Studiuesi britanik Kris Nauton mbështet tezën se faraoni më i famshëm i historisë vdiq për shkak të një aksidenti në karron e tij. Lajmi sillet nga “Huffington Post”
Në vitin 1922 arkeologu britanik Hauard Karter, zbuloi varrin e faraonit egjiptian Tutankhamon. Nga ai moment e në vazhdim shkencëtarët u përpoqën të kuptonin se çfarë e kishte vrarë faraonin, i cili mbretëroi për 10 vjet në Egjipt derisa vdiq në moshën 19-vjeçare. Studiuesit mendojnë se Tutankhamoni ka ndërruar jetë rreth vitit 1324 para Krishtit. Midis teorive të vdekjes së tij ka nga të gjitha, nga epilepsia te traumat fizike, por nuk është arritur kurrë të kuptohet se si ka vdekur realisht.
Teoria e re
Studiuesi britanik Kris Naunton, drejtor i shoqatës “Egypt Exploration Society”, do të prezantojë teorinë e re mbi vdekjen e faraonit në një dokumentar: Sipas tij, Tutankhamoni e humbi jetën në një aksident fatkeq me karrocën e tij. Më vonë trupi i tij iu nënshtrua djegies spontane për shkak të balsamosjes së kryer në mënyrë të gabuar. Për studimin e tij, Nauton u nis duke analizuar një copëz mishi që mendohet se i përket Tutankhamonit, e gjetur në zyrën e antropologut britanik Roberto Konoli. Pas këqyrjes me mikroskopin e tij elektronik Nauton mbërriti në përfundimin se mishi ishte i djegur.
Aksidenti
Naunton, bashkë me skuadrën e Institutit “Cranfield Forensic Institute” në Suindon (Angli), ka analizuar edhe skanimet e pjesëve të trupit të faraonit, duke mbërritur në përfundimin se lëndimet e tij përkonin me goditjen e rrotës së një karroje. Edhe studiues të tjerë në të kaluarën e kanë mbështetur këtë hipotezë, por Naunton është i pari që simuloi incidentin për të vërtetuar se zemra e Tutankhamonit ishte shtypur nga rrota e karros me të cilin po udhëtonte.
Kritikat
Gjenetisti gjerman, Karsten Putsc, nuk i beson këtij versioni. Ai deklaroi në 2010-n për “National Geographic” se faraoni me shumë të ngjarë ishte prekur nga malaria dhe përveç kësaj vuante nga një sëmundje kockash. R.C. Uilliams, reporter i “National Geographic” nënvizoi se Tutankhamoni u varros i mbuluar nga shtresa liri, bizhuteri, lule dhe manaferra të thara: “Nëse do të kishte pasur një zjarr, shtresat e lirit dhe lulet do të ishin djegur, por nuk rezulton kështu”, u shpreh Uilliams. /D.Gjuzi
Me kete lajm na kini tronditur shume.S’besoj se sot do te ha dreke………
Mund te gjeje dicka me origjinale per te kritikuar se nje fraze te kopjuar
Varin e Hamunit e kam vizituar,dhe esht 100 m nen toke natyrisht edhe te tjera vare ne kete thellesi,por qe te kuptoja se nga cfar semundie ka vdekur,kte ska perendi tua tregoje,per arsye se ai lloi shkrimi nuk u jep duva askush,pervecse trillimeve!
Per kete varr kam paguar rreth 11 euro per ta vizituar ne Kanak ne mes te malit ne Luxor!
Kishte kaluar me te kuqe