrin ne 2017. Kur Rama dhe socialistet,do fitojn’ prap dhe bindshem. Pamvarsisht te vjellave dhe ujrave te zeza,te ju shqupsave, te ndyre gjer ne peshtirosje, qe derdheni neper kembet tona.turpi te mbulofte.
Kur isha une SOCIALIST, ti ka shume mundesi qe nuk ishe as Spermatozoid.
Mund te jesh nga ata qe kar(ten) e anetaresise t’a kesh marre nga dora e Edit, se nuk spiegohet ndryshe ky optimizem i semure per Fitorje te reja.
Te jesh OBJEKTIV dhe I NDERSHEM nuk do te thote se je SHQUP-ist. Por ti sic duket keto dy fjale nuk i ke ne inventar.
Mund te jesh nje Krenarist qe fluturon me presh.
U ulsh ne toke shendoshe e mire se i nevojitesh Ripjelljes.
S’jam socialist, as i djeshem s’jam.Por jam i majt’ denbabaden… Se kush je ti, te lexva,(Ndonse me hundet zene…gishtash…).Preshin e kini ju per sua,pyet tritanin e shqupit, qe ke per zemer… mirutakofshim ne 2017.ten,nese, s’do ja mbathesh pas sojit!…
O Rame more Rame. Po perse i krahason gjithe djemte shqiptar me Ervis Roshin. Po pse ore gjithe djemte shqiptare kriminela jane. Po pse gjithe djemte shqiptare e nxjerrin gruan ne pazer si Ervini duke sajuar histori horror se gjoja Saliu ja paska nxjerre femijen me thonje nga barku qe ju e gatuat dhe pellitet me te madhe kudo….Hjade udheheqes hajde….
po tani basha cfare mund te thote? kushe e do dhe kush nuk e do dekriminaliyimin? vetem akuza, te pafaktuara ishin ato qe rendisnin kunder rroshit, por per vet Bash qe ka 100 akuza te faktume ca mund te thote ai ose Halimi? asgje, sepse jane kriminel ordinere qe vetem bertasin
po kto te pd kur do fillojne te dalin para drejtsis se po mduket se vec kto qenkerkan me te ndershmit e dheut. packa se kan vjedhur,vrar e prer nje milet te tere. apo squhen kta se sjan npushtet tani dhe marrin automatikisht amnisti????
Me vjen shume keq qe kryetari i bashkise se kavajes iu desh te jepte dorheqjen pasi vertet ka bere nje pune te mire deri me tani per qytetinj tone por gjithashtu me lumturon fakti qe kryeministri yne u tregua kaq i prere dhe nuk lejoi qe te vazhdonte ne qeverine e tij dhe pse eshte denuar ne nje moshe te vogel dhe jo per ndonje shkak madhor
Per sa kohe asgje nuk eshte e provuar, nuk mund te vazhdojme perpara me shpifjet e akuzat e disa njerezve qe hedhin tymnaja per te fshehur rekordet e tyre kriminale. Te zbardhet ceshtja dhe t’i japim cezarit ate qe i takon.
Ps e tregoi se po ka kellqe per te nxjerre para drejtesise kedo, edhe pse asgje nuk eshte e provuar per fajesine, po ama cfare hapi po merr PD per te nxjerre para drejtesise te gjithe ata qe boterisht jane te njohur per veprat kriminale?
po kto te pd kur do fillojne te dalin para drejtsis se po mduket se vec kto qenkerkan me te ndershmit e dheut. packa se kan vjedhur,vrar e prer nje milet te tere. apo squhen kta se sjan npushtet tani dhe marrin automatikisht amnisti????
Eshte per tu vleresuar angazhimi i kryetarit te pozites, i cili perpos mbeshtetjes si mik dhe partiake, di te ndaje gjerat dhe eshte i vendosur ne angazhimin e tij per te hetuar cdokend, po cfare po ndodh me opoziten, ku fshihet kryetari defakto dhe de juro i opozites? Pse nuk nxjerrin perpara drejtesise te tyret?
booooo,sa emocione te ngjall ky edi,mer aman.elvis ervin pordhini,ne gjermani nuk e mbante mend pse e kishin denuar,ne itali nuk i kujtohej qe e kishin denuar,griseldenn nuk e mbante mend si e kishte palluar.ju edhe te dhjere edhe krenare.akoma ke takat ti,o edi,e mbahesh ne kembe?dale,dale,se nuk ke pare gje akoma.
” Miq, ka ndodhur nje krim i tmerrshem. Bandite te pushtetit Berishes kane rrembyer dhe i kane abortuar foshnjen Griseldes se A.Roshit Kavajes. Kush vjedh vota vjedh dhe foshnja..”- Prej ketij deklarimi mallengjyes te Erion Velise dikur u njoh A. Roshi ne publik si burri i gruas se shtatzanise shpikur nga Velia.
Bravo ju qofte, ju jepni shembullin dhe tregojini shqiptareve qe ligji eshte ligj per teb gjithe…krimineli Berisha dhe lukunia e tij le te lehi
RESPEKTE
Bravo Z. Kryeminister. Kjo eshte ajo qe ne si popull duam. Qendrimi juaj per te kerkuar drejtesi eshte per tu vleresuar.
Eh sa do ti kete ardhur keq shokut Bedri pas gjithe asaj elegjie ku ngrihej kunder Ben Blushit qe guxoi te stigmatizonte ne parlament kete heroin rilindjot. Rroshi me dy emra dhe nje carcaf me krime po na propagandohet si heroi rilindjot e me absurdja eshte se ka edhe komente te njerezve qe e besojne vertet kete gje. Mire ua ben Rama we tallet akoma me delet e mbetura ne vathen rilindjote. Pas bemave te Frrokeve, Doshit te rehabilituar, Prenges, Ndokes, Kokedhimes, Sterkajt etj. tani i ka ardhur radha Shukrive, Hasaneve dhe Rrosheve me shume emra. Vajmedet rilindje. Une them qe per nder te heroit Rroshi te emertohet ndonhe rruge ne Kavaje edhe ose ne te gjalle ai e meriton kete vleresim per aktin e tij heroik.
Info – Vaj medet Sistemit ..
Bemat e Sistemit Berishist kemi 26 vjete
qe po i shohim .
Rilindja nuk Rilindi , sepse sistemi po e perdhunon ,
Edvini nuk mund te Rilinde , sepse eshte
i Integruar me Ngjalat ,,,,,,,,
Kapitalizmi ka arritur ne piken e Grabitjes ,
Gjermania po sulmon FMI .
Bankat nuk duan qe Greqia te jete ne gjendje te pagoje Borxhet , ne menyre qe ajo Te Grabitet ,.
Neoliberalet po Rivendosin Feudalizmin .
Me pak fjale , Greqia po shkaterohet
nga UE ,
NJE INSTITUCION i çmendur i mbeshtetur e i vlersuar ,
Ku po kjo po i ndodhe Portogalise ,
dhe po pregatitet te vi ne spanje e ne Itali.
Grabitja ka Ngrene Irlanden ,Lettonin ,
[[ pjesen me te madhe te amerikes Latine ]
dhe aktualisht po Grabit Ukrainen .
Shkurt INFO – ANAL
Kapitalizmi ka hyre ne Fazen e grabitjes ,
Rezultati do te jete shkaterues ,
si ajo qe kemi 26 vjete qe shohim ne Shqiperine Demokratike SALINJANE .
PoR Ty nuk te interesojne keto ,
Interesi yt Kryesor jane Breket e
Grisura te Shukriut si dhe Pordhet Demokratike te Saliut .
Do te ishe me i besushem , po te Flisje
edhe per Trushplarjen e DELEVE BLU ,
TE ciles KOPE i perket edhe ti INFO – EFENDI .
Paskan filluar larvat e paguara te rilindjes qe te mbushin forumet me komente nga dy rreshta. Nuk mbulohet dot llumi i rilindjoteve me dy rreshta komente o shoket e partise. Nese vertet Rama do te kishte per zemer respektin e ligjit nuk e mbushte pushtetin me kriminele. Po t’i shkohet deri ne fund me dekriminalizimin radhet e rilindjoteve do te krasiten ndjeshem. Emblema e shkeljes se ligjit eshte ministri Tahiri qe e ka te veshtire te veproje ne respekt te ligjit sa here ndodhet perballe rasteve te bujshme. Ai ka dale zbuluar shume here edhe duke bere deklarata qesharake si ajo e shitjes se makines se bllokuar me vendim gjykate. Perse nuk eshte hetuar ky rast psh.? Po per denimet e Tahirit, Balles, Braces nga gjykata ? A e meritojne edhe ata te perjashtohen nga PS-ja? U permend Xhelali i Kamzes per vjedhjet, nderkohe qe Rama me shoke po vjedhin ne menyre spektakolare duke e zhytur kete vend ne nje situate borxhi nga e cila do t’i duhet shume kohe te dale duke pasur parasysh koncesionet shumevjecare te dhena pa asnje analize humbje/perfitim. Parrulla e rilindjoteve eshte: Rrofte rilindja/partia vdekje popullit.