Lajmi i dorëheqjes së Kryeministrit të Bullgarisë si pasojë e protestave te bullgarëve për mbifaturimet e CEZ, kompania që u largua nga Shqipëria pak javë më parë u prit me habi nëpër korridoret e Brukselit. Jo se zyrtarët europianë nuk janë mësuar me institucionin e dorëheqjes, por motivimi i largimit të Kryeministrit bullgar pasi nuk mund të shihte policinë si rrihte qytetarët në protesta ishte befasues për ata që e njohin Bojko Borisov-in dhe metodat e tij të pushtet mbajtjes.
Kur Borisov erdhi në Tiranë pak kohë më parë në një vizitë zyrtare shumë analistë e komentuan si izolim të Shqipërisë nga kryeministrat perëndimorë dhe frekuentim vetëm nga udhëheqësit problematikë me stilin e tyre autokrat. Ky qëndrim mund të ketë qenë i vlefshëm deri ditën e dorëheqjes se Borisov. Tani e tutje ai duhet vlerësuar si politikan që nuk lejon 21 Janar në vendin e tij dhe që pushtetin e lëshon kur populli i abuzuar nga zyrtarë të korruptuar është kundër tij. Kryeministri i Sofjes vendosi një standard për vendin e tij që edhe eurokratët më dyshues janë të prirur ta përshëndesin dhe ta mirëpresin, pavarësisht arsyeve elektorale që mund ta kenë provokuar dorëheqjen.
E ndodhur në Brukel për takime me zyrtarë të BE dhe analistë e ekspertë që mbulojnë Shqipërinë në procesin e integrimit u gjenda përpara pyetjes po në Shqipëri pse nuk u protestua kur patët të njëjtin problem me faturat e CEZ? Më duhet ta pranoj se nuk e pata të lehtë të përgjigjem. U justifikova me trashëgimninë komuniste dhe hijet e frikës që protestat në kohën e Hoxhës kanë lënë tek shqiptarët. U përpoqa të justifikoja mungesën e protestave me faktin se herë pas herë qeveria ka amnistuar ata që nuk paguanin, ndaj dhe nuk u ishin prekur xhepat direkt. Gjithashtu u thashë së një pjesë e vogël nuk e kanë marrë mundimin të paguajnë kurrë energjinë elektrike dhe as që e shohin si mall për të cilin duhet të paguash dhe se nuk ofrohet falas. Vazhdova me arsyetimin se në Shqipëri sindikatat dhe organizatat e shoqërisë civile janë të dobta dhe nuk arrijnë të mobilizojnë protesta e kështu me radhë. Asgjë prej këtyre justifikimeve nuk i afrohej një vendi që është në sirtarët e Bashkimit Europian si kandidat i mundshëm për tu integruar.
Mund të kisha listuar edhe shumë arsye të tjera përse shqiptarëve nuk u ndihet zëri kur autoritetet abuzojnë me ta. Një ndër ngjarjet me më shumë ndikim mund të ketë qenë bilanci i katër të vrarëve në 21 Janar. Apo edhe thirrje të tjera për protesta qytetare që përfundojnë me pak ose shumë pak pjesëmarrës si për dhunën ndaj grave apo fëmijët e vrarë për gjakmarrje. Mund të debatohet se ne shqiptarët jemi mësuar të nënshtrohemi dhe nuk dimë të rebelohemi. Të gjitha janë opsione që vlejnë për tu diskutuar. Por ndoshta një karakteristikë që fillimisht duhet pranuar dhe pastaj analizuar është edhe mungesa e solidaritetit mes njëri-tjetrit. A mendojmë ne si popull për të mirën e përbashkët? A shohim përtej derës sonë? A shqetësohemi kur fqinji nuk paguan dritat? A ngremë zërin kur hidhen nga ballkoni hedhurinat? A ndjehemi keq kur vidhet pasuria kombëtarë? Kur gjyqet shiten? Kur gjyqtarët blihen? Kur duhet të korruptojmë për të pasur një shërbim?
Në më të shumtën e rasteve, përgjigja është JO. Atëherë, duhet të kalisim durimin dhe të presim. Ndryshimi i mentalitetit të shqiptarëve të përdorur e keqpërdorur nga politika nuk do të ndodhë brenda natës. Nuk do të ndodhë as në të njëjtën kohë me bullgarët. Shqiptarët kanë kokën dhe kohën e tyre dhe ajo është zakonisht e mbrapshtë dhe e ngadaltë. Askush nuk mund të na e përshpejtojë zhvillimin dhe ndërgjegjësimin si shoqëri, aq më pak Brukseli dhe direktivat e tij dashamirëse ndaj një populli të vuajtur që nuk ka aftësi të ngrejë kokë as kur janë duke ja shtypur atë.
1.-Skipetaret nukprotestojne se i vret qeveria me Saliun,bandit
2.-Skipetaret jane popull i kategorise se fundit pra si mund te themi:”Pese leke tufa..!”
3.-Skipetaret kane te ndotur edhe pak karakterin e tyre…(Nuk e dij sa mije ndertime pa leje kane bere e sa toka kane zaptuar)..pra pak a shume si Sala jane bashkehajdut mbi nje miljone salbanese..
1 – shqipetaret me shume shikojne nga TURQIA e jo nga evropi
2 – jane fshatare te piset edhe ata qe i kane leket, por per sport nuk paguajne se qeveriu
me ane te militanteve u thote mos paguani se paguan jugu
3 – shqipetaret nuk e kerkuan demokrazine (ua ngecen nje lloj demokracie alla tropoje )
dhe kjo e sotmja nuk eshte demokrazi por rrumpalle thone ne tirane
Nese ilva tare do te behte ndonje dite gazetare,do ta kuptoje mire se ne thelb shqiptaret krahas politikes kriminale kane mbi kurriz edhe mediat kriminale,qe jane byth e breke me mender-politiken,te gjithe sebashku (me ndonje perjashtim qe perben burim frymezimi per njerzit,si “Tema” apo kohet e fundit “Dita) kunder interesave te tyre.Doemos keshtu do te vazhdojne derisa ende mbahen (me lloj lloj makinacionesh) me parane publike dhe jo nga te ardhurat e shitjeve te produktit te tyre mender-mediatik.Ilva, ne pergjigjen e saj,ka prezantuar veten si kokboshe dhe jo revolten e njerzve qe rrefuzojne te kolloqithen me kurverimin,pjese e te cilit eshte kjo fare tutkuneje.
Eshte nje emerues i perbashket per te gjithe qe bejne shqiptaret fajtore te ajzbergut te problemeve qe ua kane shkaktuar vete;keta vijne te tere nga nahija e politikes dhe medias se saj kurvare.Qofshin te mallkuar,per kete qe i bejne ne menyre permanente per 22 vjet njerezise.Kam nje neveri te pakufishme per kedo qe nuk thote edhe nje fjale te vetme se shqiptareve u eshte rrembyer perdhunshem sovraniteti (as u lexohet vota e as kane ndonje te drejte referendare) dhe u eshte deleguar ambasadoreve,me kontributin edhe te kesaj ilva trushkulures.Nuk e di edhe sa do te vijoje media te shqyeje parane publike dhe ti nxjerre gjuhen publikut;jane bere aq te padobishem sa as nuk mund te degjohen e jo me te lexohen.
Borisov nuk u largua per shkak te mbifaturimit te CEZ, por per shkak te ndryshimit te sasive te konsumit me tarifa te reja.
Moj Ilva, po akoma me hijen e frikes nga Enveri justifikoheni ju. Pse nuk e thoni realitetin ashtu si eshte eshte para europianeve. Sghqiptaret kane frike te protestojne se vriten e masakrohen dhe europianet i quajne ata te dhunshem, pra nuk kane frike nga Enveri, por nga Europa. Thuajini gjerat troc.
Shqiptaret nuk protesojne sepse jane frikacake, llafazane dhe ajo qe eshte me e rendesishme, jemi popull bastard. Ne na e bene aq mire Saliu, sa nuk mund te gjej fjale per ta krahasuar. E meritojme qe saliu te na shtype, terrorizoje, perdhunoje, te na vjedhe dhe te na vrase. A i shihni njerezit, dhe midis tyre rinine studentore dhe ate te shkollave te mesme, si magjepsen nga udheheqesi i tyre, si i servilosen, si i lepine bythen! Kur keta qe jane te rinj pranojne te udhehiqen nga nje vrases dhe kriminel, atehere cfare mund te presesh nga te tjere me moshe me te madhe. Sali, te lumte! Beju nenen te gjitheve, se keshtu e duam! Cfare populli eshte ky qe e vjedhin, e varferojne, e perdhunojne, e vrasin, e mashtrojne, e genjejne, e permbytin duke i shkaterruar ekonomine dhe me pas i hedh ne ere dhe i bene shkrumb e hi njerezit bashke me fshatin, dhe kur i vret ne mes te dites, dhe populli ben sehir dhe jeton i “lumtur” me ne kruyye udheheqesin e dashur te partise dhe te shtetit Sali Berisha. Turp dhe mallkim!
Mllefi yt, Alban, është i motivuar. Kemi të bëjmë me një realitet të dhimbshëm të nënshtrimit ndaj të keqes. Dhe ajo më absurdja, është kur anormaliteti dhe ,,sapuni” , merren për normalitet dhe ,,djathë” . Gjithësesi, shpresoj se shpejt dhe miopët- mercenarë të bajraktarit primitiv, do të shikojnë të vërtetën dhe do t ia kthejnë shpinën këtij krimineli të pa krahasueshëm.
Shqiptaret kane frike nga hija e tyre.40 vjet ne rregjimin e Hoxhes asnje nuk piptiu,mbas rrezimit te diktatures dolen 10.000.000 te persekutuar.Keshtu dhe me Sali Qelbesiren i cili po e shker….dhen kete popull sipas qejfit asnje nuk ndihet, nqse nderkombetareve do ju merzitet dhe do ta largojne athere ngrihet populli shqiptare .Sali qelbesira eshte e keqja e kombit por shqiptaret jane duke fjetur nen efektin e ASHASHIT ,kur tju dali gjumi do jete vone per kombin shqiptare qe e ka shitur ky QELBESIRE
SHQIPTARET PROTESTUAN NE 97 CFARE FITUHAN ,U VRANE U PRENE U SAKATUAM SI POPULL PER REZIMIN E PD E SALI KURVES ,DHE KODOSHAT E MAJTE NANUA ME METEN NA RISOLLEN PRAPE NE PUSHTET NE 2005.ESHTE E KOTE TE NGRIESH KUR MASKARENJ SI BERISHA, NANO, META,NUK MARRIN DENIMIN E MERITUAR PER KRIMET E TYRE.