Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Dr. Halimi flet dhe për shtatzënitë e dështuara. Biseda për humbjen që ka pasur Refik Halili
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Dr. Halimi flet dhe për shtatzënitë e dështuara. Biseda për humbjen që ka pasur Refik Halili
AktualitetLajme FlashLajmi i fundit

Dr. Halimi flet dhe për shtatzënitë e dështuara. Biseda për humbjen që ka pasur Refik Halili

Dita
Published May 30, 2015
Share
SHARE

Kandidati i PD-­së, Dr. Halimi duket se i vetmi mjet që ka në këtë fushatë është të përmend vetëm procesin e lindjes së fëmijëve. Por ditën e sotme, ai ka kaluar çdo kufi duke i përmendur në një takim për sportin, Presidentit të Tiranës Refik Halilit sesi e kishte humbur një fëmijë për shkak të komplikacioneve në shtatzëni dhe më pas ishte Dr. Halimi ai që i shpëtoi fëmijën e dytë. Ka disa gjëra që njerëzit nuk kanë dëshirë tu kujtohen, e aq më pak tu thuhen në publik. Por doktor Halimi siç duket nuk ka as minimumin e etikës njerëzore pale atë si mjek. Është turp dhe aspak e tolerueshme që fushtata e tij të përmblidhet në barcaleta për gratë dhe së fundmi në ngacmim të dhimbjeve të cilat njerëzit minimumi nuk dëshirojnë tu përmend. Ky është kandidati i shquar i SHQUP, mjeku që i nxjerr gjithë sekretet e pacientëve ku të mundet.

Biseda:

Qytetari: Lulzim Basha nuk e ka ndihmuar sportin. Na fol dy fjalë për sportin.

Halim Kosova: Po filloje nga Halimi, unë nuk kthehem prapa.

Qytetari: Ti ishalla fitofsh dhe do të fitosh. Na fol dy fjalë edhe për sportin se Tirana me Lulzim Bashën ka shkuar sa më keq. Shikoje, kemi 7 vjet pa dalë kampion. Luli është me Partizonin, donte derbin. Na fol dy fjalë për sportin, meqenëse je tek Tirona, apo s’je tifoz? Ec e ndiqe Tironën, do të fitosh. Halim

Kosova: Të them një gjë. Ate Ridin..

Qytetari: Refikun.

Halim Kosova: Ashtu. Jo që e kam një nga miqtë e ngushtë. Por, ai kurrë nuk e harron se më ka ardhur me lot në sy për djalin që ka, se më tha e humba shtatzeninë për një komplikacion që ndodhi edhe… Luan edhe futbolli ai.

Qytetari: Jo, jo. Çfarë buxheti do të japësh ti kur të fitosh se Lulzim Basha s’ka dhënë asnjë buxhet?

Halim Kosova: Të flasim sinqerisht. Unë nuk e konsideroj veten kryetar bashkie vetëm të një klubi, unë e konsideroj kryetar bashkie të kryeqytetit. Çdo lloj ekipi, çdo lloj sporti, çdo lloj individi, që do të bëjë diçka, do të japë një kontribut në këtë vend unë do ta mbështes. Aq më tepër që edhe me Ridin kam fol, se nuk është ndonjë sekret, kemi biseduar, më ka treguar se ku janë hallet, çfarë nuk shkon, në mënyrë që çdo gjë që është bërë mirë do ta shumoj dhe çdo gjë që ka pasur probleme do e shoh të gjejë diagnozën dhe të jap ilaçin që edhe ato të shkojnë në drejtimin që ekipi, qytetarët duan dhe që Tirana kryeqyteti ynë do.

Dita May 30, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
16 Comments
  • berti says:
    May 30, 2015 at 11:37 am

    ky eshte skandali me i madh i fushates i thene ndonjehere.si mud ti permendesh ti dhimbjen dikujt i cili e vuan ate nese eshte e vertet.dhe nese nuk eshte pse duhet te shpifesh?ti ke thyer cdo betim dhe cdo kod etike,duke baltosur dinjitetin e grave ne tirane.turp per ty dhe per shqupinj qe ti perfaqeson

    Reply
    • redi says:
      May 30, 2015 at 11:42 am

      e verteta eshte se ky nuk duhet te votohet fare dhe sduhet te jepet asnje vote ,sepse ky nuk ka asnje pike etike dhe jo me te behet kryetare bashkie.

      Reply
      • temina says:
        May 30, 2015 at 12:38 pm

        Ky ka cenuar privatesine e pacienteve, nese ka urdher mjeku qe funksionon, ky duhet te denohet, t’i hiqet edhe e drejta e ushtrimit te profesionit. Turp i zotit, e ka kap budallalliku i pleqerise, e nuk di me as c’te thote.

        Reply
        • zana says:
          May 30, 2015 at 12:40 pm

          E vetmja gje qe mund te beje tani ne prag pensioni, eshte te marre tespien e te luaje domino me pensionistet koleget e vet nga liqeni, e te tregoje perralla nga e kaluara, se bashkia nuk ka nevoje per histori gjinekologesh, ka nevoje per nje njeri me vizion qe te punoje per Tiranen dhe te rikuperoje ne pak kohe ate qe nuk eshte bere ne 4 vjet.

          Reply
    • igli says:
      May 30, 2015 at 12:05 pm

      ky skenar i shqupit i cili vijon te perseritet gjithandej ne cdo qytet te shqiperise duhet demaskuar.eshte turpi me i madh qe mund ti behet nje kandidati apo nje shoqerie.keto gjera nuk kane kurrsesi qe te merren per baze perkundrazi duhen demaskuar nga cdo qytetar.

      Reply
    • migel says:
      May 30, 2015 at 12:05 pm

      kjo eshte fushata qe beni ju?qe te merrni nepoer goje grate e tirones?tup tju vije te degjeneruar.

      Reply
    • marjani says:
      May 30, 2015 at 12:15 pm

      idete e nje gjinekologu qe nuk la asnje grua pa marre ne goje,per tu bere kryetare bashkie.turp e faqe e zeze

      Reply
  • didi says:
    May 30, 2015 at 11:44 am

    ky eshte nje palaco dhe nje i pavlere i cili nuk meriotn ta mare bashkine e tiranes per shkak te turpve qe po ben qe po merr neper goj grate e tiranes.si nuk i vjen turp qe merret me llafe o bo me verte si grate e kqija.

    Reply
  • agim says:
    May 30, 2015 at 11:47 am

    epo dhe kete nuk e kishim degjuar.qe te beheej publike dhi9mbja e nje personazhi publik.kjo poshtersi ska nevoj per fjale,,per shpifje dhe per tallje te nje karakteri dhe shpifje te nje publiku.

    Reply
  • Toni says:
    May 30, 2015 at 11:57 am

    dr.halimi tani e menderose fare,po pse ore maternitet+salle pjellje eshte apo i duhet Tirones..hajde mendje hajde….

    Reply
  • "Horri i Bulevardit" says:
    May 30, 2015 at 12:27 pm

    Dr. Halim Adhamudhin, simbas nje plake qe e ka prit, kur ka lindur, ka lind ne nje plevice me kashte dhe ne momentin qe ka dale, i ka rreshqitur plakes, por shyqyr qe ra ne kashte dhe nuk ju demtua truni i vogel, se do kishim edhe nje sali tjeter, qe ka ra nga kali me koke dhe kjo fatkeqsi e tij, u kthye ne fatkeqsi kombetare.

    Reply
  • shqipja says:
    May 30, 2015 at 1:27 pm

    o halim meru me vella zvicerianin mikun e tritanit qe gjeti floririn e enverit .po e paske humbur fare .60 vjec je mor burre .kur te degjojme ndonje dite edhe ……………………………………
    eh more kurban i saliut qe nuk ta degjuam njehere zerin ne kuvend por vetem the se per tre muaj minister do isha bere milioner.eh shume kushton ai spitali yt 2.6 milion milion euro .eh vetem budalli te beson ty per kryetar bashkie .jo per gje po je msu me mare vetem e eshte zakon se heq dot.a e kupton ku ke hyre.
    e njerzit behen merak per 10 milion leke te erjonit per dasmen .kur e shoqja vjen nga famija xoxa me parra te madhe .cfare flisni ore njerez nuk shikoni miliardat e halimit po mereni me dasmen .

    Reply
  • kastriot says:
    May 30, 2015 at 3:00 pm

    Rrumpalle…eshte ekzemplar i rralle nder gjinekologet.Asnje prej tyre,qofshin dhe gra,nuk flasin per te kaluaren,rastet,emra,miq etj.Perse i permend ky….Shkurt eshte ne rrjedheje e siper,por nuk ka as keshilltare.Duket se dhe nivelin si mjek e ka -medioker-,mori emer se solli i pari EKO-n,ku u dynd gjith vendi per te pare me teper seksin e femijes,se sa a ka probleme…Bo bo bo,ku u katandisem.

    Reply
  • sabrina says:
    May 30, 2015 at 4:15 pm

    Permend pacientet dhe tregon historite, sepse s’ka asnje alternative apo plan ne koke dhe ne leter se cfare do beje me qytetin. Ai eshte ne nje siklet te madh kur del para njerezve. Ata I thone cfare do besh per sportin, Halimi shperngul vemendjen me budallalliqe. Shqupi e ka nxjerre me vetedije kete kandidat palaco. Njerezit duhet tja tregojne qefin atij dhe shqupit me vote.

    Reply
  • Tironc tamom says:
    May 30, 2015 at 5:14 pm

    Dr.Halim Mulleti do me u bo Prefekt “kryetar bashkie” i Tirones dhe une them ti japim voten! Do na kenoq me historira te pista materniteti te thena me stil anekdote. Ah te ishte ai Albert Verria do ta kishte qa dhe ket Halimin si boni me Qazimin.

    O Halim,
    Ore Halim,
    Puna jote,
    Aferim,
    Gamor ti,
    Gamor kush t’vuni,
    Se ka kohe,
    Qe t’ka hik truni !!!

    Reply
  • Tironc tamom says:
    May 30, 2015 at 5:18 pm

    Robert Ndrenika e kisha fjalen….Jo Albe Verria…. Na e hoqi petllen ky Halimi fare me keto historite e tij “popullorce”…..me lot kom qesh….. na kenoqi fare! Hajde politikan, hajde!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?