Kryetari i sapo zgjedhur me votat e një të tretës së anëtarësisë të Partisë Demokratike, duke lënë jashtë liste dy të tretat e anëtarësisë së Partisë Demokratike nuk duhet të quhet triumfator me këtë pakicë. Shumica është lënë jashtë liste.
Unë nuk i kuptoj këta lloj tipash, edhe kur humbasin hiqen sikur fitojnë. Këta që kanë humbur zgjedhjet, duhet të krahasohen si një ndeshje boksi, kush humbet uron fituesin, dhe humbësi pregatitet për ndeshjen e rradhës. Po ku presin rradhë këta të babëzitur për te qenë gjithmonë në krye. Unë dhe gjithësia e këtij populli kërkojmë drejtësi për gjithçka është bërë padrejtësisht duke filluar që të anullohen amnistitë e 97-s dhe të çojnë para drejtësisë shkaktarin e kësaj tragjedie të pa merituar të popullit shqiptar, sikurse grushti i shtetit në 98-n. Tragjedia e Gërdecit, shkaqet e kësaj tragjedie, pasojat, 26 viktima që familjet e tyre populli mbarë kërkon të bëhet drejtësi.
Tradhëtia që i bëhet këtij kombi duke i falur Greqisë detin, sikur populli i kishte votuar për të shitur trojet tona, që historikisht na kanë copëtuar në 6 pjesë, por këto copëtime i kanë bërë të tjerët, shtetet që na rrethojnë, ndërsa Zogu dhe Berisha janë shkaktarët e këtyre. Personalisht, që të dy, për ofiqe personale, njëri për të ardhur në krye të udhëheqjes me ndihmë nga serbi, dhe tjetri për të qëndruar në pushtet me vota të vjedhura të vitit 2009.
Këta i kanë bërë bëma këtij kombi të shumë vuajtur. Drejtësia duhet të bëjë drejtësi për 4 të vrarët e 21 janarit e shumë të plagosurit në një miting paqësor, që partitë e majta nuk e kanë zakon të bëjnë shkatërrime. Por u pa që këta drejtues, për çdo zgjedhje kanë abuzuar me votën e popullit. Harram e paçin për gjithçka që kanë bërë në kundërshtim me ligjin. Drejtësia të bëjë drejtësi. P. M Tiranë
SMS në DITA në 0689073730