Një shkresë e cila mban datën 24.10.2013 e lëshuar nga Bashkia e Vlorës ngre dyshime të forta lidhur me veprimet e kryebashkiakut Gjika në aksionin e prishjeve në bregdet, ku spikati prishja e godinës që u njoh në media si pallati i Bashës në Vlorë.
Shkresa, e cila publikohet sot për herë të parë nga DITA, tenton të ndalojë aksionin, duke kërkuar që “vendimi të merret nga INUK” ndërkohë që vetëm disa ditë më parë po Gjika kishte firmosur për prishjen dhe INUK e kishte marrë vendimin. Në mënyrë dinake, ndërkohë, vihet re se shkresa e dytë që anulon të parën është firmosur nga një prej vartësve të Gjikës, dhe jo nga Gjika vetë.
Duke gjykuar nga përmbajtja shkresa në fakt, ka tentuar qartazi të fuste procesin e prishjeve në një kurth, të ngjashëm me ato që u prodhuan dikur me shumicë për t’i dhënë Bashës postin e kryebashkiakut në tavolinë. E thënë shkurt shkresa e parë e Bashkisë së Gjikës ka dhënë okejin ligjor për prishjet, kurse shkresa e dytë (po nga Bashkia), kërkon “shpalljen të pavlefshme” të shkresës së parë. Është e qartë që në kontekstin e përplasjes së atyre ditëve, shkresat kundërthënëse të Gjikës e ndihmonin retorikën politike të PD-së dhe jo vetëm kaq: shkresa e parë ofronte bazën ligjore për të futur qeverinë në aksion, kurse shkresa e dytë e shpallte këtë aksion të pavlefshëm – në zhvillim e sipër.
A është ky një veprim i Gjikës i shtyrë nga të njëjtat impulse që dyshohet se i dhanë ngjyresa politike atentatit me tritol në oborrin e kryeministrisë, apo ka patur, siç thuhet në Vlorë, një pakt Gjika-Basha për t’i ngritur një “grackë juridike” organizatorëve të aksionit, kjo mbetet për t’u parë. Aq më tepër që shkresa e dytë e Gjikës është prodhuar pasi INUK-u i kishte kthyer tashmë përgjigje shkresës së parë të Gjikës dhe vendimi për prishjen ligjërisht ishte marrë. Shih dy faksimilet:
Sot, gjyqi ndaj Gjikës – i mbartur në Tiranë
Ndërkohë, sot në orën 10 në Gjykatën e Tiranës do zhvillohet seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Vlorës dhe të pandehurve të tjerë. Shpëtim Gjika, Eleni Dardhaj, Blerdi Licaj, Gentjan Sherifaj dhe Gëzim Feta do gjykohen bashkë në Tiranë, kurse 3 të pandehur të tjerë do vijojnë të gjykohen në Vlorë. Gjyqi u mbart nga Vlora në Tiranë në 6 janar, dhe sot akuzën do ta mbrojnë përballë gjyqtarit Arben Micko, prokurorët e Vlorës Aurel Zarka dhe Klodjan Braha.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj 8 të pandehurve, ndër të cilët edhe për Shpëtim Gjikën, të gjithë të akuzuar për veprat penale të “fallsifikimit të dokumentave” dhe “ndërtim të paligjshëm”.
Pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës deklaron se arriti të provonte që i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.
Këto dokumenta, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumenta sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë.
Në bazë të të dhënave të rreme, të prodhuara nga të pandehurit, është dhënë leje ndërtimi:
– për kompleks banimi dhe shërbimi 13-kate me parkim nëntokë me pronarë të truallit të pandehurit Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati, Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues “Deco System” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj. Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm, ndodhet në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”, Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet. Po ashtu, në bazë të të dhënave të rreme, është dhënë leje ndërtimi:
– për një godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papagingo, me një kat nëntokë, në lagjen Pavarësia, me pronar trualli të pandehurin Gëzim Feta e subjekt ndërtues EN-BJO sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj. Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet.
Sa më sipër, të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumentave”, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.
Të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “falsifikimi i dokumentave” dhe “ndërtimi i paligjshëm” të kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 186/1, 199/a/1 e 25 të K.Penal. Ndërsa, të pandehurit Mustafa Tartari, Artan Ferati dhe Aleks Ahmataj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “ndërtimi i paligjshëm” të kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 199/a/1 e 25 të K.Penal.
Ndërkohë, Prokuroria e Vlorës po vijon hetimin edhe për disa raste ndërtimesh të tjera të paligjshme, ku dyshohet se janë të përfshirë subjekte të ndryshëm ndërtues dhe drejtues të zyrës së ALUIZNI-t të këtij qyteti.
realiteti shqiptar prodhon vazhdimisht njerez te tipit berisha.Ai i verteti,Saliu,duhet te jete krenar per ta.
Me keto dy shkresat Shpetimi e paska bere si me ate shprehjen: Cme duhet mua, ca kam thene une 🙂
HAJDUT laberie……………………………………..
Gjika do te shpetoje se ka mbrojtjen e Berishes qe te mos nxjere korupsionin e pallatit.
Ky Gjika thon rri ne joht dhe esht i krimbur ne lek. Mafie.
Sa gjynaf i shkreti.I qenkan krimbur leket.
po pse kaq te eger…o njerez….thone…shprehet arseni….por akoma me thone do te ecim ne perpara…akoma me te tilla mendime do te veprojme……e kush na pranon ne ne europe keshtu….Gjika eshte nje kryebashkiak i votuar gjeresishte ne Vlore dhe mire kan bere…….akoma nuk kuptojme se pallati ku ka disa aksione i vjerri i Bashes, nuk i ka rene ne qafe askujte, por as tokes publike…..pishina po ka mare nga uji publike…..ajo duhet te prishej…..tani Rama, si njeri pervers, e prishi nga uurejtja per Bashen por Gjika ku ka bere krim…kete tja leme drejtesise…pastaj ta ….lincojme po munedm….
po mor po, askujt nuk i ka ren ne qafe. A je ne terezi ti more? E ke pare ndonjehere ku ishte ndertuar ai pallat o robo? Ai ishte per Gines or mik, po nejse. Ky mentalitet e ka lene Shqiperine prapa, karagjozllek dynjaja, shtet rrembythje, drejtesi langaraqe
Po te jete se gjykata do te beje vleresim te materialit konform ligjit,cilido qofte ai duhet te mari denimin qe meriton.Le twe veproje drejtesia sic e kerkon ligji dhe jo si e kerkon maliqi.
Gjika do te lirohet per procedure si Lulushi i Saliut
O Zefi ! Ajo uja publike qe nuk i paska rene ne qafe askujt sipas teje eshte PUBLIKE,dhe i perket te gjalleve e te vdekurve SHqiptar kudo ku jane ne rruzullin tokesor per te mos thene qe ne kete lloj prone mund te pushoje edhe cdo njeri tjeter i cdolloj kombesie.
Por le ti leme keta; keta qe kishin hyre ne kete prone ,le tu marrin leje tere Shqipove dhe le te ndertojne .Perversillek eshte te besh te kunderten .Pra te ndertosh pa leje ne uje te zotit e te robit..
Nuk e kuptoj pse tu dhimbeskan ata qe bejne te fortin ne kurrizin tone o BURRI i nderuar i malesise???!!!!
Gazeta Dita eshte nje gazete serioze dhe si e tille duhet te jete e panashme dhe te pasqyroje vetem realitetin.Kjo korespodence nuk ka te beje me pallatin e vjerrit te Lulushit por me objektin te ish Aulona qe u prish i pari.
11
Shpetim Gjika qenka zagar i Salushit dhe Lulushit
….. dhe pret Ti te behet Shqiperia e shqyer nga zagaret …..eh atdhetar e trima qe u mbaruat para kohe …. kemi rene keq e nuk duhen lene keto mbeturina te vazhdojne me tej .
Marredhenia e Gjikes me Berishen eshte dukur qe ne vitin 1998,qe Salihu shkoi ne Vlore,kur Ai nje vit para e dogji dhe e shkrumboi Vloren.Lidhja e ketyre eshte e hersheme nga familja meme e Hysni Kapos.Vlonjatet duhet ta dine mire kete,ndaj dhe ata pak laro qe i shkojne pas Shpetimit te mos i perkrahin vlonjatet.Shpetimi nepermjet vjedhjes,mashtrimit,kapadaillekut dhe servilizmit kerkon te zevendesoi xhaxhain e vet te ndierin Xhebro Gjika,por kurre sdo te zevendesoi ate,sepse Ai famen ne Vlore nuk e perfitoi ne menyrat e Shpetimit,por si nje burre i zgjuar dhe i ndershem.
Pozicjoni i Gjikes ka qene dhe eshte i njohur .Une nuk do ta akuzoje sic po ndodh tani pa u hetuar .Eshte nje gje shume pozitive qe hetohet pikerishte nga Ps qe ky perfaqson dhe i ka sherbye .
Qendrimi i tije, ndaj nismave te luftes kunder korrupsjonit, me dy pozicjone sigurishte qe e kompromenton shume .Kjo do te verterohet .Por ajo qe rendon me shume, se shkeljet dhe fallcifikimet, eshte cfrytezimi i patriotizmit vlonjat ne fushatat elektorale per qellimet e tije personale. Sigurishte qe Vlora ska votuar dhe nuk bene vaki ti japi vota Pd se socme .Do thoni: Ja qe ka mare Saliu here 5 e here 4 deputet .Po eshte e vertete dhe kjo ka ndodhur pikerishte nga Shpetimi.Po u them me dore ne zjarre (hapni ckam shkruar ne Prill )Vlora flinte gjume ne nje kohe kur Saliu cirresh neper Shqiperi se do te kishte dhe nje mandat te dyte.Fal angaxhimit te Rames dhe strukturave te saje qe bene te mundur te zgjoheshin vlonjatet ndryshe do te ishi 6 me 5 .Gjika eshte lojtare i fshehur pas patriotizmit vlonjat dhe ka lozur me te dy krahet .Eshte semundja e Nanos qe futi ne Ps .Njehere ma hipe dy here ta hipa .Si Gjika ka akoma ne gjirin e Ps qe jane fshehur pas popullit qe ka votuar gjithmon realishte per Ps .
23 Qershori shenon fillimin e epokes se pastrimit perfundimishte te se majtes shqiptare nga dallaverexhinjte per karrike e pasuri .Po ndodhi dhe me te djathten atehere do te thoshja se prespektiva e Shqiperise drejte Evropes eshte e sigurt dhe e afert .
EDI RAMA DUHET TE PERGEZOHET PER PRISHJEN E NDERTIMEVE PA LEJE.
Mafia e ndertimeve nuk ka ngjyre politike, per ta ekziston vetem LEKU dhe ky fenomen kriminal nuk eshte vetem ne Shqypni. Ne Spanje pershembell u prishen me tritol dhe u shkaterruan qindra ndertime ne bregdet me leje te leshuara nga bashkite vendore, por qe ishin ne kundershtim me normat evropiane te ndertimit. Prandaj edhe Gjykata e Hages nuk morri parasysh ankimimet e shumta te pronareve angleze qe kishin blere apartamente ne keto ndertesa mafioze dhe nuk i demshperbleu bleresit.
Ne Shqypni dhe ne Vlore specifike eshte pjesmarrja e pushtetit dhe pikerisht e ish kryeministrit Sali Berisha ne keto afera mafioze ndertimi qe ka perdorur si LOLO Shpetim Gjiken ne krimet e tij. Dhe jo vetem kaq por edhe ne intervistat e tij ne TV Sali Berisha tregon se ASGJE nuk ka kuptuar se me urbanistiken e qyteteve nuk mund te veproje si nje diktator, sic veproi Enver Hoxha me Tiranen me shemtirat e tij bolshevike – Pallatin sovjetik te Kultures dhe Muzeun Historik, te cilat gjithashtu duhen te shemben sa me pare me tritol, sepse jane si dy kulcedra qe i kane zene frymen qendres se Tiranes.
Prandaj edhe kjo nisme e Edi Rames duhet te perkrahet dhe te pershendetet nga te gjithe qe e duan Shqypnine ashtu sic ishte para se te implementohej fara e Murtajes Bolshevike ne trojet tona.
Ky Gjika ka qenë gjithmonë “Kali i Trojes” dhe këtë e di mire populli i Vlores.
23 Qershori po i nxjerr ne shesh te gjitha gjërat.
Berisha dhe Gjika jane ndër krerët e “Klani Kapo”, nje klan i rrezikshëm qe ne kohen e monizmit e deri me sot. Po nuk u pastrua Shqiperia nga ky klan mafioz, nuk ka per te bere hajër.
SHPETIM GJIKA ESHTE PROTOTIPI I PUSHTETARIT SHQYPTAR.
qe sic i ka cilesuar edhe Noli i Madh Gjon Kastriotin ne librin e tij Historia e Skenderbeut: “E kishte nderruar 7 here fene dhe besimin. Nga kjo kuptohet se ishte shqyptar i kulluar!”
Cfare te flasesh me shume per Shpetim Gjiken? Po per Ilir Meten? Po per Kastriot Islamin? Po per Sali Berishen qe hodhi persiper trupit enverist lekuren e demokratit dhe ja ku e kemi per 25 vjet qe drejton vendin njesoj si mesuesi i tij Enver Hoxha. Po vete Enver Hoxha qe nga shtepia e Kryefashistit te Tiranes Bahri Omari komandoi debilet komuniste dhe LANC-in e tij kriminal?
Fakti qe Gjika ka fituar dy mandate nga populli i Vlores,thote se ai ne mos e meriton 100%,merriton voten e socialisteve t;e Vlores.Ne shqiptareve mes te mirave te karakterit tone kemi dhe veti negative qe rralle shfaen nga mendesia fodulle krahinore.Pse nxotoni mor “analiste”; Gjika qe eshte sot do te jete dhe Shpetimi neser.Por ne gezojme si femije kur nje shqipar me nje detyre bie nga kali,biles pa e ditur mire te verteten…le te presim dhe te gjykojme…
Qe ne fillim u pa qe ky gjika eshte nje mafioz dhe hajdut i paskrupullt.
Turp qe i ka perfaqesuar vlonjatet. Turp per PS e Vlores qe ka vene kete kandidat.