Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Drejtësia vonon, por nuk harron. Ekstradohet nga SHBA vrasësi që tronditi Tiranën në 89-ën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Drejtësia vonon, por nuk harron. Ekstradohet nga SHBA vrasësi që tronditi Tiranën në 89-ën
KronikeLajmi i fundit

Drejtësia vonon, por nuk harron. Ekstradohet nga SHBA vrasësi që tronditi Tiranën në 89-ën

Ornela
Published December 31, 2018
Share
SHARE

ZQK Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara Amerikane, arrin të ekstradojë një person i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare që prej vitit 1989.

Pas një pune të gjatë investiguese të Policisë Shtetit Shqiptar, dhe në veçanti të ZQK Interpol Tirana, në datë 30.12.2018, është realizuar ekstradimi nga Detroit/SHBA drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptaro-amerikan Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë.

Selim Struga, me vendim nr. 1010A dt. 26.07.2012 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.975 datë 11.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë është dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me dashje” , parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 21.6.1989 rreth orës 17:00, i dënuari me 15 vite burg Selim Struga ka vrarë me thikë shtetasin Gëzim Çelmeta. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit të quajtur “10 Korriku”, të ndodhur në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë.

Struga ka qenë duke pirë me shtetasit Muhamet Nezaj dhe Fatmir Maçkën në një tavolinë e në pije e sipër dikush nga shokët përreth tavolinës ka thyer një shishe.

Ndërkohë, në të njëjtin lokal kanë qenë ulur dhe viktima, Gëzim Çelmeta dhe shoku i tij, Bujar Rama.

Këta të fundit, duke parë gjendjen e alkoolizuar të tavolinës ngjitur me ta, kanë marrë rrugën për të dalë jashtë.

Në momentin e daljes, njëri nga personat e ulur në tavolinë me Selim Strugën ka debatuar me shtetasin Bujar Rama.

Ky fakt, ka përfshirë dhe personat e tjerë në debat, i cili shumë shpejt ka degjeneruar në një situatë të acaruar.

Në këtë moment, Selim Struga i është afruar nga pas viktimës dhe e ka goditur me mjet të fortë shpues, i cili është plagosur dhe më pas ka vdekur ne spital. Pas 22 vitesh në kërkim, Struga u arrestua në SHBA, ndërsa dje u ekstradua në Shqipëri.

o.j/dita

Ornela December 31, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • intelektuali says:
    December 31, 2018 at 4:22 pm

    DREJTESIA JO VETEM QE ESHTE E HARRUAR, POR KA DEKADA QE NUK EKZISTON NE FJALOR

    Do Zoti pas ketij krimineli t’i vije radha edhe vrastareve dhe kusareve prej verteti: Sali Berisha, Lulzim Basha, Fatos Nano, Gramoz Ruci, Like Floriri dhe Edi Rama

    ne menyre qe:

    TI VIJE FUNDI ENVERIZMIT TE PANDESHKUAR NE VENDIN TONE

    Reply
  • Dodona mbi Tomorr says:
    December 31, 2018 at 9:58 pm

    Ky nji paska vrare dhe me ne fund mbas gati 39 vjetesh u kap po Saliu ka vrare me mijra dhe shetit dhe flet gjithditen kodra mbas bregut dhe eshte akoma bile edhe deputet;Padrejtesi e padegjuar shoqerore!

    Reply
  • Dodona mbi Tomorr says:
    December 31, 2018 at 9:59 pm

    Ky nji paska vrare dhe me ne fund mbas gati 30 vjetesh u kap po Saliu ka vrare me mijra dhe shetit dhe flet gjithditen kodra mbas bregut dhe eshte akoma bile edhe deputet;Padrejtesi e padegjuar shoqerore!

    Reply
  • j says:
    December 31, 2018 at 11:02 pm

    Pse nuk e hodhet nga avjoni kafshën e ndyrë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?